E mërkurë, 17 Tetor 2018
10:26
Durrës, fundoset një anije peshkimi

Një anije peshkimi u fundos paraditen e sotme në basenin portual të Durrësit. Gjithçka ndodhi brenda pak minutash, pa mundur t’i japë kohë ekuipazhit të reagojë e shpëtojë mjetin lundrues nga mbytja.

10:21
Ndërmjetësonin te pedagogët për notë kaluese, arrestohen 3 sekserë në Elbasan

Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar 3 persona të cilët ndërmjetësonin te pedagogët për nota kaluese në shkëmbim të parave.

09:58
Juventusi zbret sot te Parku i Liqenit

Akademia e Juventusit ka zgjedhur fushat multisportive në Parkun e Liqenit për trajnim.

09:47
Vodhi lekët e qytetarëve, arrestohet ish-punonjësi i Ujësjellësit Fier

Një ish-punonjës i ujësjellësit të Fierit ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur lekët e qytetarëve duke shpërdoruar detyrën.

09:39
Ngatërruan rrugën, policia shpëton dy turistë të huaj në Theth

Policia ka shpëtuar dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin ngatërruar rrugën dhe kishin mbetur të bllokuar në një humnerë.

09:25
Pse u nda Kisha Ortodokse?

Kisha Ortodokse Ruse ka shkëputur lidhjet me Patriarkana e Kostandinopojës në shenjë proteste për miratimin e kërkesës së Ukrainës për një kishë “autoqefale” ose të pavarur.

08:54
Luani i Fierit me sy të nxirë shpëtohet nga policia

Policia e Shtetit është mobilizuar për të shpëtuar kafshët e një kopshti zoologjik privat në Fier, pasi luani me sy të nxirë bëri xhiron e botës me fotot e shkrepura nga reporterët e “Daily Mail”, të cilët e quajtën “Kopshti zoologjik i Ferrit”.

08:46
Kriza e Brexit-it. Vazhdojnë përpjekjet e May për të qetësuar europianët

Theresa May pritet t’i kërkojë liderëve të Bashkimit Europian ta mbajnë të hapur derën e negociatave të Brexit-it pas takimit 2-orësh e gjysmë të kabinetit të saj, i cili nxori në pah dallimet e thella mes anëtarëve të ekzekutivit.

08:26
Kanadaja legalizon shitjen dhe përdorimin e kanabisit

Kanadaja është zyrtarisht tregu i dytë në botë, pas Uruguajit, që legalizon zotërimin dhe përdorimin e kanabisit rekreativ.

08:13
Nis NBA, Curry ka ende etje për fitore

Ka nisur kampionati amerikan i basketbollit dhe Golden State Warriors kanë debutuar në sezonin e ri me fitore.

03:15
Dybala dëmton gjurin, alarmohen drejtuesit e Juventusit

Paulo Dybala luajti 56 minuta në miqësoren e luksit, të mes Brazilit dhe Argjentinës, e zhvilluar mbrëmjen e të martës në Jeedah të Arabisë Saudite, por sërish nuk arriti të shfaqet si protagonist.

02:02
Autoritetet turke: Trupi i gazetarit të vrarë, është coptuar për t’u fshehur

Një burim pranë hetuesve turq ka raportuar sot se pasi është vrarë, trupi i gazetarit saudit Jamal Khashoggi është coptuar në disa pjesë, për t’u zhdukur më lehtë.

01:14
Vrasja e gazetares në Maltë, ende në fuqi shpërblimi për informatorët

Shpërblimi prej një milion eurosh për informacionin se kush urdhëroi vrasjen e gazetares më të shquar të Maltës është ende në dispozicion, edhe një vit pas vdekjes së saj.

00:36
Kryeministri armen jep dorëheqjen, i hap udhë zgjedhjeve të reja

Kryeministri armen Nikol Pashinyan njoftoi dje dorëheqjen nga posti i tij, në mënyrë që parlamenti të shpërbëhej dhe të zhvilloheshin zgjedhje të parakohshme.

E martë, 16 Tetor 2018
23:46
Konferenca e investimeve në Arabi, braktiset edhe nga europianët

Shefat e disa prej bankave dhe firmave të financave më të mëdha të Evropës janë tërhequr nga një konferencë e investimeve e profilit të lartë, në Arabinë Saudite, duke iu bashkuar një liste në rritje të shefave të biznesit që po braktisin eventin mes shqetësimit të gjerë për fatin e gazetarit Khashoggi.

