Akuzat se mbylli 200 faqe që lidheshin me protestën, Rama hedh poshtë aludimet: Turp për këtë bandë dështimesh që përhapin gjëra të pakuptimta
Aktivisti Aulon Kalaja që kandidon si deputet në zgjedhjet e 11 majit ka zbuluar për herë të parë në ‘Top Story’ se prej 8 vitesh është i shpallur non grata nga shteti grek.
Sipas tij, ky vendim ka ardhur pas aktivizmit që ka bërë kundër marrëveshjes së detit me Greqinë, por edhe një dokumentar për vrasjen e shqiptarëve nga shteti grek.
“Jam shpallur non grata nga aktivizmi që kam bërë kundër marrëveshjes së detit me Greqinë. Nuk e kam thënë ndonjëherë publikisht dhe për shkak të një dokumentari të vrasjes së shqiptarëve në Greqi.
Kam vërtetuar sesi shqiptarët vriten atje. Janë 230 të vrarë. Sa herë kam marrë avokatë, janë tërhequr. Jam person i padëshirueshëm, kam pasur probleme sa herë kaloj kufirin në vende të tjera të Bashkimit Europian”-tregoi Kalaja.
Top Channel