E martë, 08 Janar 2019
09:23
Mësim në acar; në Korçë nis me vonesë. Pritet pezullimi i mësimit në disa shkolla

Acari në qarkun e Korçës po ndikon në zhvillimin e procesit mësimor. Në disa fshatra të thellë raportohet se mësimi në shkolla nuk ka nisur në kohë si pasojë e motit të ftohtë.

09:06
Temperaturat nën 0 gradë, në veri s’ka raportime për rrugë të bllokuara

Në qytetin e Shkodrës temperatura ka zbritur në -5 gradë ndërsa në qark temperaturat kanë shënuar deri në -13 gradë. Momentalisht të gjitha asket janë të kalueshme normalisht me përjashtim të rrugës qafë Thorë-Theth, e cila kalohet me vështirësi.

08:45
Aksident në Elbasan, humb jetën 80-vjeçari; arrestohet drejtuesi i mjetit

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor. I arrestuari është shtetasi me iniciale A.D, banues në Lagjen “11 Nëntori”, Elbasan.

08:10
Kinematë sovjetike, pjesë e projektit për t’u shndërruar në komplekse moderne

Të shpërndara nëpër lagjet e largëta të qytetit, kinematë e epokës sovjetike të Moskës kanë shërbyer për dekada si qendrat e komuniteteve.

08:09
Trump: Tërheqja nga Siria “me ritmin e duhur”

Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se do t’i tërheqë të 2 mijë trupat amerikane në Siri me “ritmin e duhur”, duke vazhduar njëkohësisht luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik.

05:41
Turqia arreston sërish një ish deputet të opozitës, akuzohet për terrorizëm

Një gjykatë turke të hënën urdhëroi ndalimin e një ish-ligjvënësi të opozitës, disa orë pasi një gjykatë më e ulët e liroi me kusht, ndërsa po gjykohet për akuza të terrorizmit, tha agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

04:48
Sarri flet për merkaton: Na duhen mesfushorë, më kënaqin golat e Moratës

Maurizio Sarri ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka folur për merkaton e janarit dhe ka vënë theksin te numri i paktë i mesfushorëve që ka në dispozicion, duke llogaritur edhe largimin e Cesc Fabregas.

03:54
BE: Ndihmojmë May për të bindur skeptikët, por nuk rinegociojmë marrëveshjen e Brexit

Bashkimi Evropian po shqyrton mënyrat për të ndihmuar Kryeministren Theresa May të bindë parlamentin britanik të mbështesë traktatin e Brexit, që ajo e dakordësoi me krerët e BE-së muajin e kaluar, por përjashtoi të hënën çdo ndryshim në marrëveshje.

03:06
Kevin Spacey del në gjyq me akuzat për abuzim seksual

Aktori i njohur amerikan Kevin Spacey, u paraqit të hënën në një seancë gjyqësore në shtetin Massachusetts për t’iu përgjigjur akuzave se në vitin 2016 kishte sulmuar seksualisht një adoleshent në një klub të qytetit Nantucket.

02:22
Nuk raportuan abuzimet seksuale, aktivistët kërkojnë shkarkimin e disa peshkopëve polakë

Disa peshkopë polakë duhet të humbasin punën, pasi Papa Françesku të marrë në dorë një raport muajin e ardhshëm, ku do të akuzohen ata për dështimin në detyrën e tyre për të raportuar rastet e pedofilëve brenda Kishës Katolike, thanë disa aktivistë të hënën.

01:43
Kompania amerikane e automobilave hap fabrikën në Kinë

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina negociojnë çështje tregtare, që i kanë bërë të dyja palët të vendosin tarifa më të larta ndaj produkteve të njëri-tjetrit, përfshirë sektorin e automobilave, Kompania Amerikane Tesla hapi të hënën një fabrikë të re për prodhimin e makinave elektrike në Kinë.

01:07
Sllovaki, ish kryeministri kandidon për anëtar në Gjykatën Kushtetuese

Figura politike dominuese e Sllovakisë, Robert Fico, do të kandidojë për t’u bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese këtë muaj, duke kërkuar të braktisë politikën e partisë, më pak se një vit pasi u largua nga zyra e kryeministrit, përballë zemërimit për vrasjen e një gazetari.

00:25
Kongresmenia 29-vjeçare sulmon Trump: S’ka dyshime se…

Kongresistja demokrate në Shtetet e Bashkuara, Alexandria Ocasio-Cortez ka sulmuar së fundmi presidentin e SHBA, Donald Trump, duke thënë se nuk ka “asnjë dyshim se ai është racist”.

