Parashikimi “i çuditshëm”, Wanda-Icardit: Sot del i pari…

26/11/2017 11:17

Mauro Icardi shkëlqeu sërish, duke regjistruar dy herë emrin e tij në listën e golashënuesve të takimit të mbrëmjes së të shtunës, mes Interit dhe Cagliarit.

Gola që u dhanë zikaltërve vendin e parë, edhe pse përkohësisht, në klasifikimin e Serie A, por edhe majën më të lartë të podiumit të golashënuesve.

Në rrjetet sociale, ndërkohë, shpërthen një tjetër përson. Wanda Nara! Bashkëshortja e sulmuesit argjentinas të Interit publikoi fotot e një shkëmbimi mesazhesh mes saj dhe kapitenit të Interit.

“Jepi forca, se sot do të të nxjerr të parin”, ishte mesazhi frymëzues i Wandës përpara ndeshjes.

Nuk dihet me saktësi nëse bashkëshortja argjentinase e tij e kishte për ta nxjerrë atë në krye të golashënuesve, apo në krye të Serie A. Fakt është se Icardi është përkohësisht në krye të të dyjave.

Top Channel