Kukësi barazoi 1-1 ndaj Teutës në ndeshjen e cila mbylli kalendarin e javës së 10 të kategorisë Superiore, dhe që certifikoi minikrizën e skuadrës verilindore, e detyruar tani të ndjekë kreun me 10 pikë më pak. Formacioni i trajnerit Armando Cungu nuk mori më shumë se një pikë ndaj bregdetarëve, në 90 minutëzhin e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Në sytë e pak tifozëve të pranishëm në impiantin kryeqytetas, Teuta mori epërsinë pas gjysmë ore lojë në zhvillimet e një goditjeje dënimi që sollën finalizimin e Kamara’ brenda zonës. Kukësi u shkund në lojën e tij dhe arriti të baraz9onte me Rexhinaldon, por pavarësisht entuziazmit, arbitri anësor zhvlerësoi rrjetën për pozicion të parregullt, edhe pse nënkampionët vazhdojnë të pretendojnë të kundërtën.

Në fraksionin e dytë sulmuesi nga Mozambiku barazoi rezultatin, këtë radhë me një gol të vlefshëm pas një harkimi të Shkodrës që befasoi prapavijën e Teutës. Zëvendësimet në të dy kampet synuan fitoren por nuk sollën asgjë të re.

Teuta ruan vendin e tretë në renditje, ndërsa Kukësi larg pretendimeve për titullin, 10 pikë më pak se Partizani kryesues dhe aktualisht jashtë kupave Europiane.

Top Channel