E shtunë, 23 Shtator 2023
12:12
Dosja/ Kush janë trafikantët nga Spanja, Franca, Polonia dhe Shqipëria që synonin kontrollin e trafikut të drogës në Kolumbi

Arrestimet e fundit të kryera nga autoritetet kanë aktivizuar alarmin në të gjithë vendin, për shkak të pranisë së të huajve që e shohin Kolumbinë si seli për kryerjen e krimeve të tyre.

12:12
Shtohen rastet me Alzheimer/ Mjekët, shenjat paraprake nisin 10 vite më herët

Numri i të prekurve nga Alzheimer në të gjithë botën është rritur në mënyrë të frikshme, duke u shndërruar në sëmundjen e shekullit.

11:43
Shkelje barazie në tendera/ Arrestohet ish-drejtori i burgut “Kosova” në Lushnjë, GJKKO e dënoi me 1 vit e 4 muaj burg

Ish-drejtori i burgut “Kosova” në Lushnjë, Judmir Shurdhi ka rënë në pranga, pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

11:39
Studimi i ri: “COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore

Personat që kanë vuajtur më gjatë prej COVID-19 – sëmundjes që e shkakton koronavirusi – kanë më shumë gjasa të përjetojnë dëmtim të organeve, ka treguar një studim i ri.

11:38
“U ndjeva si plehrë e hedhur në kosh”, mos e humbisni rrëfimin e Shakirës pas ndarjes nga Pique

Ikona e muzikës, Shakira tha se ajo besonte në shprehjen “derisa vdekja të na ndajë” në një intervistë të re ku foli për ndarjen nga ish-futbollisti, Gerard Pique.

11:33
Grabitje në një postë në Kosovë, dhunohet punonjësi

Një postë e shpejtë është grabitur pasditen e djeshme në Pejë të Kosovës.

11:19
Marrëdhënia tregtare BE-Kinë “shumë e pabalancuar”

Komisionari i Bashkimit Evropian për Tregti, Valdis Dombrovskis, e ka konsideruar marrëdhënien tregtare të bllokut evropian me Kinën si “shumë të pabalancuar”, mirëpo e ka bërë me dije se BE-ja nuk dëshiron t’i shkëpusë lidhjet me këtë fuqi aziatike.

11:13
Emri/ Sekuestrohen mbi 200 mijë euro të padeklaruara dhe ilaçe kontrabandë, në pranga 58-vjeçari nga Durrësi

Në portin e Durrësit po vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të futur në Shqipëri para që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

10:46
Pamje mahnitëse! Kuajt e Kukësit ‘pushtojnë’ malet e Sharrit, kope të mëdha shëtisin nëpër alpe

Nga muaji Mars e deri në Dhjetor, banorët e fshatrave të Kukësit, i lënë të lirë kuajt e tyre të cilët më pas bashkohen në kope të mëdha dhe shëtisin nëpër alpe.

10:41
Plagoset me thikë 33-vjeçari në Novoselë, në gjendje kritike për jetën

Një 33-vjeçar nga fshati Novoselë është goditur me thikë disa herë.

10:34
Shpërndanin kokainë në lokalet e natës së Dhërmiut, në pranga dy të rinjtë nga Elbasani

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Himarës, pasi shpërndanin drogë kryesisht në lokalet e natës në zonën e Dhërmiut

10:04
Sulm me granatë në shtëpinë e një serbi në Ranilluk

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se orët e para të 22 shtatorit është hedhur granatë dore në oborrin e një serbi në fshatin Ranilluk.

10:03
Shqipëria, perspektivë pozitive/ S&P ndryshon mendje, rikonfirmon notën B+

Standard & Poor’s ndryshon qëndrim për Shqipërinë. Agjencia e njohur ndërkombëtare e vlerësimit e ka rishikuar në rritje perspektivën e saj për Shqipërinë, duke e klasifikuar nga “e qëndrueshme”, në “pozitive”.

09:59
​Hynë ilegalisht, ndalohen dy serbë në Kosovë

Njësitë policore kanë ndaluar një automjet me targa të huaja me drejtues serb, në cilën ka qenë edhe një pasagjer serb.

09:47
Transportonin emigrantë nga India kundrejt pagesave, vihen në pranga dy shtetas

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi transportonin emigrantë nga India kundrejt pagesave.

