E premte, 07 Mars 2025
07:58
Java mbyllet me mot të kthjellët, parashikimi për ditën e sotme

Kjo javë do të mbyllet me mot të kthjellët, i cili na ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre ditëve.

07:51
Ngrirja e fondeve të ndihmës së huaj, Gjykatësi i jep administratës së Trump afat deri të hënën për…

Një gjykatës federal njoftoi se administrata Trump deri të hënën duhet të paguajë paratë që u detyrohen organizatave jofitimprurëse dhe kontraktorëve që paditën për ngrirjen e ndihmës së huaj për punën që kishin përfunduar tashmë.

07:39
Zhduket sërish statuja e Tina Turner në shëtitoren Taulantia të Durrësit

Zhduket sërish statuja e Tina Turner në shëtitoren Taulantia të Durrësit.

07:26
Shqipëria feston “Ditën e Mësuesit” më 7 Mars! 138 vite më parë u hap shkolla e parë shqipe në Korçë

Në të gjitha shkollat e vendit festohet sot 7 Marsi, ku organizohen aktivitete festive në shenjë mirënjohjeje për punën e mësuesve në edukimin e brezit të ri.

07:07
Zbutet Trump, shtyn tarifat për një muaj për Kanadanë dhe Meksikën, ja mallrat që nuk do të taksohen

Presidenti Donald Trump nënshkroi sot urdhra ekzekutiv që vonojnë për gati një muaj tarifat për të gjitha produktet nga Meksika dhe Kanadaja që mbulohen nga traktati i tregtisë së lirë USMCA, një kthim i rëndësishëm i planit ekonomik të nënshkrimit të administratës që ka tronditur tregjet, bizneset dhe konsumatorët.

E enjte, 06 Mars 2025
23:12
Trump mesazh të qartë për shtetet anëtare të NATO-s: Nëse nuk paguajnë nuk do t’i mbroj         

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi fjalët e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili tha ditën e djeshme se Franca mund ta shtrijë ombrellën e fuqisë bërthamore tek partnerët e saj evropian si dhe foli për shpenzimet për mbrojtje për shtetet anëtare të NATO-s.

23:00
Conference League/ Chelsea nuk gabon në Danimarkë, Fiorentina “shtanget” në Greqi, Betis ndalet në shtëpi (Rezultatet)

Conference League ka zhvilluar sfidat e saj të para në fazën e 1/16-ave, me Chelsean pretendent që nuk gaboi, teksa Fiorentina dhe Real Betis hodhën hapa të gabuar.

22:58
Europa League/ Surpriza në ndeshjet e para! Man. United “ngec” në Spanjë, Roma dhe Lazio fitojnë në fund, hap fals për Tottenhamin

Ndeshjet e para të fazës së 1/16-ave në Europa League sollën mjaft surpriza në të gjitha takimet.

22:44
Gjesti ka takuar Eglin para se ajo të largohej? Banori: Inshallah më ka kuptuar, u bë e tepërt

Largimi i Eglit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar shumë reagime, dhe një prej banorëve që duket se e ka përjetuar thellë këtë situatë ka qenë Gjesti.

22:42
“Unë luaj si të dua me ty…”/ Gerta debaton ashpër me Rozanën: Nuk të vjen turp…

Sot Gerta Gixhari dhe Rozana Radi kanë vazhduar të debatojnë ashpër me njëra-tjetrën.

22:34
“Rama po sulmon në Tiranë, Berisha mbrohet”! Debat i ashpër në “Top Story”, përplasje mes Sulos dhe Dudushit: Nuk ka diçka të tillë, më lër ta mbaroj

Krijimi i një liste të mundshme të kandidatëve të sigurt që do të garojnë në 11 maj për Tiranën nga “Top Story” ka sjellë debat të ashpër mes Alban Dudushit dhe Arjon Sulos.

22:23
Marrëveshja e fshehtë e PD, gazetari: I jep mandat Dodës nga PDIU, ja ku do garojë Flamur Noka

Kur na ndajnë thuajse dy muaj nga zgjedhjet e 11 majit, ethet e listave të partive politike kanë nisur.