23:02
Hazard nuk mjafton, nuk ka fitues në derbin e vendeve të ulëta

Nuk pati fitues në sfidën miqësore mes Belgjikës dhe Holandës, e cila u zhvillua në stadiumin “Mbreti Baudouin” në Bruksel.

22:40
Gjermania dështon sërish, Griezmann e “përmbys” në Paris

Gjermania dështoi sërish të kthehet te suksesi, teksa u mposht me përmbysje nga kampionët në fuqi të botës, Franca, në sfidën e luajtur në “Stade de France”.

22:06
Superclassico-n e vendos Miranda, Brazili mposht në fund Argjentinën

Brazili ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në miqësoren e luksit me Argjentinën, falë një goli të shënuar në minutat shtesë.

21:15
Haradinaj flet nga Tirana për ekstradimin e mundshëm të “Babales”

“Babalja” nuk ka mbetur vetëm në kuadrin e një çështje që ka trazuar politikën në Tiranë, por ka hapur një precedent edhe me Prishtinën zyrtare, pasi Albert Veliu aktualisht është azilant në Kosovë.

20:46
Dhunimi i 5-vjeçarit nga babai, përmbaruesi shtyn takimin për ndeshjen në Izrael

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e Zyrës Përmbarimore të Durrësit, e cila la në mëshirë të fatit një fëmijë 5-vjeçar dhe nënën e tij, që kishte 6 urdhra mbrojtjeje nga ish-bashkëshorti. Madje, përmbaruesi Marsel Himollari nuk bëri procesverbal për dhunën e ushtruar ndaj fëmijës, por “u sëmur” përpara shefes së tij dhe shkoi për të parë ndeshjen e futbollit Izrael-Shqipëri.

20:34
Dopieta e Sulejmanov nuk mjafton, Shpresat mbyllin eliminatoret me barazim

Kombëtarja Shpresa mbylli sot edicionin e eliminatoreve të Europianit, duke regjistruar një barazim 2-2 në transfertën ndaj Estonisë.

20:11
“Barbie” në Eurovizion, Efi Gjika do përfaqësojë Shqipërinë

Në Eurovision për këtë vit do të na përfaqësojë një vajzë shumë e bukur. Si një kukull Barbie, me sytë bojqelli dhe flokët bionde. Megjithatë edhe kënga e saj ka lidhje me barbie-n, por jo në formën tradicionale të saj.

20:06
E dinin të vdekur, jetonte mes luksit

Policia franceze, në bashkëpunim me Europolin, arrestuan një person që kishte falsifikuar vdekjen e që jetonte mes luksit në Francë.

20:00
Kafshët e egra që bëjnë komedi

Fotografët tanzanianë, Pol Xhoyson Hiks dhe Tom Sullam, kanë themeluar një garë për fotot më komike nga natyra e egër.

19:50
Teknologjia po atrofizon aftësitë cerebrale

Plot 40 sekonda është koha mesatare e përqëndrimit përpara një ekrani kompjuteri, kur jemi në punë. Ndërsa jashtë zyres është edhe më keq: kapërcejmë të gjithë kohën nga “chat”-et, nëpër foto Instagrami, nga një postim në tjetrin, nga një link në tjetrin.

19:41
Shqiptarët martohen më pak, ja qyteti që mban vendin e parë

Suzana dhe Bashkimi janë njohur në 1 tetor të 1968. Të dy nga Tirana, ai inxhinier ajo stomatologe, sot të lagjes i njohin si çifti i lumtur.

19:35
Derbi Inter-Milan, sfidë mes SHBA dhe Kinës

“Derbi i Madonninës” mes Milanit dhe Interit, që do të luhet këtë të dielë, i tejkalon kufijtë sportivë.

19:22
Infermier dhe sekser në universitet, vihet në pranga

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili premtonte marrjen e provimeve pranë Fakultetit të Infermierisë, kundrejt përfitimit monetar.