09:47
Raportohet se SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë

Presidenti amerikan, Joe Biden, planifikon të dërgojë në Ukrainë raketa me rreze të gjatë, për t’i ndihmuar Kievit në kundërofensivën kundër ushtrisë ruse, kanë raportuar mediat amerikane.

09:25
Kryen vjedhje me dhunë 3 ditë më parë, arrestohen dy persona në Durrës (emrat)

Janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët e grabitjes së tre ditëve më parë në Durrës, të cilët i vodhën me dhunë një shtetasi, mallra me me vlerë 742 000 lekë të rinj.

09:15
“Jo, faleminderit”, preferohej përpara Nagelsmann, refuzoi stolin e Gjermanisë

Julian Nagelsmann u emërua trajneri i ri i kombëtares gjermane. Aty ku zëvendëson Hansi Flick, njësoj si te Bayern Munchen.

09:11
“500 euro për kokë”! Arrestohen dy persona në Lezhë, po transportonin 12 emigrantë të paligjshëm

Dy persona janë arrestuar në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, pasi bashkëpunuan për transportimin me 2 automjete, kundrejt 500 eurove/person, të 12 emigrantëve nga Vendet e Treta

09:02
Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë gjatë konfliktit në Ukrainë

Zyrtarët britanikë janë angazhuar në diskutime diplomatike me përfaqësuesit kryesorë të Kremlinit në lidhje me sigurinë globale në mes të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë.

08:59
​Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqet e paraqitura nga AI

Zëvendëskryeministri i Britanisë tha të premten se bota nuk mund të përballojë të “binte në kurth” në debatet nëse AI është një mjet për të mirën apo për të keqen.

08:45
Lejoi daljen nga Shqipëria të një personi të shpallur në kërkim, arrestohet oficeri i policisë në Durrës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer policie me detyrë ndihmës kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

08:39
Emina Cunmulaj zgjidhet anëtare jurie e “Miss USA 2023”!

Një shqiptare në krye të jurisë së “Miss USA 2023”, krah emrave të tjerë shumë të njohur.

08:27
​Etiopia rimerr thesaret e grabitura gjatë luftës nga Britania

Artefaktet, duke përfshirë tabletën e Shenjtë Tabot të ‘Medhane’Alem’, një tufë flokësh të Princit Alemayehu – djali i perandorit Tewodros II – u kthyen në Ambasadën Etiopiane në Londër.

08:21
Theo jashtë, Pioli ndryshon skemë për ndeshjen me Veronën

Pas humbjes së thellë në derbi dhe barazimit zhgënjyes ndaj Newcastle në kampionat, Milani do të provojë të rikthehet te fitorja në përballjen e sotme ndaj Veronës.

08:13
Gjermania e Franca me propozime jozyrtare për reformën e BE

Gjermania dhe Franca paraqitën këtë javë propozime për reformimin e BE, për ta përgatitur atë për anëtarë të rinj. Ekspertë të mbikqyrur nga të dyja vendet vunë në tryezë disa ide që ndezin debat, shkruan Auron Dodi.

07:58
Priten reshje shiu gjatë mbrëmjes, parashikimi i motit për sot

Deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit por orët e pasdites sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithe vëndin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë shtrirjes perëndimore. Por gradualisht gjatë mbrëmjes dhe në orët e vona të natës; pritet […]

E premte, 22 Shtator 2023
23:00
Për një sezon të ri pa ‘ethe’! Disa këshilla si të ruani shëndetin optimal dhe shmangni gripin

Përgatituni për të shijuar stinën e vjeshtës, duke ruajtur së pari mirëqenien tuaj. Faza kalimtare nga vera në vjeshtë paraqet disa sfida shëndetësore që kërkojnë ndryshime të kujdesshme të stilit të jetesës dhe zakoneve. Ky udhëzues gjithëpërfshirës paraqet pesë këshilla të thjeshta për të mbrojtur shëndetin tuaj gjatë gjithë periudhës së vjeshtës.

22:58
Pesë ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës

Vjeshta është stina ideale për shumë fruta, zarzavate peshk, ushqime të nëntokës të cilat mund të na ndihmojnë të humbasim kilogramët e tepërt, të mbrojmë zemrën e të kemi imunitet më të fortë.

