“Free Solo” ishte dokumentari që triumfoi në natën e “Oscar”-ëve dhe që iu dhuroi Elizabeth Chai e Jimmy Chin statujën e lakmuar.

Ai flet për rrugëtimin e alpinistit Alex Honnold, për t’u ngjitur pa litar në formacionin e famshëm shkëmbor “El Capitan” në Parkun Kombëtar të Yosemitit, në qershor të vitit 2017.

Regjisorët, njëkohësisht bashkëshortë, Elizabeth Chai dhe Jimmy Chin e ndoqën alpinistin në aventurën e tij dhe kaluan jo pak peripeci.

Por, emri i Elizabeth Chai është i njohur, veçanërisht në opinionin publik kosovar, pasi vite më parë ajo ka realizuar një dokumentar me titull “Një jetë normale”, që fliste për periudhën e pasluftës në Kosovë.

Dokumentari kishte të bënte me 7 të rinj nga Kosova, e përmes traumave të tyre dhe përpjekjeve për ringritje, dëshpërimit dhe shpresës, shfaqte transformimin e tyre nga fëmijë të konfliktit në udhëheqës të rinj të një shteti të ri.

“Një jetë normale” është një dokumentar intim dhe një shpjegim personal i rritjes dhe lëvizjes përtej traumës. “Një jetë normale” ka fituar madje çmimin për “dokumentarin më të mirë” në Festivalin e Filmit “Tribeca” në vitin 2003.

Top Channel