E hënë, 07 Janar 2019
23:51
200 grabitje me vlerë mbi 1 mln euro, nis gjyqi për 26 shqiptarë në Francë

Para organeve të drejtësisë franceze në Saint-Etienne kanë dalë sot 26 shqiptarë, të cilët akuzohen për të paktën 200 grabitje, që i kanë kryer në Auvergne Rhone-Alpes, por edhe në disa vende të tjera.

23:29
Presidenti i Bankës Botërore largohet para fundit të mandatit

Presidenti Bankës Botërore Jim Yong Kim njoftoi papritur dorëheqjen të hënën, pasi udhëhoqi grupin huadhënës për 6 vjet. Kim është me profesion mjek dhe antropolog.

23:10
Liverpooli mposhtet nga Wolves dhe eliminohet nga FA Cup

Jurgen Klopp nuk e kishte vlerësuar sa duhet sfidën e fazës së 1/32-tave të FA Cup, përballë Wolvesit dhe kjo i kushtoi shtrenjtë.

22:09
Open/ Manjani: Dështimi më spektakolar i kësaj qeverie është…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, theksoi në Open se qeveria ka një dështim të madh.

21:42
Open/ “Rama si Enver Hoxha. “I vjen hakut” të gjithëve dhe njerëzit thonë…”

Sociologu Ergys Mërtiri ka komentuar ndryshimet në qeverinë “Rama” dhe krahasoi kryeministrin me diktatorin Enver Hoxha.

21:26
Korçë, 65-vjeçari plagos të birin me thikë

Një konflikt në një familje në Korçë ka përfunduar me plagosjen e një 35-vjeçari nga babai i tij.

21:18
Open/ Nazarko: Ndryshimet në qeveri, operacion imazhi

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar në Open ndryshimet në qeveri të dhjetorit nga kryeministri Edi Rama.

21:09
Open/ Manjani për ndryshimet në qeveri: Maskë e re për të larë mëkatet e së shkuarës

Në emsionin “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel u diskutua për qeverinë “Rama 3”.

20:57
Si jetojnë njerëzit në qytezën më të ftohtë në botë?

Të gjithë po përjetojmë ditë të ftohta, por banorëve të Oimiakonit do t’u dukemi njerëz që ankohen kot. Në këtë vend, temperatura mesatare në dimër është rreth – 46 gradë C, dhe njihet si vendi më i ftohtë në botë.

20:48
Nxënësit “pijanecë”, mësuesja u bën presion prindërve të hedhin poshtë videon e “Fiks Fare”

Pas denoncimit një javë para Vitit të Ri, të skandalit në shkollën “Avni Rustemi” në Tiranë, ku nxënësit e klasës së 8 A shfaqeshin duke pirë raki gjatë një ekskursioni në Divjakë, së bashku me mësuesen e tyre Albana Vuthi, kanë nisur edhe reagimet e para.

20:25
ARRSH, thirrje shoferëve: Kujdes në këto akse!

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), me anë të një njoftimi shpërndarë për mediat, shprehet se të gjitha akset kryesore nga veriu në jug të vendit nuk kanë probleme dhe pjesa më e madhe e tyre është trajtuar edhe me kripë.

20:08
Monografia e David Selenicës, Palushi: Trashëgimia kulturore mund t’i japë hov turizmit

Në kulmin e turizmit, imazhi i vendit është trashëgimia jonë kulturore, e cila pavarësisht përpjekjeve, ka ende mangësi në ruajtjen dhe zhvillimin e saj.

19:44
Gozhduan dyert e fakulteteve, shoqërohen në polici dy studentë

Studentët u rikthyen këtë të hënë në shesh, duke bojkotuar mësimin në universitete dhe mbajtën gjallë protestën e tyre para Kryeministrisë, duke i shtuar 8 kërkesave drejtuar shefit të qeverisë Edi Rama edhe një tjetër, që është rrëzimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.

19:41
Parashutizmi, një tendencë e re në Hong Kongun “e stresueshëm”

Mbi një majë mali, që ngrihet mbi Hong Kong, Giovanni Lam pret erën e duhur për ta marrë me vete në qiell.

