Mbante në çantë doza kokaine dhe një armë të ftohtë, arrestohet një 28-vjeçar në Levan

24/11/2023 10:36

Një 28-vjeçar është vënë në pranga për shitje kokainë në Levan.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, u bë e mundur kapja e tij, ku në çantën që mbante me vete u gjetën doza kokaine gati për shitje dhe një armë të ftohtë (përforcues grushti).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel