E premte, 24 Nëntor 2023
19:27
Putin denoncon ‘monopolin e rrezikshëm’ të Perëndimit ndaj inteligjencës artificiale (fotot)

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se perëndimi ka një monopol “të rrezikshëm” ndaj inteligjencës artificiale prandaj Rusia duhet të konkurrojë me teknologjinë “e njëanshme” robotike perëndimore, me forcat e saj.

19:18
Piu 60 litra birrë, studimi tregon se çfarë i ndodhi britanikut

Në një studim shkencor të botuar në revistën “The Lancet”, u përshkrua rasti i një burri 37-vjeçar, i cili shkoi në një spital në Skoci duke u ankuar për një dhimbje koke të tmerrshme dhe shikim të turbullt pasi piu 60 litra birrë.

19:09
Aksidentohet qytetari në Durrës, i bie të fikët teksa po lëvizte me biçikletë

Një person ka humbur ndjenjat, ndërsa po lëvizte me biçikletë në Durrës.

19:06
Liderja e djathtë franceze Le Pen ngre lart ‘rikthimin e nacionalizmit’ pas fitores së Wilders në Holandë (fotot)

Në një takim mes liderëve të së djathtës evropiane si André Ventura i Portugalisë e Tino Chrupalla i Gjermanisë në Lisbonë, Marine le Pen vlerësonte sot “rikthimin e lëvizjeve që mbrojnë kombet”, përkundër nxitjes se globalizmit.

18:59
Kaosi në Kuvend, Rama për opozitën: Eksportuan jashtë vendit një produkt të një shëmtie të jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish kaosin në Kuvend të ndodhur të hënën.

18:54
Dorëzoi babanë e tij te rusët, Ukraina arreston “kolaboracionistin”

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës tha se ka arrestuar një zyrtar lokal që ka bashkëpunuar me forcat ruse të cilëve u ka dorëzuar babanë e tij “për t’u torturuar”.

18:52
Ftesë në 5/ “Nuk mund të bëhem një Luiz i dytë”/ Prifti kontraversial pjesë e ‘Big Brother Vip’?

Në një rrëfim ndryshe, At Nikolla Xhufka ka rrëfyer disa episode nga jeta e tij në ‘Ftesë në 5’.

18:40
“I raft pika drogës, kur s’sheh nanën e smurë 5 minuta”/ Zbardhen përgjimet e Erzen Breçanit me të birin! Si i kërkon para për HEC-in dhe këshillat për Matën

Vijon saga e përgjimeve të grupit kriminal që ra në rrjetën e SPAK, ku përmes aplikacionit “Sky” komunikonin për trafikim kokaine, planifikimeve për vrasje, larje hesapesh dhe jo vetëm.

18:31
Vlera e habitshme e shtëpisë familjare që refuzuan 50$ milionë nga ndërtuesit në Australi (fotot)

Megjithë shumën e madhe të ofruar nga ndërtuesit për të lëshuar tokën e shtëpinë e tyre, për një familje në Australi duket se prona kishte një vlerë të paçmueshme.

18:23
Foto/ Kolona e Kryqit të Kuq transporton pengjet nga Gaza në Egjipt

Disa pamje tregojnë një kolonë të Kryqit të Kuq duke transportuar pengje përmes kalimit Rafah nga Gaza në Egjipt, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit.

18:14
Rama nga Asambleja e Zgjeruar e PS në Tiranë: Fuqizim të arsimit profesional, oferta jashtë është përkeqësuar në mënyrë drastike

Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste të mbajtur këtë të premte nga Tirana vuri sërish theksin tek fuqizimi i arsimit profesional.

18:08
Asambleja e PS së Tiranës, Veliaj: Vit i jashtëzakonshëm! Duket qartë kush punon për ta çuar Shqipërinë më lart, dhe kush ëndërron ta kthejë pas

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, drejtuesi politik i Qarkut, Erion Veliaj, tha se ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për kryeqytetin shqiptar.

18:04
El-Sisi thotë se shteti i ardhshëm i Palestinës mund të jetë ‘i demilitarizuar’ (fotot)

Presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi bëri komentet pas takimit me kryeministrat e Spanjës e Belgjikës, teksa përpiqej të mblidhte mbështetje për një konferencë paqeje mbi çështjen.

