Ish-presidenti i Interit, Moratti ka folur për suksesin e zikaltërve në derbi ndaj Milanit, duke thënë se kjo skuadër i ngjan me atë të tripletës së famshme.

Ai foli edhe për kapitenin Icardi duke thënë se ka merita të mëdha në sukseset e Interit dhe mban një peshë të madhe te kjo skuadër.

“Icardi është shumë i mirë dhe gjithmonë vigjilent. Ishte një rezultat fantastik. Ai më kujtoi pak Interin që fitoi tripletën. Do të thosha se jemi në rrugën e duhur”.

Më tej, ai hedh edhe idenë e bërjes së kampionatit me 18 skuadra. “Futbolli italian ka nevojë për një figurë të re. Besoj dhe shpresoj që kjo të ndodhë. Një kampionat prej 18 ekipesh do të ishte më mirë me të gjitha angazhimet që ka dhe do të ishte më interesant”, tha Moratti.

Top Channel