22:23
Lista e Top Story/ Kandidatët e sigurtë në Tiranë, PS me surpriza! Ja si mund të jenë në qarqet e tjera

Kur na ndajnë thuajse dy muaj nga zgjedhjet e 11 majit, ethet e listave të partive politike kanë nisur. Të gjithë shpresojnë ta shohin veten në lista të sigurta, ndërsa kryetarët e partive Rama dhe Berisha kanë dhënë mesazhe të forta për personat që do të kandidojnë për deputetë.

22:13
Zgjedhjet në Shqipëri, Chris LaCivita: Parlamentaret e 11 majit mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Chris LaCivita thotë se zgjedhjet në Shqipëri mund të jenë si një pikëmbështetje pro-amerikane në Evropë.

22:00
Trump i akuzoi për racizëm, SHBA-ja pezullon menjëherë ndihmat për Afrikën e Jugut

Departamenti i Shtetit ka urdhëruar një pauzë të menjëhershme për shumicën e ndihmës së huaj amerikane për Afrikën e Jugut, duke zbatuar zyrtarisht një urdhër ekzekutiv të diskutueshëm nga Donald Trump.

21:36
Britania e Madhe do me çdo kusht paratë e Abramovich për Ukrainën, qeveria drejt gjyqit me oligarkun rus

Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar po përgatiten të çojnë Roman Abramovich në gjykatë për një përpjekje përfundimtare për të liruar më shumë se 2 miliardë paund nga shitja e Chelsea FC për t’i shpenzuar si ndihmë në Ukrainë.

21:20
Zgjedhjet e 11 majit, gazetarja zbulon katër emrat e kryebashkiakëve socialistë që do të lënë mandatin për garën e Parlamentareve

Kur na ndajnë thuajse dy muaj nga zgjedhjet e 11 majit, ethet e listave të partive politike kanë nisur.

21:06
Fiks Fare/ Procedim penal për ‘Drejtoreshën e Antidrogës’ pas demaskimit në Fiks Fare, kërcënon emisionin dhe Top Channel: Do ju hedh në erë

Menjëherë pas transmetimit në Fiks Fare të problemit të emigrantit shqiptar në Greqi, Arben Latifi, i cili ankohej për 48-vjeçaren, Manjola Thanasko se e kishte mashtruar duke i marrë 4500 euro për t’i nxjerrë dokumentet e qëndrimit në shtetin grek, reagoi Drejtoria e Policisë Vendore të Vlorës.

20:45
Von der Leyen shpalosi planin 800 miliardë euro, Putin kërcënon BE: Nuk tërhiqem!

Në një moment të tensionuar për Evropën dhe botën, presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar sërish sot se Rusia nuk do të heqë dorë nga asgjë që është e saj, duke lënë të kuptohet se nuk do të tërhiqet nga territoret e pushtuara në Ukrainë.

20:27
SHBA-ja dhe Ukraina bisedime javën e ardhshme, i dërguari i posaçëm i Trump zbulon vendin ku do takohen delegacionet

I dërguari i administratës Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff tha se ai po përpiqet të organizojë një takim me delegacionin Ukrainas në Arabinë Saudite për të diskutuar rreth një marrëveshje paqeje.

20:14
Egli u tërhoq nga gara! Big Brother vjen me njoftimin zyrtar, merret vendimi i radhës

Një vendim i papritur u mor disa minuta më parë, me Egli Takon që vendosi të linte përfundimisht shtëpinë dhe të tërhiqej nga gara për shkak të disa problemeve shëndetësore.

20:10
“Do t’i rikthehemi Shqipërisë prodhuese”, Berisha: ‘Made in Albania’ do të jetë krenaria kombëtare,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës.

19:53
Goditja ndaj partnerëve tregtarë, tarifat e Trump prekin edhe Shqipërinë

Shqipëria nuk është një eksportues i madh në SHBA, por një rritje e tarifave për BE mund të ketë ndikime indirekte edhe në ekonominë e vendit tonë.

