Skuadra e Torinos arriti të fitojë 2-1 në fushën e Genoa-s në ndeshjen e parë të kësaj të diele në Serie A, duke siguruar mesin e artë, por duke mbyllur kampionatin me objektivin e Europa League të dështuar.

Falke dhe Bazeli shënuan golat për ekipin mik që shkon në kuotën e 54 pikëve.

Ndërkohë në mbrëmje do të luhet dueli direkt që vendos ekipin e fundit të kualifikuar në Champions me Lazion që pret Interin.

Skuadrës romane mund t’i mjaftojë një barazim në stadiumin “Olimpico”, për të ruajtur vendin që e çon në elitën e futbollit europian.

Top Channel