22:54
“Vendi i Shqipërisë është në Evropë”! U nda sot nga jeta, deklarata e Napolitanos gjatë vizitës në Tiranë

Ish-presidenti italian, Giorgio Napolitano, i cili u nda nga jeta në moshën 98-vjeçare e ka mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

22:46
Emrat/ FSHF shpall “non grata” tifozët që hodhën flakadanë në ndeshjen ndaj Polonisë

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nxjerrë vendimet për aktet e dhunës të kryera nga tifozëritë në ndeshjen Shqipëri-Poloni, të luajtur më 10 shtator në Arenën Kombëtare.

22:44
Takimi kokë më kokë Zelensky-Trudeau, forcohet më tej mbështetja ushtarake

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë në Kanada, ku u takua kokë më kokë me Justin Trudeau dhe arriti të sigurojë sërish mbështetje.

22:30
Kryeministri i Rumanisë vizitë në Kiev! Në fokus bisedimet për grurin

Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu do të udhëtojë në Kiev së bashku me disa nga ministrat e tij për bisedime të vështira mbi ndalimin e importit të grurit, raportojnë mediat rumune. 

22:29
Fshehja e pagesave nga ish-oficeri i inteligjencës shqiptare/ Charles McGonigal pranon fajësinë në gjykatë

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte fshehur faktin që kishte marrë 225,000 dollarë shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj i cili u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

22:13
Miqësorja me Bullgarinë/ FSHF për biletat e “tifozëve të Kombëtares”: Afati deri të shtunën në mbrëmje

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore në 17 tetor atë ndaj Bullgarisë.

22:05
Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

Fushata bazohet në thirrjen e dikurshme të atdhetarit Pashko Vasa “Feja e shqiptarit është shqiptaria!”, e cila është bërë në një kontest historik të caktuar kur vendi ishte ende i përçarë dhe kur kërkohej një tubim rreth idesë së pavarësisë, dhe duhet kuptuar dhe interpretuar pikërisht në ato konture.

22:01
Pamjet nga kamera e sigurisë/ Momenti i plagosjes së inspektorit të “Shqiponjave”, autori ia mbath

Top Channel ka siguruar pamjet e momentit të plagosjes së inspektorit të forcave speciale “Shqiponja”, Edlir Alleshi.

21:57
Shuhet Giorgio Napolitano! Papa Françesku telegram ngushëllimi bashkëshortes së ish-Presidentit italian

Papa Françesku i shprehu ngushëllimet familjes së Giorgio Napolitanos për vdekjen e ish-Presidentit italian.

21:49
E reja shkon në festën e birrës çeke me €0.70 gota, por përfundon e zhveshur në vaskën me birrë të festivalit (fotot)

Një e re britanike tregonte së fundmi për mediat sesi ishte nisur për në Plzen në republikën Çeke për festivalin e birrës ‘Dielli në Gotë’ me pije të lira promocionale nga të gjitha distileritë e vendit, por rrjedhimisht kishte përfunduar krejt e zhveshur në një vaskë të mbushur me pijen e eventit.

21:41
Sardi Strugaj krah Erisës në “Dancing With The Stars”: Jemi çifti që do të mbani mend gjatë

Sardi Strugaj është një nga këngëtarët dhe tekstshkruesit më të vlerësuar në tregun tonë muzikor, por këtë herë këngët nuk do t’i krijojë ai, por do të kërcejë nën ritmin e tyre.

21:35
Ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-presidenti italian, Giorgio Napolitano

Ish-presidenti italian, Giorgio Napolitano ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare.

21:31
Pas suksesit në New York/ Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Londër, tre sfilata dhe një çmim

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në javën e modës në New York, Elton Ilirjani shkëlqeu me pjesëmarrjen e tij edhe në javën e  modës në Londër.

21:27
Përplasja Sancho-Ten Hag, sulmuesi mungon ndaj Burnley-t

Tjetër episod në përplasjen Jadon Sancho-Erik ten Hag. Trajneri i Manchester United e ka trajtuar sërish këtë çështje në konferencën për shtyp, para ndeshjes kundër Burnley-t.

