Riparohet dëmi në argjinaturën e kanalit në liqenin e Thanës, nis shpërndarja e ujit te fermerët e qarkut Fier

22/06/2026 21:12

Është riparuar dëmtimi në argjinaturën e kanalit shkarkues të liqenit të Thanës, i cili prej dy ditësh kishte lënë mijëra fermerë të qarkut të Fierit pa ujë.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Bledar Korreshi, tashmë ka nisur shpërndarja e ujit te fermerët.

Dëmtimi i dy ditëve më parë ndërpreu procesin e ujitjes për një sipërfaqe masive prej rreth 32,400 hektarësh.

Top Channel