17:52
​Kosovë/ Gjenden mbetje mortore të 6 personave në Prekaz të Poshtëm, dyshohet të jenë të zhdukur nga lufta

Mbetje mortore të gjashtë personave janë gjetur në Prekaz të Poshtëm, të cilat dyshohet të jenë të luftës në Kosovë.

17:51
“Dy vajza duke tundur të pasmet, si të japë Valbona pikë?” Ina ironizon anëtaren e jurisë të ‘DWTS’

Ina Kollçaku gjatë provave ditore të “Dancing With the Stars”, me partnerin e saj Eltionin, ironizoi anëtaren e jurisë, Valbona Selimllarin.

17:43
Kim Kardashian thotë se ‘qau’ ku Robin Williams tallej me fustanin e saj në Met Gala (fotot)

Kim Kardashian njihet për shfaqjet e saj të guximshme në sektorin e modës teksa nga momentet më të shënuara për të kanë qenë paraqitjet në mbrëmjen e përvitshme Met Gala në New York, ku gruaja e famshme nga ‘reality TV’ ka veshur fustane të ngjashme me ato të Marilyn Monroe apo dhe veshje të pakuptimta si një mblesë të zezë nga koka të këmbët për grupin e kontestuar Bal3nciaga.

17:34
Militantët e Hamasit lirojnë pengjet/ Pas disa javësh 24 persona janë të lirë, mes tyre izraelitë dhe tajlandezë

Mediat izraelite, teksa cituan zyrtarë të sigurisë, raportuan se militantët e Hamasit kanë liruar 13 pengje izraelitë pas gati shtatë javësh në Gaza.

17:24
Florian Sulejmani zgjidhet në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Florian Sulejmani është zgjedhur në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

17:14
Foto/ Miss Universi i parë i Tajlandës, 76 vjeç zbulon sekretet e saj për t’u dukur si 30

Kur bëhet fjalë për konkurset e bukurisë, është e rëndësishme të lini një përshtypje që do të zgjasë për dekada. 

17:12
Mijëra protestues kërkojnë rivendosjen e monarkisë me përleshje me policinë në Nepal (fotot)

Policia përdori sot gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të ndaluar dhjetra mijëra protestues, mbështetës të ish-mbretit të Nepalit që marshonin në kryeqytet duke kërkuar rivendojsen e monarkisë dhe kthimin në një shtet të besimit Hindu.

17:09
Pak bileta të shitura, Barcelona e shtyn ndeshjen për nder të legjendës

Barcelona ka vendosur të shtyjë ndeshjen për nder të legjendës Johan Cruyff, e cila duhej të luhej të dielën mes legjendave të të klubit dhe një skuadre nga AFE (Asociacioni Spanjoll i Futbollit).

16:54
Bisedime për qeverinë e re holandeze, Geert Wilders mund të përballet me vështirësi

Zgjedhësit danezë tronditën Evropën kur votuan për t’i dhënë një fitore të thellë në zgjedhje Partisë së Lirisë, forcës politike të djathtë anti-islamike që drejtohet nga Geert Wilders.

16:47
Ndotja e ajrit, përgjegjëse për më shumë se 250 mijë vdekje në Evropë

Grimcat e ndotura të imta të ajrit kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 250.000 personave në Bashkimin Evropian më 2021, thuhet në një raport të Agjencisë Evropiane për Mjedis (EEA).

16:45
Komuniteti i kërcënuar afrikan, ku gratë flenë me vizitorët për t’i ‘mirëpritur’ (fotot)

Këto gra fisnore në jugperëndim të Afrikës kalojnë ditën duke mjelë kafshët e tyre e duke u kujdesur për fëmijët, ndërsa kur vijnë vizitorë në shtëpi ato duhet ‘të shkojnë në shtrat’ me ta për t’i mirëpritur.

16:39
Guardiola në telashe, akuza ndaj spanjollit në lidhje me terrorizmin

Pep Guardiola, trajneri katalanas i Man City-t, është në shënjestër në një raport të policisë spanjolle për lidhjet e tij me “Tsunami Demokratik”, një lëvizje për pavarësinë e Katalunjës, e cila akuzohet për terrorizëm.

16:31
Vrau 10 vite më parë të dashurën e tij, kampioni paralimpik fiton lirinë me kusht

Ish-kampioni paraolimpik nga Afrikës e Jugut, Oscar Pistorius së shpejti do të lirohet me kusht, një dekadë pasi qëlloi dhe vrau të dashurën e tij Reeva Steenkamp.

