Gareth Bale duket se do të jetë ai që do të mbushë boshllëkun që la Cristiano Ronaldo te Real Madrid.

Uellsiani shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të madrilenëve ndaj Getafe, në ndeshjen e parë në kampionatin spanjoll.

Më parë, kishte shënuar me kokë Dani Carvajal, në një ndeshje të kontrolluar nga fillimi në fund nga Reali.

Risia VAR në Spanjë ktheu mbrapsht një penallti të akorduar nga arbitri pas një faulli në zonë nga Sergio Ramos, pasi më parë Benzema ishte nisur në pozicion jashtë loje.

Top Channel