21:20
Presidenti Begaj: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA-ve për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetëizolim

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nxiti zyrtarët në Kosovë që të ndjekin rekomandimet e dhëna nga Shtetet e Bashkuara për procesin e dialogut me Serbinë.

21:09
Nora Gjakova e artë, flamuri i Kosovës valëvitet në Azerbajxhan

Pas medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit, Nora Gjakova i ka sjellë tjetër medalje Kosovës, kësaj radhe me ngjyrë ari, nga Grand Prix-i që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

21:02
Zi në botën e futbollit, ish-mesfushori ikonë i Milan ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare

Bota e futbollit, në veçanti ajo e futbollit italian është në zi.

20:57
Kanadaja do t’i japë Ukrainës rreth 400 milion paund shtesë në ndihmë ushtarake

Kanadaja do të japë rreth 400 milionë paund në ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë tre viteve të ardhshme. 

20:55
Netanyahu kërcënon Iranin me sulm bërthamor në OKB, por tërhiqet shpejt

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të premten në Kombet e Bashkuara e paralajmëroi Iranin se përballet me “kërcënim bërthamor”, por zyra e tij reagoi shpejt duke e cilësuar këtë si rrëshqitje goje.

20:49
Mjaltë me sodë buke, kura plot përfitime për stomakun dhe mëlçinë

Soda e bukës është përdorur që në lashtësi kundër një sërë sëmundjesh dhe problemesh dermatologjike.

20:45
“Te varri i babait tim nuk e lejoj!”/ Banorët kundër rrugës për Bylis, kalon midis varrezave

Në “Fiks Fare”, u ankuan banorët e Hekalit, pasi rruga e re që të çon në zonën arkeologjike të Bylisit kalon midis varrezave të fshatit.

20:30
Anijet me grurë “guxojnë”, nisen nga portet ukrainase pavarësisht bllokadës ruse

Dy anije më grurë janë nisur nga portet e Ukrainës, pavarësisht bllokadës së vendosur nga Rusia në Detin e Zi, që pas pushtimit të vendit, por vetëm njëri prej tyre e ka finalizuar rrugëtimin.

20:21
Nations League për vajza, Shqipëria e nis me barazim ndaj Hungarisë

Shqipëria e vajzave e nisi me barazim ndaj Hungarisë edicionin e ri në Nations League për këtë kategori. Takimi i parë i vajzave kuqezi, i luajtur pasditen e sotme në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës u mbyll me rezultatin 1-1

20:20
Ukraina sulmoi me “Storm Shadow” flotën ruse të Detit të Zi! Një ushtar ende i zhdukur

Raketat “Storm Shadow” ishtin municionet e përdorura nga Ukraina për të sulmuar selinë e flotës së Detit të Zi.

20:09
Kriza e emigrantëve detyron Papën të udhëtojë, mbërrin në Marsejë për vizitë dyditore

Kriza e emigrantëve e detyroi Papa Françesku-n të bëjë një vizitë në Marsejë, ku për dy ditë me radhë do të diskutojë për Mesdheun dhe sfidat me bumin e refugjatëve të paligjshëm.

20:07
McGonigal pritet të pranojë fajësinë për akuzat se mori para nga ish-punonjësi i zbulimit shqiptar

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pritet të pranojë fajësinë të premten për akuza lidhur me faktin se ka marrë dhe fshehur 225,000 dollarë nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, i cili sipas të dhënave të gjykatës u bë burim në një hetim të FBI-së.

19:53
64 për qind e grave në Kosovë besojnë se ka ngacmime seksuale në sektorin privat

64 për qind e grave të punësuara në sektorin privat në Kosovë besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në këtë sektor, por vetëm 10 për qind e tyre thonë të kenë përjetuar këtë lloj ngacmimi.

19:52
Një i vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet ruse në Kremençuk

Një person është vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e një sulmi rus me raketë në qytetin qendror të Ukrainës, Kremençuk, njoftuan autoritetet.

19:50
Taksa për fitimet on line/ Hyjnë në fuqi më 1 janar, norma nga 13% në 23%

Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat ka futur së fundmi edhe konceptin e të ardhurave nga platformat on line si Youtube, Instagram, TikTok, Airbnb, Booking apo në platformat e blerjes së mallrave si Amazon, Alibaba dhe të tjerë.