16:29
Jemi kthyer në minj laboratori impulsivë

TIME-Për shekuj, filozofët kanë vënë në dukje se midis stimulit dhe reagimit ka një hapësirë, dhe brenda saj qëndron liria për të zgjedhur veprimet tona.

16:26
“Banda e policëve”, GJKKO vendos masën ‘detyrim paraqitje’ për Jonida Babameton

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi masën ‘detyrim paraqitje’ për Jonida Babameton.

16:17
​NATO: Vizita e Stoltenberg në Ballkan tregon riafirmimin për paqe e stabilitet

Aleanca Veri-Atlantike ka publikuar një video përmbledhëse të turneut ballkanik të shefit të kësaj organizate ushtarake Jens Stoltenberg, i cili vizitoi edhe Kosovën.

16:11
Tentoi të vriste me gërshërë një 37-vjeçar, arrestohet i riu në Elbasan

Një 28-vjeçar është vënë në pranga, pasi tentoi të vriste 37-vjeçarin me iniciale M. T. me mjet prerës (gërshërë hekuri), për motive të dobëta.

16:01
Gjendet i pajetë 78-vjeçari në Burrel, policia: Nuk ka shenja dhune

Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në Burrel, ndërsa sipas policisë viktima nuk ka shenja dhune.

15:52
Vendimi i Apelit të GJKKO për Malltezin/ Rama: Vullneti për të mos u përzier, nuk do të thotë se nuk shohim! SPAK-u po bën punë historike

Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së, Iliriana Olldashi ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamabër Malltezit, pasi zbuti masën e sigurisë për këtë të fundit nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”.

15:51
Kim Jong Un me ‘pardesy’ lëkure celebron lëshimin e satelitit, me të bijën dhe shkencëtarët koreanë (fotot)

Kim Jong Un celebronte sot atë që mediat vendase quanin ‘epoka e re hapësinore’ e vendit, pas lëshimit të një sateliti ushtarak zbulimi.

15:39
Beqaj paraqitet para policisë gjyqësore, zbaton vendimin e GJKKO-së

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme Anti Korrupsion.

15:32
Festa e ullirit në Lushnjë/ Mblidhen fermerët: Duam të eksportojmë jashtë

Edhe pse këtë vit prodhimi i ullirit ka rënë për shkak të motit festat e tij nuk janë anuluar.

15:29
Ekspozita e Pavarësisë/ Vlorë, ekspozohen veprat e 31 artistëve vlonjatë

31 artistë vlonjatë po ekspozojnë 52 punime në pikturë, skulpturë dhe karikaturë në një ekspozitë në prag të festës së pavarësisë.

15:24
Fasonët po shkurtojnë punonjës/ Rënia e euros, zero fitimet! Çdo muaj 9 milionë euro humbje

Pasi dërguan propozimet e tyre në 1 shtator për zgjidhje konkrete që të ndalonin rënien e fortë të eksporteve, sektori fason i është drejtuar sërish me një letër qeverisë për vazhdimin e dialogut mbi një zgjidhje në “ngërçin” ku i ka futur zhvlerësimi i euros.

15:21
Makinat erdhën, priten “pasagjerët”/ Anglia i dhuron burgjeve shqiptare mjetet për transportin e të burgosurve

Makinat e reja për policinë e burgjeve, me vlerë 1.5 milion stërlina paguar nga qeveria angleze si pjesë e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve.

15:21
Bllokim i Komisioneve Hetimore deri në ligjin e ri? Rama i ashpër me opozitën: E keni kthyer në një parlament porno

Kryeministri Edi Rama e pranon se ngritja e Komisioneve Hetimore është e drejtë kushtetuese e pakicës, por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur përsa kohë kërkesa për ngritjen e tyre bazohet në thashetheme.

14:54
Ishte e fiksuar pas krimit, 23-vjeçarja vret një të huaj “për kuriozitet”/ E qëlloi 100 herë me thikë dhe e copëtoi

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar me burgim të përjetshëm një 23-vjeçare e cila ishte një fanse e vërtetë e krimit. Në polici ajo u shpreh se vrau një të huaj thjesht për kuriozitet.

