Ai ka fituar gjithçka me kombëtaren e Francës, Botërorin në vitin 1998 dhe Europianin në vitin 2000.

Por tashmë, francezit i duhet të jetë përballë të shkuarës së tij. Thierry Henry mban rolin e asistentit të Roberto Martinez, trajnerit të Belgjikës dhe gjysmëfinalja ndaj Francës është një sfidë speciale edhe për të.

Ai është në krah të trajnerit Martinez dhe deri të martën para ndeshjes i duhet të bëjë më të mirë me Belgjikën për të mposhtur kombëtaren e tij.

Në fund të fundit, Henry mbetet një profesionist i madh.

Top Channel