19:44
Protestuesit në Indonezi djegin zyrat e bashkisë në protestën kundër kompanive minerare (fotot)

Zyrat e bashkisë së ishullit indonezian Gorontalo, ishin sot të shkatërruara nga zjarri pas një proteste të ashpër të banorëve kundër rritjes së aktivitetit të grupeve minerare në ishujt kryesorë të vendit.

19:41
Të dielën votohet në Kukës/ Gara mes PS dhe “Foltores”, PD e Bashës: Garë e paracaktuar

Të dielën e 24 shtatorit do të përsëriten zgjedhjet në Kukës, ku kanë të drejtën e votës 45 946 zgjedhës.

19:41
Netanyahu në OKB e kërcënon Iranin me sulm bërthamor, por tërhiqet shpejt

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të premten në Kombet e Bashkuara e paralajmëroi Iranin se përballet me “kërcënim bërthamor”, por zyra e tij reagoi shpejt duke e cilësuar këtë si rrëshqitje goje.

19:30
Pamjet/ Adoleshentet konsumojnë tullumbacet me oksid azoti, momenti kur njëra prej tyre rrëzohet

Një grup vajzash adoleshente janë filmuar nga një person ende i paidentifikuar duke pirë oksid azoti përmes tullumbaceve. Video është bërë virale në TikTok.

19:28
SHBA do t’i dërgojë Ukrainës një ‘numër të vogël’ raketash ATACMS

SHBA do të dërgojë një “numër të vogël” të sistemeve raketore me rreze të gjatë ATACMS në Ukrainë, njoftuan zyrtarët amerikan për NBC News. 

19:20
Shkatërrimi i përmbytjeve në qytetin e dytë më të goditur në Libi, Susa (fotot)

Teksa shumica e vëmendjes për tragjedinë e përmbytjeve në Libi është fokusuar në qytetin port Derna të tjera zona janë goditur nga vala e padëgjuar e përmbytjeve dhe shkatërrimit që vranë mijëra njerëz.

19:15
Siguria ushqimore/ Gabimet më të zakonshme që bëni në kuzhinë

Njerëzit preken shpesh nga sëmundjet që burojnë nga ushqimet e pasigurta ose të papërpunuara e të gatuara mirë.

18:57
Witsel: Arabia si Kina, shkohet për para, jo për projekt sportiv

Axel Witsel, lojtar i Atleticos së Madridit, të cilin Simeone e përdor si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Radio Marca”, ku ka folur veçanërisht për derbin ndaj Realit të Madridit:

18:50
“Nuk ke këllqe të më mbash”/ Gabriela e refuzoi, Herrisoni ikën me nerva nga takimi: Jam materialiste, dua Rolex dhe Cartier

I paparashikueshëm, ky është epiteti i vetëm që mund t’i vendosim takimit mes Gabrielës dhe Herrisonit në këtë episod të pestë të Për’puthen.

18:48
Më shumë se 50 të arrestuar në operacionin kundër mafias ‘më të fuqishme’ në Itali (fotot)

Autoritetet italiane raportonin sot se më shumë se 50 njerëz janë arrestuar në një bastisje të shumëfishtë kundër një prej grupeve më të mëdha mafioze në vend.

18:48
Shpërthimi në veri të Kosovës, ambasadori amerikan Hovenier: Autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier është shprehur i tronditur për shpërthimet që ndodhën në veri të Kosovës.

18:33
Veshtulla, bima medicinale qetësuese

Vjeshtulla është në thelb një bimë që rritet në degët e pemëve të tjera.

18:19
“Pesë mijë euro për lirinë”/ Italia vendos kushtin, si t’u shpëtojnë qendrave të ndalimit emigrantët nga vendet e sigurta

Italia do të kërkojë 5 mijë euro nga çdo emigrant që vjen nga vende të sigurta që të mos përfundojë në një qendër ndalimi apo të riatdhesohet.

18:02
Mashtruesi ngre faqe për ‘donacione kanceri’ pasi donte të hynte në turneun e pokerit me $30 000 (fotot)

Këtij lojtari amator pokeri duket se “blofi” që luajti i shpërtheu në fytyrë.