19:16
Rama në Unazën e Madhe, ironi me PD dhe “Babalen”

Punimet në zonën lindore të Unazës së Madhe të Tiranës, që sapo kanë nisur integron Shkozën me Unazën e Madhe të qytetit, dhe qeveria pretendon te plotësojë të gjitha standardet e kategorive urbane te nivelit te larte.

18:45
Johannes Hahn: Ja kur Kosova do të njihet nga 5 shtetet e BE

Sipas Komisionerit Europian për Zgjerim, Johannes Hahn, Spanja do ta njohë Kosovën kur ajo të ketë një marrëveshje me Serbinë.

18:31
Inaugurohet “Shtegu i Çezarit”, Klosi: Promovojmë historinë, traditat dhe vlerat turistike

Në Ditën Ndërkombëtare të ecjes në natyrë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit zgjodhi të inaugurojë “Shtegun e Cezarit”, që lidh Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe Monumentin e Natyrës Delta e Përroit të Palasës. Ceremonia u zhvillua në Grin Cost Rezort, për të cilin Klosi tha se është një ndër investimet më moderne në Mesdhe.

18:23
Botërori 2018 ndikoi në rritjen e ekonomisë së Rusisë

Botërori i futbollit i këtij viti ndihmoi në rritjen e ekonomisë ruse. Vendi siguroi përfitime prej më shumë se 14 miliardë dollarësh nga turneu më i rëndësishëm futbollistik, shifër kjo që është sa 1 për qind e prodhimit të brendshëm bruto.

18:13
UEFA “ngel në klasë” Shqipërinë, nëse nuk mund Skocinë

Disfata e pastër në stadiumin “Toto Turner” kundër kombëtares së Izraelit e ka përkeqësuar ndjeshëm pozicionin e përfaqësueses kquezi në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

18:04
Liverpool, dëmtohen titullarët e sulmit

Sadio Mané u bë futbollisti më i fundit në kampin e Liverpoolit, që shtohet në listën e të dëmtuarve pas pushimit të kampionateve për t’ua lënë vendin kombëtareve, që reflektohen ndonjëherë më shumë sesa parashikimi në kontigjentin e klubeve.

17:50
Probleme financiare te Skënderbeu, bojkotohet stërvitja

Në kontrast të plotë me rezultatet në fushë dhe nisjen e mirë të kampionatit shqiptar të futbollit, te Skënderbeu ka shpërthyer këtë javë një problem me financat, që mund të cënojë ambiciet e klubit kampion.

17:38
Kundërvajtje në autostradë, i merr jetën 3 personave – VIDEO

Tre persona mbetën të vdekur në një aksident të ndodhur një ditë më parë në Angli kur një automjet ishte duke lëvizur në kahun e kundër në autostradë.

17:29
Zhdukja e gazetarit Khashoggi, Turqia “zgjeron” kërkimet

Turqia ka zgjeruar kërkimin e saj për gjurmë të gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, duke përfshirë edhe rezidencën e konsullit saudit në Stamboll.

17:26
Brexit, Tusk: Pak shpresa për marrëveshje në samit

Donald Tusk duket se ka “ngrirë” shpresat për një zgjidhje mbi “Brexit”-in në samitin e BE-së, të mërkurën, duke thënë se kufiri irlandez mbetet një pikë delikate.

17:21
Assange, kushte nga Ekuadori: Pastro tualetin dhe ushqe macen!

“Evito aktivitetin politik ‘online’ dhe ushqe macen, përndryshe do të humbasësh azilin diplomatik”. Ky është kërcënimi i hapur dhe i qartë, që Ambasada e Ekuadorit i ka bërë Julian Assange.

17:15
Prokuroria mbylli hetimet ndaj Kryeministrit, Basha: Rama dhe krimi, mbi ligjin

Pas kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar edhe kreu demokrat Lulzim Basha në lidhje me pushimin e hetimeve ndaj kryeministrit Rama pas depozitimit të padisë nga ana e opozitës.

17:09
Një robot “raporton” para Parlamentit britanik (Video)

Një robot që mund të ecë dhe të flasë ka dalë para Parlamentit britanik për të parën herë, të martën, duke bërë që përdoruesit e “Twitter”-it të rrëmbejnë mundësinë për të thumbuar kryeministrin Theresa May.

17:08
Prokuroria pushon hetimin për Edi Ramën, Vasili: I dorëzohet përfundimisht krimit

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë të ditur se Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama pas padisë së opozitës.