14:45
Miratimi në parim i “Projekt Buxhetit 2024” në mes të tensioneve, kryeministri: Në fund të fundit duhet bërë

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për media, deklaroi se në projektbuxheti 2024 duhet votuar, pavarësisht tensioneve që shkaktoi opozita në Kuvend.

14:42
Frika nga trazirat, Eulex nis në veri të Kosovës ekipin e specializuar

Vetëm pak ditë pasi zëdhënësi i BE-së Peter Stano, njoftoi se blloku ndante të njëjtin shqetësim me presidentin ukrainas Volodimir Zelensky, për rrezikun e një shpërthimi të situatës në Ballkan, misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, njoftoi dërgimin e një ekipi të specializuar prej gjashtë këshilltarë policorë, të cilët do të angazhohen në katër stacionet e Policisë së Kosovës në veri të vendit

14:39
“Thjeshtra e kryeministrit ka përfituar tendera”/ Rama i përgjigjet akuzave të Berishës: Familjarët e mi s’kanë marrë asnjë qindarkë nga fondet publike

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe thjeshtra e dhe kunati i tij kanë përfituar nga fondet publike.

14:35
Të shtëna me armë zjarri në Peqin/ Sherri ndodhi për motive të dobëta! Ndërhyn kryetari i bashkisë

Një konflikt ka ndodhur mes dy personave në Peqin për motive të dobëta, ku dyshohet se të dyja palët kanë qëlluar e armë zjarri në ajër.

14:32
Kaosi në Kuvend/ Rama paralajmëron ndryshime: Do të rishikojmë ligjin për Komisionet Hetimore

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rishikimin e ligjit për Komisionet Hetimore.

14:29
“Kanë marrë përsipër hall personal”/ Rama: Nuk negociojmë me non grata-n dhe zëdhënësit e tij

Kryeministri Edi Rama nuk ka në plan të ulet në të njëjtën tryezë për bisedime, as me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe as me mbështetësit e tij.

14:22
“21 Janari do të vonojë, por s’do mbetet pa zbardhur”/ Rama: Prokuroria është tallur me ligjin dhe dhimbjen e familjarëve të viktimave

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp këtë të premte, foli për “21 Janarin”, duke cituar vendimin e Gjykatës së Strasburgut, që evidentoi dy shkelje në këtë çështje: vrasjen dhe moszbardhjen e vrasjes.

14:15
Afera ‘Partizani’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Malltezit

Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së, Iliriana Olldashi ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamabër Malltezit.

14:13
Zbuloni cilat janë ditët më të lira dhe të shtrenjta të javës për të fluturuar

Në përgjithësi, të martën dhe të mërkurën janë ditët më të mira të javës për të fluturuar.

14:00
Ishte në kërkim për shitje droge, arrestohet një 27-vjeçar në Korçë

Një 27-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për shitje droge në Korçë, është vënë në pranga.

13:56
Mirënjohës për sfidat dhe bekimet, yjet e Hollywood-it festojnë Ditën e Falenderimeve

Ditën e sotme shumë familje në mbarë botën mblidhen së bashku për të festuar Ditën e Falenderimeve e cila është kthyer në traditë prej shumë kohësh.

13:52
Diabeti/ Simptoma e papritur që do t’ju çojë gabimisht te venerologu

Kujdes nga një simptomë që sugjeron një sëmundje seksualisht të transmetueshme (SST), por që mund të lidhet me diabetin, bëjnë thirrje ekspertët.

13:31
Agjenti i Lautaro Martinez: Rinovimi? Nuk është e lehtë, por ai e do Interin

“Nuk e di nëse Lautaro ka zgjedhur të punojë me mua, por unë di se përse kam zgjedhur të punoj me të. Për mua është një ndër që e përfaqësoj“, janë fjalët e agjentit të Lautaro Martinez, Alejandro Camano, i cili flet për të ardhmen e kapitenit zikaltër dhe jo vetëm në një intervistë ku zbulon se diskutimet për rinovimin e kontratës me Interin tashmë kanë nisur.

13:22
Dy muaj nga sulmi në Basnjkë, Kurti: E domosdoshme t’i vendosen sanksione Serbisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se koha prej dy muajsh prej kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është më se e mjaftueshme që të ketë hetim të hollësishëm dhe t’i vendosen sanksione Serbisë, me ç’rast u bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë që ta shtrojnë këtë çështje.

13:21
Kadare nderohet nga Komuna e Gjilanit

Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar nga Komuna e Gjilanit.