19:51
Mbyllja e TikTok zyrtarisht në Shqipëri, zbardhet VKM! Ç’pritet të ndodhë në vijim

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për mbylljen zyrtarisht të rrjetit social “TikTok” në të gjithë vendin, për 12 muaj.

19:40
Plani i SPAK për zgjedhjet/ Mund të kallëzohen zyrtarët më të lartë të shtetit, dritare online për të denoncuar krimet

Pyetjes “ Kush e ka radhën?”, i ka dhënë përgjigje vetë Prokuroria e Posaçme në faqen zyrtare.

19:38
E papritur në Big Brother, Egli Tako ndërpret garën! Zbulohet arsyeja

Egli Tako ka ndërprerë garën e Big Brother!

19:17
Mikela fiton çmimin “Miss Bikini”, revoltohet Ola! “Nuk donin të më nxirrnin mua dhe Jozin…”

Një ngjarje e papritur ka shpërthyer brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” pas aktivitetit “Miss Bikini”, i cili u organizua dhe zhvillua nga vetë banorët me shumë energji të mirë dhe humor.

19:14
Analiza/ Afrimi i Moskës me Uashingtonin, a do ndjehet Rusia e autorizuar të pushtojë shtete të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik? Vendi që rrezikohet

Presidenti rus, Vladimir Putini do të donte t’i propozonte presidentit amerikan, Donald Trump një ndarje të re të zonave të ndikimit, siç ndodhi në Jaltë në vitin 1945, të paktën këto janë thashethemet që qarkullojnë nëpër Webfaqe ruse pro-qeveritare.

19:04
Kreu i Delegacionit të BE takohet me gjyqtarët e GJK, Gonzato: Bashkimi Evropian do vijojë mbështetjen për reformën në drejtësi dhe “Kushtetuesen”

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë është takuar sot me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

18:54
“Hallall vicklat dhe përqeshjet”, Rama falënderon Melonin pas marrëveshjes, kryeministri: Tani qershia mbi tortë, dakordësimi për pensionet me Greqinë

Arritja e marrëveshjes me Italinë për pensionet, ishte një nga dy marrëveshjet më të vështira u shpreh kryeministri Edi Rama në një reagim të bërë së fundmi në Facebook.

18:44
“Partia e Lirisë ka nisur procesin e saj të fuqizimit”, Meta reagon nga burgu: Partitë e tjera aleate do…

Ilir Meta ka reaguar sërish nga burgu, ku këtë herë i është referuar synimeve të Partisë së Lirisë përpara për zgjedhjet e 11 majit.

18:38
Superiore/ Mbyllet java e 28-të! Tirana merr “frymë” pas fitores me Laçin, Elbasani hedh hapin e gabuar me Skënderbeun, Bylizi ‘zhyt’ Teutën

Është mbyllur java e 28-të e Kategorisë Superiore, me tre sfidat e fundit që u zhvilluan këtë të enjten.

18:37
Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, prokuroria merr në pyetje katër persona

Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me policinë kanë zbarkuar sot pranë inceneratorit të Elbasanit në vijim të hetimeve për zjarrin që përfshiu landfillin në korrik të vitit 2023.

18:23
240 mijë ukrainas do të dëbohen nga SHBA? Reagon Shtëpia e Bardhë: Nuk ka asnjë vendim!

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas lajmit të publikuar sot nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, duke mohuar se është marrë një vendim për revokimin e statusit të përkohshëm ligjor të 240,000 ukrainasve që ikën në SHBA pas fillimit të luftës.

18:18
Është “ringjallur” te Santosi, Neymar thirret për të luajtur me Brazilin pas një viti e gjysmë

Neymar duket se është “ringjallur” që pas kalimit të tij te Santos vetëm pak kohë më parë, pasi ndërpreu kontratën me Al Hilal.

18:17
“Kam ende zjarrin e brendshëm”, Rama tregon “burimin e energjisë”: Dua të përmbyllim fazën e anëtarësimit në BE! Kjo është hakmarrje për….