17:00
Ndryshimet klimatike “trondisin” konsumatorët e birrave

Pijedashësit, të cilët mendojnë se vera e nxehtë mund t’u ofrojë atyre një justifikim të fortë për një kriko birrë më shumë, mund ta gjejnë veten para një surprize aspak të këndshme.

16:53
Skemat e evazionit fiskal, publikohet lista e zezë e vendeve me “pasaporta të arta”

Një “listë e zezë” e përbërë nga 21 vende është publikuar nga instituti lider ekonomik në perëndim, OECD, mbi të ashtuquajturat skema të pasaportave të arta të të cilave cënojnë përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar evazionin fiskal.

16:52
Fuqia e dashurisë – Episodi 82

Bibia zbulon se Rubinjoja nuk ishte aspak fillestar në trafikimin e drogës. Rui pyet Irenën se çfarë di ajo për lidhjen jashtëmartesore të Euzhenios.

16:39
Ngjela në “Top Talk”: Rama nuk është figura më e fortë në PS

Në studion e “Top Talk”, avokati Spartak Ngjela deklaroi se figura më e fortë brenda radhëve të PS, nuk është kryeministri Rama, por ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

16:25
Kombëtarja U-19 vetëm humbje, mposhtet edhe nga Norvegjia

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve e drejtuar nga Erjon Bogdani e ka mbyllur me humbje “Elite Round” të zhvilluar në “Niko Dovana”.

16:23
“Top Talk”/ Paketa anti-shpifje, Ngjela: Kot lodhen, po formohet BKH dhe SPAK

I ftuar në studion e “Top Talk”, avokati Spartak Ngjela u pyet edhe synimin e qeverisë për një pr/ligj kundër-shpifjes.

16:20
Restaurimi i “Ora e natës”, live dhe online për të gjithë adhuruesit

Adhuruesve të artit u është rezervuar një surprizë e bukur. Shumë shpejt, ata do të kenë mundësi të asistojnë restaurimin e drejtpërdrejtë dhe “online” të njërës prej pikturave më të famshme të botës.

16:16
“Top Talk”/ Ngjela: Rama-Basha marrëveshje për pushtetin, ua prishi SHBA

Për avokatin Spartak Ngjela formimi i BKH dhe SPAK do të sjellë ndryshim rrënjësor në arenën politike. I ftuar në “Top Talk”, ai shprehet se të dyja palët janë të rrezikuara, e sipas tij nga mazhoranca ai që rrezikon më shumë është kryeministri Edi Rama.

15:56
Varrezat murale, të parët që interesohen janë emigrantët

Çdo vit në Tiranë ndërrojnë jetë 3300 persona. Kjo ka bërë që dy vend-varrimet më të mëdha, në Sharrë dhe Tufinë të zgjerohen. Bashkia se fundmi ka ndërtuar varrezat e para murale. Të parët që u vendosën aty janë eshtrat e ushtarëve italianë të vrarë gjatë luftërave, ndërsa do vijohet me varret e vjetra dhe të braktisura ndërsa të interesuar më së shumti janë emigrantët. 

15:46
Tymi toksik s’ka të ndalur, në Fushë Krujë furrat vijojnë të djegin goma

Në furrat artizanale të prodhimit të gëlqeres në Fushë Krujë dhe Krujë vijon djegia e materialeve plastike dhe gomave te automjeteve. Autoritetet thanë se i mbyllën furrat ndotëse, por banorët e zonës tregojnë të kundërtën. Qielli mbi shtëpitë e tyre mbushet me tym toksik gjatë natës deri në mëngjes.

15:32
Të papunë nga teknologjia; Sindikata e telekomunikacionit tregon problemet

Sindikalistët e sektorit të telekomunikacionit ndjehen të kërcënuar jo vetëm nga ndryshimet e pronësisë së kompanive, por më së shumti nga zhvillimi teknologjik, veçanërisht sistemet e reja 5G. Kjo sindikatë grupon 17 mijë punonjës të sektorit të telekomunikacionit.

15:12
Balili, dy vite në kërkim; Të gjitha operacionet e policisë dështuan

Klement Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, në kërkim dhe i dënuar në Greqi i ka shpëtuar të gjitha operacioneve të organizuara nga policia për kapjen e tij. Dy vite më parë, në tetor të 2016-s Balili i iku policisë ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane.

