Beteja e antibiotikëve me mikroorganizmat duket të jetë e humbur.

Përdorimi pa kriter i tyre ka bërë që të krijohet super bakteret, të cilët i rezistojnë më shumë se 4 lloje antibiotikësh.

“Kemi antibiotikë, që i rezistojnë edhe 6 antibiotikëve dhe janë krijuar ato që quhen super bak”, shprehet Lindita Molla nga Departamenti i Vlerësimit të Riskut në Shëndetit Publik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka listuar tani antibiotikë që mund të përdoren dhe ata që nuk mund të përdoren.

“Jo menjëherë sa të kemi një temperaturë, të marrim antibiotik. Duhet të shkojmë të mjeku, të bëjmë biogramën për të parë cili antibiotik na bën efekt”, thotë Molla.

Por, antibiotikët përdoren pa kriter jo vetëm te njerëzit, por edhe te kafshët

“Jo vetëm te qeniet njerëzore, por dhe te kafshët ka përdorim pa kriter të antibiotikëve”, shton Molla,

Shumë nga antibiotikët kanë dalë nga përdorimi dhe prodhimi i antibiotikëve të rinj, jo vetëm kërkon kohë, por edhe kosto të lartë.

Top Channel