Në një takim që zhvilloi këtë pasdite me të rinjtë e PS në Tirana, kreu i qeverisë Edi Rama tha se synimi është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, dhe kjo sipas tij edhe si një lloj hakmarrjeje për gjithë ç’ka ndodhur në të shkuarën.

18:13
Trump “kursen” Meksikën, fqinji i SHBA-së nuk do tarifohet deri më 2 prill për mallrat që bien nën marrëveshjen USMCA

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se pasi ka folur me presidenten meksikane, Claudia Sheinbaum ka rënë dakord që Meksikës nuk do t’i kërkohet të paguajë tarifa për çdo gjë që bie nën Marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada deri më 2 prill.

18:07
Marrëveshja për pensionet me Italinë, Spiropali: Dëshmi se partneriteti mes dy vendeve ka në qendër qytetarët

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur miratimin nga Senati Italian të Marrëveshjes me Shqipërinë për Pensionet.

17:50
“Sllovenia bëhet si Vlora dhe Austria si Tirana”, Rama në takimin me të rinjtë e PS: Në Europë ishim dhe kur erdhi Sudja me Rrapushin

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste në Tiranë.

17:43
Ngjarja tronditëse në Tiranë/ Babai dyshohet se vrau të bijën, çfarë zbuloi eksperti i kriminalistikës

Emisioni “Shqipëria Live” me gazetaren Sidorela Gjoni u ndal këtë të mërkurë në detajet e reja të ngjarjes tronditëse, vrasjen në Tiranë të 24-vjeçares palestineze.

17:42
“Për rrugën në BE, duhet mbështetje në 11 maj për PS!”/ Rama ironizon opozitën: Çdo tango me Kujtim Gjuzin, do krijonte lëkundje 

Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim me skuadrën e të rinjve të PS Tiranë.

17:37
FIFA nuk ka të ndalur! Hidhet ideja e bujshme, 64 ekipe në Botërorin e 2030-ës/ Zbulohen shanset e Shqipërisë

FIFA do të shqyrtojë një propozim për të zgjeruar Kupën e Botës 2030 në 64 ekipe, një rregullim që do të thotë se më shumë se një e katërta e 211 shoqatave anëtare të saj do të marrin pjesë.

17:21
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit! Partneritet me Shqipërinë në mbrojtje, zyrtarja: Projektet…

Zv/presidentja e Industrisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë së Republikës Çeke, Kristýna Helm, foli në një intervistë me Angelo Harunin për “Top Talk Economy” rreth angazhimit që kompanitë çeke kanë ndërmarrë në fushën e mbrojtjes në Shqipëri.

17:20
BE mban sot takim urgjent për sigurinë evropiane dhe Ukrainën, zbardhen detajet nga mbledhja

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po zhvillojnë sot një takim të nivelit të lartë në Bruksel të përqendruar tek mbështetja për Ukrainën dhe përforcimi i mbrojtjes në kontinent.

17:10
U largua nga Big Brother VIP për t’iu gjendur pranë të atit, çfarë i ndodhi G Banit gjatë fluturimit për në Londër?

Ish banori i BBVIP, G Bani ka ndarë një përvojë të vështirë gjatë fluturimit të tij drejt Londrës, pasi mori lajmin se babai i tij ishte shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje stabile.

17:01
Shpenzoi mbi 640 mijë euro në lokalin e VIP-ave në Milano me kokainë dhe prostituta, zbardhet çfarë deklaronte klienti me “peshë”

Stefania Nobile, vajza e Wanna Marchi, e njohur si “mbretëresha e telemarketingut” dhe Davide Lacerenza, ish-partneri i saj dhe pronari i Gintoneria, një lokal për VIP-at në Milano, janë vënë në pranga pasi dyshohen se lokalin e kishin kthyer në “fole” prostitucioni.

16:54
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ refuzon hapjen e kutive të votave me postë

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar kundër rekomandimit të Sekretariatit të këtij institucioni për të hapur të gjitha kutitë me vota të dërguara përmes postës, me qëllim që të rivlerësohen votat e shpallura të pavlefshme.

16:35
EMRI/ Emërohet zëvendësministri i ri i Financave

Florian Semani është emëruar zëvendësministër i Financave.