15:05
Kidman: Martesa me Tom Cruise më mbrojti nga ngacmimet seksuale

Aktorja Nicole Kidman deklaroi se duke qenë e martuar me Tom Cruise i dha asaj mbrojtje nga ngacmimet seksuale në fillim të karrierës.

14:50
Si ta bëjmë realitet javën me katër ditë punë

Përfytyroni një mëngjes të premteje kur nuk zgjoheni nga alarmi i ziles. Nuk bëni atë rrugën e përditshme për në punë. Do të zgjoheni vetëm me idenë e këndshme që ju presin tre ditë pushim, dhe që do t’i shijoni për çdo javë.

14:49
Deklaroi se Kosova është e pavarur, Vulin reagon kundër ambasadorit të SHBA në Serbi

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i njohur për qëndrimet e tij pro ruse, reagoi ndaj ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, i cili tha se Kosova është shtet i pavarur e sovran.

14:36
E cilësoi “polici të Ramës”, AKEP-i reagon ndaj Bashës

Kryetari i Këshillit Drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Ilir Zela, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se ky institucion është “Policia e Mendimit në duart e Ramës”.

14:17
Akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe ngacmime seksuale, Arda Turan rrezikon 12 vite burg

Arda Turan është futur në telashe të mëdha. Mesfushori turk në pronësi të Barcelonës, por i huazuar tek Basaksehir, ende nuk ka debutuar, pasi është penalizur me 16 javë, një dënim që më pas iu ul në 10 javë pasi shtyu një nga gjyqtarët anësorë.

14:06
Mashtrim me emetimet, Audi paguan 800 milionë euro gjobë

Audi ka pranuar të paguajë gjobën 800-milionë euroshe të vendosur nga prokurorët gjermanë në vazhdën e një hetimi mbi mashtrimin me emetimet, edhe pse kjo do t’i prekë direkt fitimet e tij për vitin 2018.

14:05
Ardi Veliu del nga prokuroria. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dëshmoi për Fredi Alizotin

Hetimet për audio-përgjimin e pagëzuar si “Babalja” kanë sjellë në dyert e Prokurorisë së Krimeve të Rënda edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.

13:47
Kryebashkiaku Veliaj u uron mirëseardhjen studentëve të rinj në Tiranë

Edhe këtë vit të ri akademik Tirana mikpriti mijëra studentë të ardhur nga rrethe dhe treva të ndryshme të Shqipërisë.

13:34
Një orë rrugë për një gjilpërë

Ndërtesa që dikur ishte qendra shëndetësore e lagjes “1 Maji” në Kuçovë është shndërruar në një tualet publik.

13:30
Foto, që s’duheshin bërë kurrë publike

Çdo kush prej nesh është bërë pjesë e një fotografie familjare, të cilat mund të jenë dukur argëtuese në momentin e parë.

13:27
Paloka: Turpi i Shqipërisë janë Tahiri, Xhafa dhe Balla

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, u shpreh në një deklaratë për shtyp se “Rama vazhdon me propagandën bajate se “opozita po nxin dhe turpëron Shqipërinë”.

13:18
Usain Bolt kërkohet nga një klub evropian

Usain Bolt mund të vijojë karrierën si futbollist në Evropë.

13:06
Thierry Henry te Monaco, zhvillon stërvitjen e parë

Thierry Henry ka nisur punën e tij si trajner i Monacos në kampionatin francez të futbollit.

12:52
Princi i Monakos për herë të parë në Tiranë. Meta: Të nxisim bashkëpunimin

Princi i Monakos Alberti II është pritur me ceremoni shtetërore, në vizitën e parë e një monarku të Principatës, nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Albert II po zhvillon një vizitë shtetërore në vendin tonë.

12:44
Fitorja, detyrim për Gjermaninë

Humbja 3-0 ndaj Holandës në Ligën e Kombeve vazhdon të rëndojë mbi skuadrën e Gjermanisë.

12:28
Qendër 3 në 1. Ambulancë, shkollë dhe kopsht në Stan Karbunarë

Një ndërtesë në fshatin Stan Karbunarë funksionon si një qendër shëndetesore, si kopsht dhe shkollë. Kur ka mësim, nuk kryhen vizita, por me largimin e pacientëve nga mjediset e kopshtit, shkollës dhe qendrës shëndetësore, bakteret mbeten aty.

