Në përfundim të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Turqisë në “Loro Boriçi”, për mikrofonin e Supersport foli edhe trajneri i turqve, Senol Gunes, i cili analizoi triumfin e të tijve.

A ishte ky rezultati më i drejtë, për mënyrën sesi shkoj ndeshja?
Ne ishim skuadra që e kërkoi më shumë fitoren. Ishte një ndeshje e egër, ku edhe kundërshtari ishte impenjuar maksimalisht, por ne menaxhuam mirë golin e shënuar dhe morëm 3 pikët.

E shihni Shqipërinë si një kundërshtar në grup, në luftën për kualifikim?
Shqipëria ka lojtarë shumë të mirë brenda saj, por në fushë futbollistët nuk ishin të qetë. Unë mendoj se Shqipëria do të jetë një kundërshtar i fortë për ekipet e tjera, në fushën e saj, por ne e kontrolluam mirë lojën, duke marrë një fitore të zgjuar.

Top Channel