Toronto rrëmben yllin holandez dhe një “dhuratë” për tifozët

08/02/2018 13:54

Duket se i ka rënë botës rreth e qark, por për Lady van der Wiel, e cila sapo ka zbarkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo ndalesë mund të mos jetë e fundit.

Nga Amsterdami, në Paris, për të vijuar me Stambollin, e ndalesa e parafundit ishte Sardenja e Italisë.

Tashmë, për shkak të detyrimeve të partnerit të saj futbollist, Rose Bertram është e detyruar të bëjë një udhëtim drejt Shteteve të Bashkuara, aty ku Gregory van der Wiel pritet të debutojë me ekipin e Torontos në Major League Soccer.

Ekipi në fakt është kanadez, e mund të thuhet më mirë se destinacioni i saj është Kanadaja, por duke qenë se ekipi nga Toronto militon në kampionatin amerikan, fluturimet e saj brenda kontinentit të Amerikës së Veriut do të jenë të shpeshta.

Gregory ka luajtur më parë me Ajaksin, Paris SG, Fenerbahçen dhe Cagliarin.

FOTO GALERI
1/69

Top Channel