Amfiteatri merr emrin Mirush Kabashi, hapësira pranë Liqenit Artificial për “Nderin e Kombit” dhe trashëgiminë e tij artistike
18/04 20:00
31 artistë vlonjatë po ekspozojnë 52 punime në pikturë, skulpturë dhe karikaturë në një ekspozitë në prag të festës së pavarësisë.
E veçanta në këtë ekspozitë janë prezantimet e pullave të vjetra, dokumenteve historike nga vitet e pavarësisë dhe deri pas luftës së dytë botërore.
Artisti karikaturist dhe arkitekt Arben Meksi ngre shqetësimin që arti në Vlorë duhet të jetë në sinkron me zhvillimin e qytetit i cili po ecën me ritme të shpejta.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 30 nëntor, në kuadër edhe të aktiviteteve për festat e nëntorit.
Top Channel