16:34
Hamasi i përgjigjet ultimatumit të Trump: Pa marrëveshje armëpushimi, nuk ka lirim pengjesh

Hamasi hodhi poshtë të enjten kërcënimin e fundit të presidentit, Donald Trump dhe refuzoi të lirojë më shumë pengje izraelite pa një marrëveshje të përhershme armëpushimi në Rripin e Gazës.

16:20
Ratifikimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë, reagon Rama: Ia dolëm!

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një arritje miratimin e marrëveshjes në Senatin italian, e cila garanton përfitimin e pensioneve për emigrantët shqiptarë në Itali dhe shtetasit italianë që jetojnë në vendin tonë.

16:07
EMRI/ I shpallur në kërkim nga GJKKO, arrestohet në SHBA ish-oficeri i policisë Gjyqësore! Ekstradohet në Shqipëri

Është ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri ish-oficer i policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës, Fatbardh Lala, i cili ishte shpallur në kërkim nga GJKKO.

15:53
Kërcënoi drejtoreshën e shkollës pasi i mori telefonin gjatë orës së mësimit, policia e Tiranës arreston 19-vjeçarin! I sekuestrohet një thikë 

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, pasi ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës.

15:32
Mbrojtje bërthamore nga Parisi, Macron ftesë aleatëve të BE: Rusia kërcënim për Francën dhe Evropën

Për Emmanuel Macron, do të ishte çmenduri të shpërfillej kërcënimi që përbën sot Rusia për Evropën.

15:24
Kampusi i Akademisë Ushtarake, Rama inspekton punimet, do të presë 300 studentë

Kryeministri Edi Rama ju bashkua ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngut gjatë inspektimit në kantierin e kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, projekt i cili është ideuar në bazë të modelit të Akademisë amerikane West PointUS duke ndjekur standardet më të larta të NATO-s.

15:20
Aksidenti i rëndë në Durrës/ Ambulanca përplaset me makinën, plagoset pacientja dhe dy të tjerë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme pranë Shkëmbit të Kavajës, ku një autoambulancë është përplasur me një automjet gjatë rrugës për në spital. 

15:19
Blegtorinë e dëmton importi! Qumështi serb vjen me çmim shumë më të lirë se sa prodhimi i fermave shqiptare. Fermeri: U detyrova të…

Blegtoria nuk është në ditët e saj më të mira, kjo shihet nga rënia drastike që po pëson TAB1 numri i të imtave dhe gjedhëve në rang kombëtarë.

15:15
Mbështetja për blegtorinë! Qeveria ndryshon skemën kombëtare të subvencioneve në bujqësi

Për herë të parë në vitin 2025 fermerët që merren me mbarështimin e gjedhëve do të përfitojnë subvencionim nga skema kombëtare edhe për viçat.

15:03
Aleancë Rusi-SHBA për të ndarë Evropën? Analiza: Ëndrra e madhe për të rikthyer perandorinë sovjetike

Kur shkroi dëshminë mbi Revolucionin Rus të vitit 1917, gazetarja amerikane John Reed e titulloi atë “Dhjetë ditët që tronditën botën”.

14:42
“Kam 10 vjet që e dua, ajo është zemërgur”, Klajdi Musabelliu ndan historinë e dashurisë!

I ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli, Lei Kraja dhe Arbër Çepani ka qenë Klajdi Musabelliu.

14:34
Video/ Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në intervistë me kryq në ballë, zbulohet arsyeja

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u shfaq dje në Fox News me shenjën e kryqit në ballë.

14:24
Shtyhet sërish seanca paraprake ndaj Berishës, ja kur mbahet gjyqi i radhës

Shtyhet sërish seanca paraprake për kryedemokratin Sali Berisha dhe seanca e radhës do të jetë më 13 mars.

14:15
Rama mbron vendimin për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X pas vendimit të qeverisë për mbylljen e përkohshme të aplikacionit TikTok.