12:14
Përgjime të reja, Salianji: Balla dhe Veliu “fabrikuan” dëshmitarin e rremë

Ervin Salianji ka vijuar sot me publikimin e dokumenteve të tjera nga përgjimet e Prokurorisë të Fredi Alizotit, ku sipas deputetit të PD, ato faktojnë përfshijnë e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut në fabrikimin e dëshmitarit të rremë.

12:12
Babai i Stresit padit Taulant Ballën për shpifje

Sali Lusha ka paditur në gjykatë Taulant Ballën për shpifje.

12:10
Ardi Veliu në prokurori. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë do të dëshmojë për Fredi Alizotin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, do të shkojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në çështjen “Babale”.

12:06
Oktapodi, të mirat dhe vlerat ushqyese

Oktapodi thuajse si të gjithë frutat e detit ka pak kalori, është një produkt që mund të gjendet lehtë në të gjitha tregjet pasi mund të peshkohet në ujërat e Mesdheut.

12:00
Marrëveshja për emrin, debate në Maqedoni dhe Greqi. Ademi: S’ka amnisti për 27 prillin

Ministrat e kabinetit qeveritar në Maqedoni i kanë hedhur poshtë raportet në shtypin vendas, sipas të cilave kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev është shprehur i gatshëm për kompromise të dhimbshme, siç do të ishte falja e sulmit të 27 prilli ndaj ligjvënësve në Parlament.

11:49
Turne degjesash në kryeqytet. Erion Veliaj e nis nga Pazari i Ri

Ka nisur nga Njësia 8 rrugëtimi i dëgjesave me qytetarët e Bashkisë së Tiranës për Buxhetin 2019 dhe bilanci i punës së realizuar në këto 3 vjet.

11:44
Princi saudit blen Manchester United? Klubi: Nuk jemi në shitje

Burime nga Manchester United kanë thënë se klubi nuk është në shitje, pas lajmeve të publikuara së fundmi se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman është i interesuar për të blerë “Djajtë e Kuq”.

11:28
Marrëveshja për emrin; “Maqedonia” vë në rrezik dhe koalicionin qeveritar në Greqi

Zvarritja e çështjes së marrëveshjes së emrit në Maqedoni duket se mund të ketë pasoja që i kapërcejnë kufijtë e vendit.

11:12
Basha: AKEP, policia e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes

Një ditë pasi AKEP publikoi një listë me portale, të cilave u linte 72 orë kohë që të regjistroheshin në QKB para se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të ndërmarrë edhe masa ekstreme, ka reaguar për kreu i Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë institucion si “Policia e Mendimit në duart e Ramës”.

11:04
5 arsyet pse keni aromë të keqe të gojës dhe si të “shpëtoni”

Sipas statistikave, nga 5 deri në 60% e njerëzve në botë vuajnë nga era e keqe e gojës.

11:02
Ballkanasit “pushtojnë” Gjermaninë. Ulet numri i të huajve

Numri i përgjithshëm i të huajve në Gjermani ka rënë, por ndërkohë është rritur ai i të ardhurve nga Ballkani. Të dhënat e Zyrës Federale të Statistikave në Visbaden, tregojnë shifra më të larta emigracioni në 2016-ten sesa vitin e kaluar.

10:39
Vlerat ushqyese të bishtit të kalit

Ç’është bishti i kalit dhe pse është aq i dëgjuar? Cilat janë benefitet që marrim prej tij dhe si duhet ta përdorim për efekt maksimal?

10:38
Messenger si Whatsapp, mund të fshihen mesazhet e dërguara me këtë aplikacion

Së shpejti, Facebook do të bëjë të mundur që mesazhet e dërguara në aplikacionin Messenger të mund t’i fshini, ashtu siç bëni në Whatsapp kur dërgoni një mesazh gabimisht ose pendoheni.

10:16
Prokurori Adnan Xholi konfirmohet në detyrë

Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Adnan Xholi ka kaluar Vetting-un.

10:08
Një ankand i gjithi i artë

“Sotheby’s” do të hapë një ankand që është i pari në botë i dedikuar krejtësisht për arin.

