Reali ‘ia beson’ Kupën Asensios

26/10/2017 23:23

Reali i Madridit ka luajtur sonte ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit, në transfertë ndaj Fuenlabrada-s, ku fitoi me rezultatin 0-2.

Skuadra e Zidane vinte në këtë takim me shumë futbollistë të rinj, ose që ishin aktivizuar shumë pak, ndërsa titullari i vetëm ishte Asensio.

Golat për madrilenët u shënuan nga Asensio në minutën e 63-të, me 11 metërsh dhe Lucas në të 75-ën. Të dy skuadrat e mbyllën takimin me 10 futbollistë, pas kartonave të kuq të Candela dhe Vallejo.

Top Channel