14:06
Biden i mori në SHBA pas nisjes së luftës me Rusinë, Trump gati të deportojë 240 mijë ukrainas

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të heqë statusin e përkohshëm të ligjshëm për rreth 240,000 ukrainas që kishin ikur nga konflikti me Rusinë, thanë një zyrtar i lartë i Trump dhe tre burime të njohura me çështjen, duke i vënë ata potencialisht në një proces të shpejtë deportimi.

13:49
Hungaria dhe Sllovakia, dy vendet që kundërshtojnë mbështetjen e Ukrainës, çfarë fshihet pas qëndrimit të tyre kundërshtues

Hungaria dhe Sllovakia janë dy shtetet e BE-së që e kundërshtojnë mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës. Por përse këto vende kanë qëndrim të ndryshëm nga pjesa tjetër e Unionit?

13:45
17 kg kokainë e pastër nga Amerika Latine me destinacion Athinën/ Bien në pranga dy shqiptarët

Departamenti i anti drogës Greke në bashkëpunim me Dean Amerikane kanë bërë të mundur bllokimin e një sasie prej 17 kg kokainë e pastër që kishte destinacion Athinën.

13:41
Epopeja e UÇK-së, krerët e shtetit homazhe në Prekaz

Prekazi edhe këtë mars mirëpriti qindra qytetarë nga e gjithë Kosova.

13:36
“Imagjinoni nga dritarja ime të jap urdhra vrasjeje”/ Rama për drejtësinë: Altin Dumani aty ishte, por shpatën ia dhamë ne jo Amerika

Kryeministri Edi Rama përsëriti se ishte ai dhe Partia Socialiste që me reformën në drejtësi sollën një drejtësi të pavarur në Shqipëri ‘që godet majtas dhe djathtas’.

13:21
Europa League, sot faza e 1/8-ave! Hysaj dhe Bajrami flamurtarët kuqezi të kupave të Europës

Mbrëmjen e sotme do të zbresin në fushë skuadrat e mëdha europiane pjesëmarrëse në fazën e 1/8-ave në Europa League dhe Conference League njëkohësisht. Mes pretendentëve për trofeun e dytë më të madh për klube janë dy klubet e italiane të të njëjtit qytet, Romëa dhe Lazio.

13:05
Dalja publike e Ramës me sekretarin e Përgjithshëm, Berisha: Nëse Agaçi ka bërë të sëmurin imagjinar, atëherë është i pashpresë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar daljen publike të kryeministrit Rama me sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, teksa më herët kishte deklaruar se ai ishte larguar nga Shqipëria për t’i shpëtuar drejtësisë.

12:55
“Kënetë që nuk i duhet as dreqit”, Rama sulmon opozitën: Edhe bufi i vërtetë është ku e ku me këtë tjetrin me dy këmbë e duar

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën gjatë rubrikës Sy m’Sy.

12:54
Mocion kundër qeverisë greke! Jashtë ndërtesës së parlamentit “shpërthejnë” protestat e dhunshme

Sheshi Syntagma para parlamentit grek është shndërruar mbrëmjen e së mërkurës në arenë përleshjesh midis demonstruesve dhe forcave policore.

12:54
Mbyllja e Tik Tok, Berisha thërret protestë kombëtare, ja data: Akt monstruoz kundër fjalës së lirë

Kryedemokrati Sali Berisha thërret protestë kombëtare pas mbylljes së platformës TikTok.

12:47
Gripi i shpendëve tek njerëzit! Ekspertët: Virusi H5N1 ka potencialin të prekë njerëzit, por deri tani nuk ka të infektuar

Gripi i shpendëve H5N1  nuk prek vetëm shpendët por edhe njerëzit, për këtë arsye stabilimentet e pularive duhet të marrin masa të larta biosiguriri për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, i cili në USA mori dhe dy jetë njerëzish.

12:38
Qeveria merr vendimin, mbyll TikTok-un për 12 muaj, ministrja: Kemi nisur komunikimin me përfaqësuesit e platformës

Qeveria sot mori vendimin për mbylljen e aplikacionit TikTok përkohësisht për një periudhë prej 12 muajsh.

