Milani me “busullën” Champions, “Kuqezinjtë” mposhtin Sampdorian

18/02/2018 22:48

Milani mori tri pikë me mjaft vlerë ndaj Sampdorias, në një ndeshje të kontrolluar nga “Kuqezinjtë”, por që nuk u shpërblyen më shumë se një gol.

Goli i Bonaventurës në minutën e 13-të të pjesës së parë vendosi fatet e këtij takimi, ndërkohë që më herët, Rodriguez kishte humbur një 11-metërsh.

“Kuqezinjtë” ngjiten në kuotën e 41 pikëve, po aq sa Sampdoria dhe 7 pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Milanin, që në pesë ndeshjet e fundit ka marrë 4 fitore dhe vetëm një barazim me Udinezen.

Top Channel