Seksioni i Krimit ekonomik dhe financiar në Policinë e Tiranës ka proceduar penalisht shtetasin G. V., administrator i klubit të Kastriotit, në Superligën Shqiptare të futbollit.

Shkak për këtë është bërë reklamimi në fanellën e skuadrës krutane, i një kompanie bastesh sportive, veprim ky që është i jashtëligjshëm aktualisht në Shqipëri.

Gjithçka ka ndodhur në sfidën e zhvilluar pasditen e djeshme në kryeqytet, kur krutanët u përballën me Partizanin, takim të cilin e humbën me rezultatin 2-0.

Policia e Tiranës po kryen verifikime edhe për konsumimin e veprës penale “Shpërdorim detyre” për vëzhguesin e FSHF-së në këtë takim, i cili ka lejuar krutanët të luajnë me atë fanellë.

Top Channel