Lulzim Basha ka zhvilluar një tjetër takim me banorët e “Astirit”, banesat e të cilëve do të shemben nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Gjatë fjalës së tij, Basha është shprehur se projekti është për një autostradë, e jo për një rrugë si unaza, duke renditur edhe tre pika që sipas tij, e bëjnë të paligjshëm projektin.

“Projekti është i paligjshëm sepse nuk është miratuar nga pushteti vendor”, u shpreh Basha, duke shtuar “Një, kemi të bëjmë me një projekt fantazëm, dy kemi një projekt që nuk është për brenda qytetit dhe tre, nuk është miratuar nga bashkia”.

Top Channel