10:05
Zhdukja e gazetarit, Pompeo në Rijad e Ankara. Arabia mund të pranojë vrasjen e tij

Çështja e gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, çoi Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Rijad.

09:40
Kapet trafikanti i tragjedisë së Butrintit, 10 vjet pas shpalljes në kërkim

Policia e Fierit ka arrestuar një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit.

09:36
Australia, si Amerika. Do të njohë Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit

Australia mund të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe ta zhvendosë Ambasadën e saj në Jeruzalem, duke e njohur atë praktikisht si kryeqytetin e Izraelit.

09:18
Ankohet për shërbimin në avion, stafi përzë aktoren

Aktorja amerikane Tara Reid është përzënë nga një avion pasi, sipas stafit, shkaktoi shqetësim te pasagjerët e tjerë pak përpara nisjes së fluturimit.

08:39
Ndërron jetë bashkëthemeluesi i Microsoft-it

Paul Allen, i cili bashkëthemeloi Microsoft-in, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare nga komplikimet e limfomës jo-Hodgkin.

08:22
Luis Enrique: Mund të kisha vrarë lojtarë në pushim të ndeshjes

Luis Enrique ishte shumë i nervozuar me lojtarët e tij në pushimin e ndeshjes Spanjë-Angli, pasi në përfundim të pjesës së parë anglezët po fitonin 0-3.

05:44
Përmbytjet në Francë, shkon mbi 10 numri i viktimave

Të paktën 10 vetë vdiqën në Francën jugperëndimore të hënën, kur u regjistruan përmbytjet më të mëdha të shekullit, me lumenjtë që dolën nga shtrati dhe vërshuan mbi shtëpi e makina.

04:19
Kanadaja legalizon kanabisin, studentët mësojnë kultivimin në vazo

Ndërkohë që kanadezët po bëhen gati të legalizojnë konsumin e kanabisit këtë javë, 24 studentë janë të parët në vend që po mësojnë si të rritin bimën në vazo.

02:53
Macron: Gati të ofrojmë ndihmën tonë për denuklearizimin e Koresë së Veriut

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në përpjekjet për denuklearizimin e Koresë së Veriut, por Peniani duhet së pari të tregojë disa angazhime të detajuara dhe dëshirë reale për të çmontuar arsenalin e tij bërthamor dhe balistik”, tha Presidenti Emmanuel Macron të hënën.

02:07
Interi shtyn për transferimin e lojtarit të momentit në Itali

Sezonin e kaluar debutoi në Serinë A me Cagliarin, ndërsa këtë vit, Nicolo Barella po shkëlqen me skuadrën sarde dhe ka arritur të fitojë edhe një vend në kombëtaren italiane.

01:26
Kisha Ortodokse Ruse vendos shkëputjen nga Patriarkana e Stambollit

Kisha Ortodokse Ruse ka thënë të hënën se ka vendosur të shkëpusë të gjitha marrëdhëniet me Patriarkanën Ekumenike të Konstandinopojës në shenjë proteste për miratimin e kërkesës së Ukrainës për një kishë “autoqefale” ose të pavarur.

00:43
Italia miraton buxhetin e kontestuar, Conte: E dërguam në BE për miratim

Kryeministri italian njoftoi se kabineti i tij qeverisës ka miratuar tashmë buxhetin e vitit 2019 dhe se ka dërguar kornizat buxhetore për miratim në Komisionin Europian.

00:05
Zhdukja e Khashoggit, Pompeo niset drejt Arabisë Saudite

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo do të niset me urgjencë drejt Arabisë Saudite.

E hënë, 15 Tetor 2018
23:34
Anglia befason Spanjën, shqiptarët asist në fitoren e Zvicrës

Anglia ka bërë befasinë në Andaluzi, ku është ndeshur me Spanjën dhe e ka mposhtur me rezultatin 2-3, në një ndeshje që dhuroi emocione e spektakël.

23:07
Kotzias përforcon Tsiprasin, mesazh Shkupit: Pa “Prespën” s’ka NATO dhe BE

Pas deklaratave në fundjavë të kryeministrit Alexis Tsipras, edhe kreu i diplomacisë greke Nikos Kotzias i ka çuar një mesazh Shkupit nga samiti i ministrave të Jashtëm në Luksemburg.