18:01
Kanadaja paralajmëron për sulme kibernetike gjatë vizitës së Zelenskyt

Kanadaja ka paralajmëruar komunitetin kibernetik që të shtojë vigjilencën gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Otava.

17:49
Zelensky viziton Otavën! Trudeau zotohet që Kanada të qëndrojë me Ukrainën “për aq kohë sa duhet”

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka zhvilluar një takim dypalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Otava, në të cilin ka “përsëritur mbështetjen e vazhdueshme ushtarake, ekonomike, humanitare dhe zhvillimore të Kanadasë për Ukrainën, ndërsa ajo vazhdon të mbrohet kundër luftës brutale të agresionit të Rusisë”.

17:42
Pioli para ndeshjes me Veronën: Të shtrëngojmë dhëmbët, gabim t’ia hedhim fajin një individi

Milani rikthehet në fushë pas humbjes turpëruese në derbi dhe barazimit me Newcastle në Champions, me synimin për t’u rikthyer te fitorja ndaj Veronës, në shtëpi.

17:39
Të shtëna me armë në Suedi/ Dy të vdekur, përfshirë një kalimtare e rastësishme

Dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën nga të shtënat në një lokal në Sandviken të Suedisë.

17:35
Ushtria ukrainase godet selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol

Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës (Stratcom) ka konfirmuar të premten se Ukraina shënjestroi me sukses selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol.

17:33
Osmani në Konferencën Globale të Grave Lidere 2023: Lidershipi nuk njeh gjini

Gjatë javës së lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbajt Konferenca Globale e Grave Lidere, në të cilën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte folësja kryesore.

17:31
Gjykata e lartë në Brazil vendos në favor të tokave të popullit indigjen (fotot)

Në një vendin historik gjykata e lartë braziliane ka vendosur sot kundër tentativës së korporatave të agrobiznesit për të marrë në përdorim tokën në zotërim të popujve ingjenë, edhe pse ata nuk ishin të vendosur aty që prej vitit 1988

17:16
Shpërthimi në veri të Kosovës, Stano: Do të reagojmë në kohë nëse është e nevojshme

Bashkimi Evropian ka reaguar sërish i shqetësuar lidhur me situatën në veri të Kosovës, pas shpërthimit të një granate dore në Lagjen e Boshnjakëve.

17:10
Senator demokrat i SHBA, Bob Menendez ndalohet për rryshfet në favor të Egjiptit (fotot)

Senatori demokrati New Jersey, Robert Menendez është përballur sot me akuza penale pranimi rryshfeti në qindra mijëra dollarë, njoftonte Departamenti amerikan i Drejtësisë.

17:00
Aktor në filmin “Në kuadër të dashurisë”, konfirmohet konkurrenti i radhës në “Dancing With The Stars”

Roerd Toçe është pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”. Por, në tetor, aktorin do të sfidojë veten edhe në kërcim.

16:58
Kosovë/ Rritet mbi 10 për qind konsumi i energjisë elektrike

Gjatë muajit korrik të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 520.26 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 405.2 GWh, ose 10. 8 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak korrik 2022.

16:51
Makina përplas biçikletën në Korçë, ndërron jetë në spital drejtuesi

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në qendër të qytetit të Korçës.

16:43
Begaj i kërkon Presidentit të Kenias, Botsvanës dhe Sudanit të Jugut njohjen e Republikës së Kosovës

Gjatë takimeve që presidenti Bajram Begaj po zhvillon në kuadër të pjesëmarrjes në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u takua me Presidentin e Kenias, Presidentin e Botsvanës, Presidentin e Sudanit të Jugut, të cilëve u kërkoi njohjen e Republikës së Kosovës.

16:39
Transportuan dhjetëra emigrantë të paligjshëm dhe më pas i morën peng, vihen në pranga tre persona

Tre persona janë vënë në pranga pasi transportuan 23 emigrantë të paligjshëm dhe më pas i mbajtën në një banesë të braktisur duke ju hequr lirinë në këmbim të 10 000 eurove.

16:23
Krye-trafikanti publikon videon muzikore nga burgu i sigurisë së lartë në Ekuador (fotot)

Një kriminel famëkeq, trafikant drogash, i akuzuar për vrasjen e kohëve të fundit të kandidatit presidencial në Ekuador, ka publikuar një video muzikore profesionale nga burgu i sigurisë së lartë ku po kryen dënimin.

