“Zgjimi i Enver Simakut”, është produksioni i parë spanjoll në histori i xhiruar në Shqipëri. Ky është një film triller i regjisorit spanjoll Marco Lledó, në të cilin interpretojnë emra të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Lulzim Guhelli, Viktor Zhusti, Pirro Milkani, Ema Andrea, Laert Vasili dhe aktori spanjoll, Julien Blaschke i cili rrëfen hetimin e një gazetari, gruaja e të cilit është vrarë para 20 vjetësh.

Ai në vitin 1997 kthehet në Shqipëri për të hetuar për vdekjen e saj misterioze mes një morie regjistrimesh të pabesueshme, dosjesh policore e vizionesh të Botës së Përtejme. Në këtë film, regjisori na fton në një triller emocionues e misterioz ku realiteti dhe trillimi bëhen një.

Top Channel