13:15
Ditët e festave me shi! Sinoptikania e SHMU: Priten reshje dëborë! Në vazhdim do ulen temperaturat

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak Besa Sherollari në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Top Channel, ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe fillim javën.

13:10
I dënuari për vrasje theu “Arrestin në shtëpi”, pezullohen katër punonjës të Policisë së Shtetit

Katër punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar, pasi kanë qenë në krye të detyrës gjatë kohës që një person theu dënimin “Arrest në shtëpi”.

13:01
Vepra të ndryshme penale/ Disa arrestime dhe hetime në gjendje të lirë në qytetin e Vlorës

Disa persona janë arrestuar, e të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale në qytetin e Vlorës.

12:57
Sylvinho: Djemtë i shoh në sy, shpirti dhe zemra janë sekretet e Shqipërisë

Sylvinho ka përjetuar shumë momente të bukura si futbollist, ndërkohë që si trajner momentin më të bukur po e shijon te Shqipëria.

12:52
Një minutë heshtje për Zef Dedën! Politika nderon “Artistin e Merituar”: Talenti gjenial që u dhuroi buzëqeshje shqiptarëve

Bota e artit vajton ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur Zef Deda. ‘Mjeshtri i Madh’ i humorit la një impakt të gjerë në artin shqiptar, duke gdhendur përjetësisht me shpirtin e tij artistik qindra role në memorjen e të gjithë shqiptarëve.

12:43
Kremlini paralajmëron tensione: NATO, Shengen ushtarak në Europë!

NATO po kërkon të ketë një “Shengen ushtarak” në Europë, thotë Kremlini, me qëllimin t`i lejojë forcat e saj të armatosura të lëvizin lirshëm për t’iu kundërvënë Rusisë, por kjo sipas tij do të shtojë tensionet.

12:31
Lamtumirë Zef Deda! Charlie Chaplini shqiptar la pas krijimtari të larmishme me qindra role

Aktori i madh i humorit shqiptar, njeriu që i dhuroi të qeshura publikut të gjerë dhe atyre që e rrethonin, u nda nga jeta.

12:17
Marrëveshja për burgjet/ Britania, flotë automjetesh dhuratë për burgjet shqiptare

Një flotë automjetesh moderne për burgjet shqiptare u dhuruan këtë të premte nga qeveria angleze.

12:15
Rritet shpenzimi i energjisë/ 4.7 për qind më shumë, shkak turizmi dhe i nxehti

Përdorimi i energjisë në vend shënoi rritje të tremujorin e tretë me 4.7 për qind.

12:08
Muzeu për arbëreshët në Krujë, Rama: Hapësirë komunikimi mes brezash

Dy ditë pas festimeve për Ditën e Arbëreshëve kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin për hapjen e një muzeu në qytetin e Krujës posaçërisht për ta.

12:05
Dy fëmijë 5-vjeçarë përfundojnë në QSUT, dyshohet se janë rrëzuar në kopshte

Dy fëmijë të moshës 5 vjeç janë paraqitur në QSUT për ndihmë mjekësore.

12:05
Veliaj takon Presidentin e Hanoverit, Steffen Krach: I lumtur se do të bashkëpunojmë me një qytet dinamik si Tirana

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Presidentin e Rajonit të Hanoverit, Steffen Krach, të cilit i dhuroi “Çelësin e Qytetit” në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen ndaj shqiptarëve.

11:57
Shtimi i sëmundjeve të frymëmarrjes, Kina hedh poshtë shqetësimet: Asnjë patogjen jo i zakontë

Kina thotë se nuk kanë zbuluar ndonjë patogjen të pazakontë, ose të ri, lidhur me shtimin e beftë të rasteve të pneumonisë tek të miturit në veri të vendit, që ngjalli shqetësimin e OBSH-së.

11:54
“Dënojmë çdo veprim fyes dhe intimidues ndaj figurës së Prokurorëve”/ KLP: Askush të mos cenojë punën e SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dënuar veprimet fyese dhe intimiduese ndaj figurës së prokurorëve, duke bërë thirrje që askush të mos cenojë punën profesionale të SPAK.

11:50
Gjiganti i akullit/ Lëviz pas 30 vitesh ajsbergu më i madh në botë

Me një sipërfaqe prej 4,000 km katrore dhe 400 metra trashësi, ajsbergu më i madh në botë i cilësuar si një ishull i vërtetë akulli, është në lëvizje pas më shumë se 30 vitesh ngecjeje në fundin e oqeanit.

