Në morinë e listave të votuesve për zgjedhjet vendore që mbahen në 30 qershor janë edhe emrat e dy biznesmenëve indiane Nitin dhe Cetankumar Sandesara.

Dy indianet që kanë nënshtetësi shqiptare akuzohen dhe kërkohen të ekstradohen nga autoritetet e vendit te tyre, për vjedhjen dhe pastrimin e 1 miliardë dollarëve amerikane.

Në fillim të këtij viti Nitin Sandesara u shpall Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri, një mandat që ju ndërprerë në mënyrë të menjëhershme nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nëse ju referohemi listave te zgjedhësve të Njësisë Administrative të Farkës, Nitini dhe Cetankumari kanë përkatësisht numrat 432 dhe 434.

Por numri 433 në listen e zgjedhjeve është bashkëshortja e një prej dy vëllezërve. Ajo quhet Diptiben Sandesara.

Ajo ka marrë nënshtetësinë dhe Pasaportën shqiptare në shtator të vitit 2018 disa muaj pas bashkëshortit të saj. I vëllai i saj u arrestua pak ditë më parë në aeroport ndërsa dyshohet se gruaja mundi të largohej nga Shqipëria.

Në një ndërtesë në Sauk, e cila do të kthehet në Qendër Votimi me numër 2083 01, presupozohej të votonin dy biznesmenët indiane me nënshtetësi shqiptare Nitin dhe Cetankumar Sandesara.

Top Channel