Theu masën “arrest me burg”, arrestohet jashtë banesës një 35-vjeçar në Vlorë

26/11/2023 12:34

Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi theu masën e sigurisë “arrest me burg”. 35-vjeçari J.D nga Vlora është kapur jashtë banesës së tij.

Gjithashtu një 40-vjeçar tjetër nga Finiqi është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka djegur disa materiale ndërtimi në fshatin Cerkovicë.

Një tjetër i arrestuar është një 39-vjeçar K.T nga Vlora, i cili duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor me dëme materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel