Barcelona rinovon kontratën me Pique dhe i vendos klauzolë stratosferike

18/01/2018 11:30

Gerard Pique do të luajë me Barcelonën deri në 30 qershor 2022.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka rinovuar kontratën e tij edhe për 4 vite të tjera dhe tashmë do të ketë një çmim prej 500 milionë eurosh në rast largimi.

Pique ka luajtur 421 ndeshje zyrtare me Barcelonën, duke shënuar 37 gola. Përsa i përket trofeve, ka fituar gjithçka që mund të fitohej në nivel klubi: 3 Champions League, 6 kampionate spanjolle, 5 Kupa Mbreti, 5 Superkupa Spanje, 3 Superkupa Europe dhe 3 Botërorë Klubesh.

Top Channel