Kukësi përmbys Bursasporin, fitorja e dytë në Antalja

10/01/2018 17:26

Kukësi mori fitoren e dytë në po kaq miqësore në fazën përgatitore të Antaljas, duke shtuar optimizmin te kampionët në fuqi se pjesa e dytë e sezonit do t’i rikthejë në diskutim për titullin.

Formacioni i trajnerit Peter Pacult përmbysi gjithçka ndaj Bursasporit, duke e mundur 2-1.

Bataja i dha epërsinë vendasve me një goditje të bukur dënimi, e kjo ishte rrjeta e vetme deri në pushim.

Në fraksionin e dytë, Pacult imponoi një futboll më sulmues, që dha rezultate, fillimisht me barazimin e Imamit, e më pas me golin e fitores së shqiptarëve nga Donjet Shkodra, blerja e re e këtij janari.

Kukësi arriti të fitojë ndaj një rivali që kishte mundur thellë Skënderbeun vetëm dy ditë më parë.

Top Channel