Live/ Sot dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” para marshimit drejt Kryeministrisë
Një konflikt për çështje pronësie mes dy fqinjëve në fshatin Gizavesht, Librazhd, ka përfunduar me të shtëna në ajër dhe me ndalimin e një 42-vjeçari.
Ngjarja u raportua si një përshkallëzim i menjëhershëm verbal mes dy banorëve, që çoi në përdorimin e një arme gjahu.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasi S. Xh., 42 vjeç, ka qëlluar me armë gjahu në ajër, gjatë një debati me fqinjën e tij, H. Xh., 80 vjeç, me qëllim kanosjen e tij. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.
Pas ndërhyrjes së shpejtë në vendngjarje, autori u kap në flagrancë dhe u arrestua. Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan armën e gjahut të përdorur dhe një sasi municioni luftarak, të cilat rezultuan të paautorizuara.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.
Top Channel