Barcelona përmbys Sociedadin dhe merr tjetër fitore në La Liga

14/01/2018 22:37

Në fushën e vështirë të Real Sociadadit, Barcelona u gjend në disavantazh të dy golave brenda 34 minutave të para të ndeshjes, megjithatë katalanasit gjetën forcë dhe bën përmbysjen e madhe.

Një gol u shënua që në pjesën e parë nga Paulinho, ndërsa Suarez barazoi shifrat vetëm 5 minuta nga nisja e pjesës së dytë, madje shënoi edhe golin e avantazhit në minutën e 71-të.

Këtij suksesi të Barcelonës nuk mund t’i mungonte edhe ylli i skuadrës, Lionel Messi, i cili e vulosi rezultatin në 2-4 në fundin e takimit.

Kjo fitore e çon në 9 pikë diferencën e Barcelonës nga Atletico e vendit të dytë.

Top Channel