Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe, mesazhi prekës i kolegëve: Sot tavolina jote mbeti bosh, të gjithë flasin për mjekun e madh që ishe 50 persona janë shpëtuar nga automjetet që mbetën të bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në Qafë Murriz.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, nëpërmjet automjeteve të posaçme nxorën pasagjerët nga zona e rrezikuar, për t’i transportuar drejt Klosit, Bulqizëa dhe Peshkopisë.
Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë për pastrimin e rrugës, për të bërë të mundur që dhe automjetet të vijojnë lëvizjen.
Drejtuesit e mjeteve po qëndrojnë në makina, pasi pritet që të fillojë lëvizja e automjeteve.
Polica bën thirrje shoferëve të shmangin qarkullimin në Rrugën e Arbrit, njëkohësisht të zbatojnë rregullat rrugore.
Top Channel