Skuadrat e futbollit italian, të impenjuara në kupat europiane, përjetuan 3 ditë makthi në ndeshjet e tyre respektive. Katër humbje dhe një barazim, ky i fundit me shije të hidhur, e zbehën dëshirën e tifozëve nga “Apeninet” për të patur 4 ekipe në Champions, në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë, diçka që nuk ndodh që prej sezonit 2002-’03.

Tani në garë janë vetëm dy italiane në Champions, ndërsa në renditjen e UEFA-s, sulmi ndaj Anglisë dështoi, por “të kaltrit” duhet të shqetësohen për Gjermaninë, që është pranë vendit të tretë.

Roma dhe Juve ishin kualifikuar, e pikërisht për këtë nuk kishin motivimin e duhur, duke humbur ndaj Viktoria Plzen dhe Young Boys, edhe pse në letër ishin impenjime të lehta. Më e hidhur ishte mesjava për Interin dhe Napolin, që u eliminuan, i pari për një barazim dhe tjetri për disfatën me Liverpoolin.

Në Europa League u finalizuan të tjera zhgënjime, me eliminimin e Milanit, edhe pse me një gjykim të debatueshëm, dhe humbjen gjithsesi të parëndësishme të Lacios në shtëpi, me Eintracht Frankfurtin.

Top Channel