Norris ende pa shijuar si duhet titullin, i “hedh dorashkën” e sfidës Ljuis Hamilton për sezonin e ardhshëm 15/12 18:39
I emocionuar dhe i lumtur. Kështu ndihet Daniel Ricciardo pas Çmimit të Madh të Monakos.
“Jam shumë i emocionuar. Kisha dy vite që e përgatisja këtë fitore dhe më në fund ia arrita qëllimit. Kishim probleme në garë me humbjen e fuqisë dhe mendova se do e braktisja garën. Përdora vetëm 6 marshe deri në fund të garës”, deklaroi piloti australian i Red Bullit.
“Falenderoj skuadrën time. Fituam në Montekarlo dhe është shumë bukur diçka e tillë”, shtoi Ricciardo.
Australiani la pas Sebastian Vettel me Ferrari dhe Lewis Hamilton me Mercedes.
Top Channel