“Në dorë të fatit”, bixhozi e lakmia në Teatrin e Vlorës

17/11/2017 19:18

“Në dorë të fatit’ është komedia që ngjit mbrëmjen së premtes në skenën e Teatrit “Petro Marko” 7 aktorë të kësaj trupe, ngjarjet e së cilës zhvillohen në një kazino.

“Është një lloj metafore e shoqërive në tranzicion, ku njerëzit mendojnë të përmbysin fatin e tyre brenda ditës. Kjo është thjesht një paradoks. Është reflektimi i ngjarjeve, ku njerëzit mendojnë se jeta e tyre do të ndryshojë në mënyrë radikale dhe ndaj ndjekin rrugët e shkutrra për të fituar në jetë dhe është një lloj reflektimi ndaj marrëzisë kolektive që ka pasur edhe Shqipëria gjithë këto vite”, thotë regjisori Arben Kumbaro.

Tema e varësisë së individit ndaj bixhozit, lakmia e tij për të patur me çdo kusht atë që nuk e ka patur vijnë përmes satirës së shkruar nga Ledian Gjeci.

“Teksti është një komedi me autor shqiptar. Është punë e një studenti, por mos të harrojmë që edhe dramaturgët më të mëdhenj në botë i kanë shkruar pjesët e tyre në një moshë fare të re”, shprehet Kumbaro.

“Në dorë të fatit” vihet në skenën e Teatrit të Vlorës në kuadër të 55-vjetorit të këtij teatri.

Top Channel