11:42
Zyrtari palestinez: Izraeli do të lirojë sot 39 të burgosur

Një zyrtar palestinez pohoi se Izraeli do të lirojë 39 të burgosur këtë të premte si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të rënë dakord me Hamasin.

11:28
Presioni për të zgjeruar BE-në nuk ka qenë kurrë më i madh se tani dhe vullneti për ta reformuar atë kurrë më i dobët

THE GUARDIAN- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po i afrohen domosdoshmërisë gjeopolitike për të përqafuar Ukrainën, Moldavinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtarë të ardhshëm të BE-së, por do të luftojnë për të reformuar bllokun për ta bërë atë të përshtatshëm për zgjerim.

11:27
Burri bëri ndërhyrje në organin gjenital, kirurgu estetik: Gruaja shqiptare bëhet pishman pas një viti

Kirurgu estetik Panajto Papa ka qenë i ftuar në “Wake Up” i cili ka folur për ndërhyrjet estetike në Shqipëri, a janë shtuar meshkujt që bëjnë më shumë ndërhyrje kirurgjikale dhe a pendohen më vonë?

11:24
Gërvalla: Drafti i Asociacionit nuk është më i miri, por s’ka autonomi për veriun!

Draft-statuti për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i dorëzuar javë më parë nga një delegacion perëndimor në Prishtinë e Beograd e që ende nuk është bërë publik, nuk është më i miri i mundshëm, e pohuar kjo nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla.

11:18
“Juven gjithmonë në zemër”/ Bernardeschi: Shtëpinë ende në Torino e kam…

Federico Bernardeschi ka mall për Juventusin. Sulmuesi i djathtë kaloi 5 sezone me bardhezinjtë përpara se të transferohej në MLS te kanadezët e Torontos në verën e vitit 2022.

11:14
Reforma që bashkon arsimin e përgjithshëm me atë profesional: Nxënësit e gjimnazeve mund të transferohen pa pengesa në shkollat profesionale

Nxënësit e viteve të para të gjimnazeve, tani mund të transferohen lehtësisht në shkollat e arsimit profesional, nëpërmjet e-Albania.

11:05
Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit, Zef Deda

Shkodra dhe Shqipëria kanë humbur një emër të madh të artit dhe humorit. Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit, Zef Deda.

10:58
Detaje nga ngjarja në Vorë/ Tentoi t’i vriste të vëllanë me thikë në makinë, oficeri i policisë e gjuan me armë

Ditën e djeshme në Vorë një 34-vjeçar i është afruar automjetit të një oficeri të policisë, Ermal Muzhaqi dhe ka tentuar të vrasë vëllanë e këtij të fundit.

10:50
SPAK kërkoi përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi, rrëzohet kërkesa! Sot, seancat e radhës për Berishën dhe Malltezin

Kërkesa e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi në gjykimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, është rrëzuar.

10:47
“Çfarë është kjo?” Pronarja e shtëpisë tronditet kur shikon diçka të pazakontë në dyshemenë e shtëpisë

Një grua nga Melburni është tronditur pasi pa diçka të çuditshme në dyshemenë e shtëpisë së saj.

10:36
Mbante në çantë doza kokaine dhe një armë të ftohtë, arrestohet një 28-vjeçar në Levan

Një 28-vjeçar është vënë në pranga për shitje kokainë në Levan.

10:35
Partitë e vogla opozitare kërkojnë krijimin e Federatës së Opozitës: Basha dhe Berisha t’i thërrasin arsyes

Krerët e partive të vogla opozitare, Agron Duka nga Partia Agrare Ambientaliste, Fatmir Mediu nga Partia Republikane, Artur Roshi, Balli Kombëtar Demokrat dhe Sali Shehu nga Partia Fryma e Re Demokratike, në një komunikatë të përbashkët për shtyp kanë bërë thirrje për lënien mënjanë të mos marrëveshjeve dhe bashkimin e opozitës.

10:29
Përplasi me motomjet një 17-vjeçare në Gjirokastër, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka aksidentuar një të mitur me motomjet në Gjirokastër.

10:12
Tiranë/ Mashtruan një biznesmen dhe i morën shuma të mëdha parash, arrestohen dy persona dhe një në kërkim

Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për mashtrim në Tiranë.

