Atletja 21 vjeçare suedeze vret veten pas problemeve kardiake (fotot)

25/11/2023 17:11

Vrapuesja 21 vjeçare suedeze e distancave të gjata Emilia Brangefalt, ka vrarë veten, disa ditë pasi njoftonte në rrjetin Instagram se nuk do të stërvitej më pasi ishte diagnostikuar papritur me rrahje të shpeshta të zemrës, që nuk e lejonin të vijonte pasionin e saj.

Sportistja e talentuar kishte fituar medalje bronzi në kompeticionin botëror 40km, 2022 Chiang Mai, dhe sivjet ishte renditur e pesta në maratonën e Innsbruck.

Në një nga postimet e saj të fundit më 4 nëntor, Brangefalt tregonte për vështirësitë që e kishin përfshirë papritur, si fizike dhe mendore, që e detyruan të largohej nga sporti.

“Thjesht të eci është diçka e dhimbshme tani”, shkruante Brangefalt. “Kam qenë shpesh në spital, ata kanë bërë testime por nuk dihet se çfarë kam edhe pse jam kujdesur shumë për trupin tim”.

Por të enjten Federata suedeze e atletikës konfirmonte se Brangefalt kishte vdekur nga vetëvrasja, pa dhënë detaje të mënyrës së vdekjes.

Ata shkruanin: “Në muajt e saj të fundit, Emilia ndjehej keq, si fizikisht dhe mendërisht. Ajo kishte mbështetje nga njerëzit e saj të dashur, por me 13 nëntor ajo i dha fund jetës”.

Në një homazh për të motrën, vëllai i Brangefalt, Adam shkruante se reja kishte kërkuar ndihmë psikiatrike më 12 nëntor, por nuk kishte marrë trajtim prej “mungesës së stafit”.

Adam ngrinte lart aftësitë sportive dhe pasionit të saj.

“Dashuria jote për sportin ishte e papërshkrueshme. Kilometrat që kemi vrapuar bashkë, kemi rrëshkitur me ski dhe kujtimet e tjera, do të jenë të shtrenjta për mua”.

Deklarata përfshinte komente nga kapitenia e skuadrës së të ndjerës Kasja Bergqvist, e cila shkruante se vdekja e Brangefalt ishte aq tragjike sa “nuk arrinte të gjente fjalët”.

FOTO GALERI
1/3
Vrapuesja 21 vjeçare suedeze e distancave të gjata Emilia Brangefalt, ka vrarë veten, disa ditë pasi njoftonte në rrjetin Instagram se nuk do të stërvitej më pasi ishte diagnostikuar papritur me rrahje të shpeshta të zemrës

Top Channel