16:21
Shisnin kanabis pranë gjimnazit/ Arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, tre të tjerë nën hetim

Një 20-vjeçar është vënë në pranga dhe tre të tjerë janë vënë nën hetim, pasi dyshohet se shpërndanin substanca narkotike pranë një gjimnazi në Shkodër.

15:52
Dëmtimi i Rrahmanit, kapiteni i “dardanëve” humb ndeshjet e tetorit

Dalin rezultatet e testeve instrumentale, të cilave iu nënshtrua Amir Rrahmani, pas problemit të pësuar ndaj Bragës, që e detyroi të largohej nga fusha pas vetëm 13 minutash lojë.

15:43
Dënohet gruaja e parë në Britani për abuzim fizik e psikologjik ndaj bashkëshortit (fotot)

Një grua që është bërë e para në Britani që dënohet për abuzim ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e kishte detyruar të tentonte disa herë vetëvrasjen, pas vitesh sjelljeje nënshtruese e imponimi.

15:38
Zbardhet kërkesa e deputetëve të PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave TIMS

Është zbardhur kërkesa e 35 deputetëve të opozitës të cilët kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor që do të shqyrtojë rrjedhjen e të dhënave personale që kanë dalë nga baza e të dhënave shtetërore.

15:35
Fermerët tregojnë prodhimet/ Panairi për produktet bio me bujqërit e Peqinit

Për herë të parë në Peqin është organizuar Panairi agroturistik, i cili synon të promovojë prodhimet bujqësore të fermerëve të zonës.

15:30
U raportua si aksident! 25-vjeçari në Lezhë tentoi ta vriste ish-kunatin duke i goditur motorin, shkak divorci me të motrën

Lezha dje u cilësua si kryeqyteti i aksidenteve, megjithatë duket se jo të gjithë përplasjet ishin ngjarje aksidentale. 

15:27
Nga çadrat e diellit tek të shiut/ Shërbimi meteorologjik ushtarak: Në fundjavë reshje

Përjetuam një shtator të nxehtë, si zgjatim të verës me temperatura 3-5 gradë më të larta se mesatarja mujore klimatike.

15:24
Muçi, heroi i Legias së Varshavës/ Tifozët polakë brohorasin emrin e tij pas shënimit të dy golave

Ernset Muçi ishte heroi i Legias së Varshavës mbrëmjen e djeshme, pasi me dy golat e tij i dha fitoren 3-2 skuadrës polake përballë skuadrës së Premier League të Aston Villës.

15:21
Dita pa makina/ Shkodër, vetëm me biçikleta në qytet

“Java Evropiane e Lëvizshmërisë” dhe “Dita pa makina” u mirëprit në Shkodër, qytetin rekord për përdorimin e biçikletave në vendin tonë.

15:17
Durrës, Marina nis ndërtimin/ Hapen themelet për dy ndërtesat e para, puna nuk do pengojë portin

Projekti i marinës së Durrësit ka filluar zyrtarisht punimet.

15:12
Kamza do të monitorohet! Vendosen kamera inteligjente për të rritur sigurinë

Inteligjenca artificiale jo vetëm ndihmon në përmirësimin e jetës por edhe në rritjen e sigurisë publike, siç është rasti i Bashkisë Kamëz ku ka instaluar rreth 200 kamera inteligjente, të cilat në monitor shfaqin panoramën e qytetit dhe policia e ka më të thjeshtë të verifikojë makinat apo këmbësorët që lëvizin në kryqëzime apo rrugë.

15:03
Sondazh/ 60.95% e qytetarëve nuk besojnë se Paketa e Sigurisë në Shkolla do të jetë efikase në parandalimin e kriminalitetit

Paketa e sigurisë në shkolla e prezantuar në fillim të këtij muaji është një risi, e cila synon të garantojë sigurinë e nxënësve dhe parandalimin e krimit jo vetëm brenda territorit të shkollës, por dhe jashtë saj.

15:02
Goditet me raketë baza detare e Rusisë në Detin e Zi

Ukraina e ka kryer një sulm të fuqishëm me raketë të premten ndaj shtabit të përgjithshëm të Flotës Detare të Rusisë në Detin e Zi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.