10:11
Tirana vishet kuqezi/ Veliaj: Shihemi më 28 Nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Godina e Bashkisë së Tiranës është veshur me një flamur kuqezi me rastin kremtimit të 111-vjetorit të Pavarësisë.

10:03
“Tempulli”/ Shiste kanabis në lagje të ndryshme të Shkodrës, arrestohet një 29-vjeçar

Një 29-vjeçar është arrestuar për shpërndarje droge në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

10:00
Ushtria izraelite thirrje qytetarëve në Gazën jugore: Mos lëvizni në veri!

Ushtria izraelite u ka thënë njerëzve në Gazën jugore që të mos lëvizin në veri, me forcat e saj që kufizojnë udhëtimin nga veriu në jug në vetëm një rrugë.

09:48
A ju vjen erë e keqe fryma? Zbuloni se cilat sëmundje të rënda ju kërcënojnë

Jeni nga ata njerëz që mendojnë se është në rregull nëse nuk i lajnë dhëmbët rregullisht?

09:40
Rasti “Regeni”, Gravina: Refuzuam Botërorin 2030 me Arabinë dhe Egjiptin, morali ka më shumë rëndësi

“Në botën e sportit, çështjet morale janë themelore. Ne gjithmonë flasim për vlerat, përpiqemi t’u tregojmë të rinjve se sa themelor është imazhi, kultivimi i pasionit dhe respektimi i vlerave të mëdha të sportit”-kështu e nisi fjalën e tij presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ndërsa zbuloi se Italia ka refuzuar të organizojë Kupën e Botës 2030 në bashkëpunim me Arabinë Saudite dhe Egjiptin.

09:38
Seancat e radhës për Berishën dhe Malltezin, shtyhen pas mesdite

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, e planifikuar të mbahej sot në 09:00, është shtyrë për në orën 14:00.

09:36
Mbretëria e Bashkuar premton 30 milion paund financim shtesë për Gazën

Mbretëria e Bashkuar ka premtuar një financim të mëtejshëm prej 30 milionë paundësh në të ardhura dhe ndihma për Gazën.

09:32
I duhet urgjent një sulmues, Real Madrid projekton afrimin e Icardi-t

Me dëmtimin e Vinicius Jr, Real Madrid rikthehet në merkato dhe po vlerëson disa profile, për të gjetur sulmuesin që i përshtatet filozofisë së trajnerit Carlo Ancelotti.

09:23
Fotolajm/ Ushtarët izraelitë largohen nga Gaza

Ndërsa duket se po fillon një periudhë e përkohshme paqeje, trupat izraelite janë fotografuar duke u larguar nga Gaza. 

09:16
Shkencëtarët në Brazil identifikojnë një specie të re të dinozaurëve

Shërbimi gjeologjik në Brazil deklaron se ka zbuluar një specie të re të dinozaurëve, një kafshë të shpejtë që kishte jetuar në shkretëtirë gjatë periudhës së hershme të Kretakut.

09:15
Nga Brazili në Gjermani, tre klube të Premier League bëjnë “xing” në merkato

Merkato e janarit është më pranë se kurrë dhe klubet kanë nisur të mendojnë për goditjet që iu duhen për të përforcuar organikën.

09:12
Sunak: Kjo pauzë humanitare është kritike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka komentuar armëpushimin e përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit, duke thënë se situata është “kritike”. 

09:11
Shefja e diplomacisë belge viziton sot Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib viziton sot Kosovën.

09:09
Mbytet një 42-vjeçar, trupi i tij gjendet në një kalatë peshkimi në portin e Durrësit

Një 42-vjeçar nga Tirana është gjetur pajetë në portin e peshkimit këtë të premte.

09:00
Finlanda mbyll tri pika të tjera kufitare me Rusinë

Arsyeja për mbylljen e pikave kufitare me Rusinë është rritja e numrit të azilkërkuesve nga vende të treta që kalojnë kufirin Rusi-Finlandë.

08:58
Sekuestrohet pasuria 200 mijë euro/ Elbasan, pronari i dënuar në Angli për “shtëpi bari”

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata në Elbasan ka sekuestruar sot pronat e një 28 vjeçari në Elbasan i cili rezulton të jetë i dënuar me burg në Britaninë e Madhe për “shtëpi bari”.