U fut në shtëpinë e “Big Brother VIP” për vajzën e tij, Roberti i ashpër me Sabianin: Është denigrim…

25/11/2023 19:50

Artisti Robert Dragoti gjatë bisedës në “S’e Luan Topi” tregoi këndvështrimin e tij në lidhje me situatën e pazakontë që ndodhi në “Big Brother VIP”, gjatë kohës që i biri ishte konkurrent.

“Denigrim”, kështu e konsideron ai futjen e Sabianit në ambientet e shtëpisë për t’i qëndruar pranë vajzës gjatë kohës që nisi një romancë me Kristi Dragoti.

Robert Dragoti u shpreh se ka pasur besim tek i biri, por mënyra se si veproi këngëtari është totalisht e gabuar.

“Këto janë gjëra shumë brutale, jashtëzakonisht primitive. Nuk ka mundësi të ndodhin këto gjëra. T’i nuk mund të vish të denigrosh fëmijën tënd publikisht në televizion, se është denigrim ky, mosbesim dhe kontroll”, theksoi artisti.

Biseda e zhvilluar mes tyre:

Erjona Rusi: A ka një moment kur do të doje të ishe futur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, që e pe që Kristi u ndje vetëm

Robert Dragoti: Asnjëherë nuk kam menduar që Kristi është i dobët. Asnjëherë nuk kam pasur frikë.

Erjona Rusi: As kur hyri Sabiani?

Robert Dragoti: Jo, fare. Kur hyri Sabiani ishte karikaturë. Kur hyri Sabiani mbi të gjitha. Se unë e njoh qetësinë e Kristit, ai është njeri që gjykon, nuk është emocional. Ai bëri atë që e keni parë të gjithë. Bëri atë që e keni parë të gjithë. Tregoi një gjë të madhe sepse mund të kishte ndodhur edhe një gjë e rëndë aty. Unë përshembull nuk do ta bëja kurrë, që t’i futesha vajzës sime në një show.

Këto janë gjëra shumë brutale, jashtëzakonisht primitive. Nuk ka mundësi të ndodhin këto gjëra. T’i nuk mund të vish të denigrosh fëmijën tënd publikisht në televizion, se është denigrim ky, mosbesim dhe kontroll. Nuk do ta bëja kurrë këtë me vajzën time, besoj tek vajza ime dhe i jap asaj nëpërmjet edukimit armët për tu mbrojtur vetë ajo. Nuk i shkohet fëmijës nga mbrapa, i jepen armë.

Top Channel