F1, Hamilton dominon në Rusi, +17 nga Rosberg

12/10/2014 00:00

Lewis Hamilton ka fituar edhe Cmimin e Madh të Rusisë duke shënuar fitoren e nëntë sezonale e duke u shkëputur 17 pikë nga Nico Rosberg në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.

Britaniku i Mercedesit dominoi garën e zhvilluar në Soçi nga fillimi në fund, falë edhe gabimit të Rosbergut, i cili shkatërroi gomat e tij me një frenim të fortë që në kthesën e parë. Gjermani u detyrua të futej menjëherë në bokse për ndërrimin e tyre dhe bëri një garë në “malore”. Gjithsesi, Mercedesi e lejoi që të ngjitej deri në vendin e dytë. Me këtë rezultat, Mercedesi shpallet matematikisht kampion bote për Konstruktorë.

Podiumin e Cmimit të Madh të Rusisë e plotësoi Valteri Bottas me Williams.

Në vend të katërt dhe të pestë gjejmë pilotët e McLarenit: Jenson Button dhe Kevin Magnusse, të cilët lanë pas Fernando Alonson (Ferrari), Daniel Ricciardon (Red Bull), Sebastian Vettelin (Red Bull) dhe Kimi Raikkonenin (Ferrari).

Top Channel