Aksidentohet qytetari në Durrës, i bie të fikët teksa po lëvizte me biçikletë

24/11/2023 19:09

Një person ka humbur ndjenjat, ndërsa po lëvizte me biçikletë në Durrës.

Ngjarja ndodhi pranë rrethrrotullimit, afër kishës katolike në unazën e qytetit.

Me të marrë njoftim në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa personi është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen arsyet pse të aksidentuarit i humbën ndjenjat.

Top Channel