19:36
Uta gati për të ngjitur majën e radhës përmes rrugës “fatzezë”

Alpinistja e njohur Uta Ibrahimi ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në Fesë në Pesë, për të folur për ekspeditat që ajo ka në plan të realizojë së shpejti.

19:30
UEFA heton Luftëtarin për trukim ndeshjesh. TCH siguron letrën që ka mbërritur

Pas Skënderbeut, edhe një tjetër skuadër shqiptare përfundon në radarët e UEFA-s, zyrtarisht për ndeshjet e dyshuara për trukim.

19:06
Gjeniu 6-vjeçar nga Kosova. Njeh flamujt e botës dhe flet 7 gjuhë të huaja

Puntata e parë e “Ftesë në Pesë” për vitin 2019 nisi pasditen e sotme me një të ftuar shumë special: Amarin, djalin gjeni nga Kosova.

18:44
Dialogu Kosovë-Serbi, ekipi negociator kosovar shkon në Bruksel të martën

Ekipi negociator i Kosovës takohet të martën në Bruksel, me të ngarkuarën e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

18:41
Me 182 km/h në rrugë dytësore, policia: Mos “fluturoni”!

Efektivët e Policisë Rrugore po shihen gjithmonë e më rrallë në rrugë, kjo pas urdhrit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që eliminon ‘postblloqet policore’ dhe praktikën e dublimit të semaforëve me punonjës policie, në kryqëzimet e rrugëve urbane.

18:36
Heq stofin e Kancelares, Merkel këndon për bamirësi

Kancelarja gjermane Angela Merkel udhëheq vendin prej më shumë se një dekade, pavarësisht se pak javë më parë bëri të ditur se ky do të ishte mandati i fundit i saj.

18:32
E ndarë nga Rusia, Kisha Ortodokse ukrainase mban meshën e parë

Kisha Ortodokse e sapokrijuar e Ukrainës mbajti meshën e parë të saj në Kiev, të hënën, pas shkëputjes historike me Kishën Ortodokse ruse, që zemëroi jo pak Moskën.

18:23
Titulli në Premier League, Van Gaal: Liverpool po, City “tmerron” në mbrojtje

Manchester City mundi në mesjavë Liverpoolin, duke rihapur garën në kampionatin anglez.

18:15
Australia, në alarm nga “pushtimi” i kandilëve blu

Kandilë deti shumë helmues kanë përcëlluar më shumë se 3.000 vetë në brigjet verilindore të Australisë, në vetëm pak ditë.

18:10
Acari nëpër Europë, të paktën 7 viktima në Alpe

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën në Alpet e Austrisë, Zvicrës dhe Italisë, gjatë një fundjave me reshje të shumta bore dhe temperatura të acarta, që kanë mbërthyer të gjithë Europën.

17:54
Njihuni me golfisten më seksi në botë (FOTO)

Paige Spiranac është golfistja më seksi në planet.

17:51
Athinë, arrestohen dy anarkistë, lyen me bojë Ambasadën e SHBA

Dy anarkistë grekë janë arrestuar të hënën, pasi lyen me bojë të kuqe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Athinë.

17:20
Janari, muaji i femrave leshatore (Foto)

Një fushatë e fuqishme që inkurajon femrat që të mos depilohen ka nisur, me vajza dhe gra në të gjithë botën që po postojnë në rrjetet sociale foto të trupit të tyre me qime.

17:00
Zgjedhjet lokale, Duma në “Top Talk”: Rama është rrëzuar nga rezultatet negative

Dy lëvizje që bëri në raport me këtë situatë janë ndryshimet në qeveri, për të treguar që ka një reflektim, duke shkarkuar 7 ministra; por njëkohësisht pati edhe disa vendime të Këshillit të Ministrave që lidhen me ndryshimet dhe kërkesat e studentëve.

16:58
Georgina tregon rezultatet e palestrës (Foto)

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka postuar një foto me bikini në Instagram ku tregon rezultatet e punës së palodhur në palestër që bën bashkë me futbollistin e famshëm.

16:42
“E paskan bërë derën për Braçen”

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër qendrën shëndetësore nr.10 në Tiranë, e cila është pjesë e projektit të ndërtimit të 300 qendrave moderne shëndetësore në vend.

16:37
Duma në “Top Talk”: Pedagogët nuk janë paguar për dhjetorin, por heshtin…

E ftuar në “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, në intervistën e parë për vitin 2019 në ekranin e Top Channel, znj. Grida Duma deklaroi se, për shkak të protestës që kanë zhvilluar studentët dhe e rinisën tashmë pas pushimeve të fundvitit, pagat e pedagogëve për muajin dhjetor nuk janë ndarë, megjithatë, ata nuk flasin.

