Trajnerët më të paguar sipas “France Football”. I pari “Special”, Italia dominon

27/04/2018 14:59

Të paktën një herë në jetë, çdo tifoz futbolli është ndierë trajner me aftësi të mira teknike, një profesion në dukje i lehtë, por që numëron jo shumë njerëz që kanë shkruar historinë.

Pikërisht për këtë, biznesmenë dhe presidentë klubesh janë gati të mbulojnë me ar trajnerët më të njohur që mund t’iu sigurojnë suksese ekipeve të tyre.

Revista sportive “France Football” bëri një bilanc të fundit të nivelit të pagave për 20 më të paguarit në planet. 15 prej tyre kanë të ardhura me të paktën 10 milionë euro, ndërsa i fundit në këtë listë prestigjioze paguhet 6.5 milionë euro për zgjedhje teknike.

Në krye të listës së revistës transalpine është José Mourinho. Portugezi dominon renditjen e “France Football” për herë të 13 në 15 vitet e fundit.

“Special One” vlerësohet më mirë se asksuh tjetër në profesionin e tij, pasi Manchester United e paguan 26 milionë euro në vit, bashkë me sponsorizimet. Mourinho do të jetë komentator edhe në Botëror, gjë që do t’i shtojë atij edhe 2 milionë euro të tjera përfitime.

Në vendin e dytë është Marcelo Lippi, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit Diego Simeone. Në rastin e argjentinasit bie në sy se, Atletico i paguan më pak se gjysmën e pagës, pasi pjesa tjetër vjen nga sponsorizimi me “Range Rover”.

Top Channel