Teatri, Veliaj përballë artistëve

14/06/2018 15:54

Një ftesë e hapur bëri bashkë një komunitet të madh artistësh, të cilët deri më tani rrallë kanë qenë të gjithë bashkë në këtë numër.

Në këtë mënyrë i është përgjigjur Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës ultimatumit të artistëve që zëri I tyre të dëgjohet para së premtes.

“Janë 30 milionë Euro. Nëse ne do të pranonim ta bënim vetë për 13 vite nuk do të kishim asnjë investim. Ky është vetëm një ligj që thotë zyrtarisht po e hapim këtë diskutim”, u shpreh Veliaj.

Pavarësisht kundërshtive dhe polemikave njëzëri ata u shprehën kundër parteritetit publik privat dhe ruajtjes së sipërfaqes ekzistuese të teatrit.

“Mund të riparohet dhe mund të dalë një gjë e shkëlqyer dhe jo me 30 milionë Euro. Kam bindjen se të kanë gënjyer me atë 30 milionë euro”, u shpreh Robert Ndrenika.

Nëse janë për një tetar të ri apo për një rikostruksion të godinës ekzistuese nuk ka një përcaktim të qartë, në këtë pjesë artistët janë të ndarë.

“Një tabor që thotë o ky e të rikonstruktohet, e një tabor që thotë se ky që kemi nuk bën, të bëjmë një të ri. Nëse nuk keni mundësi ta financoni rikonstruktoni këtë që keni. Lëreni Shqipërinë që të zhvillohet deri në momentin që do keni para ta bëni atë”, u shpreh Altin Basha.

Ndërsa sa i përket projektligjit, mendimi ishte i përbashkët që ai mund të presë e më parë diskutime të tilla të vazhdojnë më gjatë derisa të ketë një dakordësi për të ardhmen e Teatrit Kombëtar.

Top Channel