“Çfarë është kjo?” Pronarja e shtëpisë tronditet kur shikon diçka të pazakontë në dyshemenë e shtëpisë

24/11/2023 10:47

Një grua nga Melburni është tronditur pasi pa diçka të çuditshme në dyshemenë e shtëpisë së saj.

Hannah Sycamore publikoi foto të dyshemesë në rrjetet sociale, për të kuptuar se çfarë po ndodh, por shumë ekspertë u hutuan nga pamjet.

Në foto shihet dyshemeja e mbuluar me një rrjetë të zezë të çuditshme që i ngjan rrënjëve të pemëve, raporton Daily Mail.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale u hutuan dhe disa u tmerruan nga pamjet. Disa sugjeruan se mund të ishte një lloj myku ose ndonjë lloj rrënjë peme, por ata nuk mund të arrinin në një përfundim.

“Kjo është diçka e re edhe për mua. Sigurisht që nuk duket si një myk tradicional. E vetmja gjë që di që duket disi e ngjashme janë rhizomorphs Armillaria (një sëmundje e kërpudhave), por kjo nuk ka shumë kuptim”, tha eksperti nga Herbarium shtetëror në Brisbane.

Elizabeth Aitken, një profesoreshë e patologjisë së bimëve pranë Universitetit  Queensland, u shpreh se se dukej si një rhizomorphs.

Heike Neumeister-Kemp, kryemikologu në Mycolab, tha se ishte padyshim një micelial i kërpudhave.

Armillaria është një sëmundje kërpudhore që transmetohet midis bimëve me kontakt me rrënjë, ndërsa rhizomorpha është një gjini kërpudhash.

Top Channel