Një nga personat që i mbijetoi sulmit të tmerrshëm në Las Vegas vitin e shkuar, kur një person i armatosur qëlloi mbi turmën e koncertit dhe vrau 59 pjesëmarrës, vdiq këtë të mërkurë nga një tjetër i çmendur, këtë herë në Kaliforni.

Telemachus Orfanos, 27 vjeç, ishte një nga 11 viktimat që humbën jetën këtë të mërkurë, kur një person hapi zjarr në një klub nate në Thousands Oaks, Kaliforni.

“Djali im ishte në Las Vegas, me shumë miq, dhe u kthye në shtëpi shëndoshë e mirë. Këtë herë nuk u kthye”, thotë mamaja e tij për ABC News.

“Nuk dua lutje e ngushëllime, por dua të bëhet diçka. Dua kontroll mbi armët”, shtoi ajo.

Personi që hapi zjarr në Kaliforni këtë të mërkurë ishte një ish marins që kishte shërbyer në Afganistan, në vitin 2011. Shoku i dhomës, që kishte jetuar me të, thotë se ai ishte tip vetmitar, i çuditshëm e që kërcente vetëm në garazh.

 

FOTO GALERI
1/9
Telemachus Orfanos, 27 vjeç, ishte një nga viktimat që humbën jetën këtë të mërkurë, kur një person hapi zjarr në një klub nate në Thousands Oaks, Kaliforni.

Top Channel