Dwayne ‘The Rock’ Johnson është aktori i dytë më i paguar i vitit 2018, duke arkëtuar 119 milionë dollarë, prapa vetëm George Clooney, ndërsa cilësohet si ndër aktorët më të mirë të Hollywoodit.

Pikërisht arkëtimet stratosferike, e kanë lejuar Johnson të blejë shtëpinë e tij në Miami, për vlerën e 3.4 milionë dollarëve, në vitin 2012.

Rezidenca ka gjashtë dhoma të stërmëdha dhe përfshin kopshte të papërpunuara, një pishinë, Jacuzzi, një kinema 14-vendesh dhe një palestër që The Rock e ka quajtur “Parajsa e Hekurt”.

Më poshtë keni mundësi të shikoni foto nga rezidenca luksoze, të cilën Dwayne Johnson e ndan me të dashurën e tij, Lauren Hashian,

FOTO GALERI
1/12

Top Channel