12:37
“Macron na kërcënoi me përdorimin e armëve bërthamore”, Kremlini reagon ashpër: Futjen e ushtarëve të BE në Ukrainë e konsiderojmë…

Kremlini ka dhënë komentet e tij për fjalimin e mbrëmshëm të presidentit francez, Emmanuel Macron, duke e quajtur atë “jashtëzakonisht konfrontues.” 

12:31
“Koalicioni i PD, kënetë që nuk i hyn në punë as dreqit”, Berisha i përgjigjet Ramës: Lëreni në botën e zhabave dhe zhapikëve

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të kryeministri Edi Rama gjatë deklaratës për mediat.

12:23
Zjarri në vitin 2023/ Kontrolle në inceneratorin e Elbasanit pas nisjes së hetimeve

Kontrolle në inceneratorin e Elbasanit. Policia e prokuroria veprime hetimore për zjarrin e vitit 2023 ne landfillin pranë inceneratorit.

12:21
“Nuk kemi shumë kohë, duhet të riarmatosemi”, Danimarka, Letonia dhe Lituania apel para samitit: Rusia mund të sulmojë sërish

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, deklaroi sot se “gjëja më e rëndësishme tani është të riarmatosim Evropën.” 

12:15
Pentagoni konfirmon: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë!

Në kohën kur nga SHBA mbërrijnë sinjale për zvogëlimin e mundshëm të pranisë së tyre ushtarake në Evropë, pyetje të shumta rrethuan edhe vijimësinë e qëndrimit të trupave amerikane në Kosovë.

12:12
Apartamente, makina dhe llogari bankare/ SPAK sekuestron 90 pasuritë e policëve që bashkëpunonin me kriminelët dhe kryetrafikantit

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy zyrtarëve të policisë Ervis Alisinanaj shef i krimeve Lushnjë, Shkëlzen Ruska shef i krimeve në Himarës dhe Kristo Qiricit, të përfshirë në trafikun e drogës.

12:06
Raketat ruse godasin hotelin ku qëndronin vullnetarë amerikanë dhe britanikë në qytetin e lindjes së Zelenskyt, katër të vrarë dhe 32 të plagosur

Një raketë ruse goditi një hotel në qytetin qendror ukrainas, Kryvyi Rih, të mërkurën vonë, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 32 të tjerë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdonin kërkimet të enjten në mëngjes për ndonjë person të mbetur nën rrënoja, thanë zyrtarët.

11:50
U arrestua për gjobëvënie, gjykata lë në burg Jetmir Llanaj! Avokati: Masa është dhënë për të tjera qëllime

Në gjykatën e Lezhës, u mbajt seanca ndaj Jetmir Llanaj, 46 vjeçari i cili akuzohet si pjesë e një grupi prej 5 personash që vendoste gjoba tek biznesi.

11:31
“Evropa e ka mbajtur 20 vite pa asnjë lloj produkti”, ish-ambasadori: Nëse preket territori i Kosovës…

Arben Çejku, ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë tha në Top Story se Evropa e ka mbajtur Kosovën 20 vite pa asnjë lloj produkti.

11:29
Tragjedia e Tempit/ Bomba molotov, gurë e sende të forta, sheshi para parlamentit grek shndërrohet në arenë përleshjesh mes demonstruesve dhe policisë

Sheshi Syntagma para parlamentit grek është shndërruar në arenë përleshjesh midis demonstruesve dhe forcave policore mbrëmjen e së mërkurës.

11:18
“Kthehuni edhe një herë në SPAK”, Veliaj nxjerr sms-të me hetuesin e BKH: Shteti me Whatsapp edhe të shtunën, edhe Perëndia pushoi atë ditë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ka bërë një tjetër reagim të gjatë nga burgu, ku thotë se po qëndron “pa asnjë akuzë formale dhe falë një prokurori lunatik e një gjykatësi politik”.

11:15
Qarkullonte me taksi të ndryshme për të shpërndarë doza heroine, arrestohet autori

Arrestohet një person, i cili dyshohet se qarkullonte me taksi të ndryshme për të shpërndarë doza heroine.

11:12
“Komplotuan për daljen e shtetit nga NATO”/ Rumania arreston gjashtë persona të akuzuar për tradhti dhe komplot me Rusinë

Autoritetet rumune arrestuan gjashtë persona të cilët akuzohen për tradhti dhe plane për të “minuar sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit rumun”.

11:00
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pranga 30-vjeçarit në Bulqizë

Një 30-vjeçar është arrestuar mëngjesin e kësaj të enjteje në Bulqizë, pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

10:58
“Pse Trump do të bëhet babysitter i Europës gjithë kohës?!”, analistët përplasen në Top Story: Pas sherrit doli që Ukraina nuk është viktimë, por…

Analistët Artur Zheji dhe Fitim Zekthi janë përplasur në studion e emisionit Top Story në Top Channel.

10:54
I vëllai vrau të dashurën dhe veten në Shkodër, motra e autorit: Ti ishe engjëlli më i bukur në botë

Më 18 shkurt qyteti i Shkodrës u trondit nga një ngjarje e rëndë, Ku Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë partneren e tij Anila Ndoka, dhe më pas vrau veten.

10:42
Në kërkim për shpërndarje droge, kapet pas tre muajsh 45-vjeçari në Vlorë

Një 45-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje droge është arrestuar këtë të enjte në Vlorë.

10:25
Ekspertët ngrenë alarmin: Akulli global ka arritur minimumin e të gjitha kohërave në muajin shkurt

Ekspertët kanë ngritur alarmin se akulli global në gjithë planetin është më i ulëti i regjistruar ndonjëherë në muajin shkurt.

10:22
Liderët e BE-së takohen në Bruksel/ Merr pjesë edhe Zelensky, diskutohet mbi planin e mbrojtjes 800 miliardë euro

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të bashkohet me liderët e BE-së në Bruksel të enjten për një samit për të diskutuar një plan prej 800 miliardë eurosh (660 miliardë £) për të forcuar industrinë e mbrojtjes të Evropës, për të rritur aftësinë ushtarake dhe për të ndihmuar në ofrimin e mbështetjes urgjente ushtarake për Ukrainën.

10:08
FOTO/ Avionët luftarakë të Koresë së Jugut bombardojnë aksidentalisht disa banesa, plagosen 15 persona

15 persona në Korenë e Jugut u plagosën, 2 prej tyre në gjendje të rëndë, pasi avionët luftarakë bombarduan aksidentalisht shtëpitë gjatë një stërvitjeje me zjarr me forcat amerikane.

09:56
Tjetër sinjal për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA, Putin emëron ambasadorin e ri në Uashington

Presidenti rus Vladimir Putin emëroi diplomatin e lartë Alexander Dartsiev si ambasador në Shtetet e Bashkuara, për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

09:48
“Opozita më nxori dhe fotot nudo”/ Rama në ‘Sy m’sy’: Unë isha për qejfin tim në plazh, ma nxorën për të më bërë keq, por…

Teksa u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama komentoi foton nudo që iu publikua vite më parë para fushatës për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

09:47
Gjendet pa shenja jete një person në rrugë, dyshohet se është përplasur nga makina/ Policia: Ka humbur jetën para disa muajsh

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve.

09:37
I ngarkuari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor: Të punohet për zgjidhjet në dialogun Kosovë-Serbi

Manuel Sarrazin, i ngarkuari i posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor në intervistë për DW, flet për sfidat e rajonit në kushtet e zhvillimeve aktuale dhe perspektivën europiane të këtyre vendeve.

09:36
“Shqipëria të ulet në tryezën e BE”, Rama: Kjo është arsyeja pse duroj poshtërsitë që më hidhen mua dhe familjes sime

Kryeministri Edi Rama ka përmendur sulmet ndaj tij dhe familjes gjatë rubrikës “Sy m’Sy”.

09:30
“Më 11 maj nuk ka tifozllik”, Rama-qytetarëve: Duhet të anëtarësojmë Shqipërinë në BE, do të përfitojmë…

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale ka zhvilluar një komunikim ‘online’ me qytetarët.