16:15
Top Talk, Duma: Kauza e studentëve nuk është jopolitike

Ashtu sikurse kishin paralajmëruar, studentët e nisën vitin aty ku e mbyllën tjetrin, në protestë! Ata u tubuan sërish për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre dhe jo dialog me kryeministrin.

15:45
Publiku, perceptim pesimist për ekonominë

Perceptimi i publikut për situatën ekonomike në vend u përkeqësua për të tretin tremujor rresht, çka përbën serinë më të gjatë negative që nga viti i vështirë 2015.

15:39
Krishtlindje në Vrakë, serbo-malazezët: Monumenti? Është rikonstruksion

Krishtlindja ortodokse e ritit sllav është festuar edhe në kishën e fshatit Vrakë, në Shkodër. Fshati banohet nga minoriteti serbo-malazez dhe meshën për banorët e zonës e ka drejtuar një klerik i dërguar nga kisha serbe në Malin e Zi.

15:37
Flamurtari, Idrizi: S’ka faliment, jemi këtu!

Nëse nuk po arrin të jetë në qendër të vëmendjes për sukseset sportive, sipas pretendimeve që kanë sportdashësit, skuadra e Flamurtarit mbetet kryefjalë e diskutueshme e futbollit shqiptar.

15:22
Në mësim pa ngrohje, në 28 shkolla në Kamëz

Dita e hënë shënoi edhe nisjen e procesit mësimor për 24 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Kamëz.

15:18
Gjykata e Tiranës, e mbingarkuar: 24 mijë dosje, vetëm 45 gjyqtarë

Vitet ndërrohen, por problematika në Gjykatën e Tiranës mbetet e njëjta. Ngarkesë mbi çdo logjikë, jo vetëm juridike, por edhe matematikore.

15:14
Viroza dhe komplikacione, mjekët: Shtohen rastet, por…nuk kemi grip

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë rritur numrin e pacientëve të prekur nga viroza apo gjendje gripale, siç preferojnë ta quajnë mjekët.

15:08
Energjia, humbjet 26 për qind. Vjedhjet, deri në 8.7 për qind kur objektivi është 1.4%

Këtë vit përfundon projekti i Bankës Botërore për rimëkëmbjen energjetike, por Shqipëria gjendet larg objektivave të përcaktuar në marrëveshjen e nënshkruar.

14:57
Viti i Ri kinez: 2019-a i takon shenjës së derrit

Shumë prej nesh po marrim veten nga festimet e natës së ndërrimit të viteve, por shpejt vëmendja do të përqëndrohet te Viti i Ri kinez.

14:39
Lufta tregtare SHBA-Kinë, nisin sërish bisedimet në Pekin

Ndërmjetësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë nisur një raund të ri bisedimesh, për të penguar përshkallëzimin e konfliktit në një “luftë” të hapur tregtare.

14:30
Fuqia e rrjeteve sociale, Tajlanda zotohet të mos deportojë sauditen 18-vjeçare

Një vajzë e re saudite u mbyll në një dhomë hoteli, pranë aeroportit kryesor të Bangkokut, e nuk dilte prej andej nga frika se autoritetet tajlandeze të emigracionit do ta kthenin mbrapsht.

14:26
PD: Vlera e shtëpisë në Surrel, 400 milionë lekë. Rama përdor gruan si mburojë

Partia Demokratike ka deklaruar mesditën e hënës se kryeministri Rama jeton mes luksit në një shtëpi prej gati 400 milionë lekëshe, ndaj nuk mendon për studentët ose 290 mijë fëmijë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë.

14:23
Shkencëtarët indianë hedhin poshtë zbulimet e Newton-Einstein

Dijetarët në Indi kanë reaguar ashpër ndaj referuesve të një konference shkencore, që hodhën poshtë zbulimet e Isaac Newton (Isak Njuton) e Albert Einstein (Albert Ajnshtajn).

14:02
Marrin flakë koshat e mbeturinave në ish-Bllok (VIDEO)

Disa kazanë mbeturinash në zonën e ish-Bllokut në Tiranë u përfshinë nga flakët e zjarrit, mëngjesin e sotëm.

13:49
Përgjimet fundosin Habilajt. Dosja e grupit shkon në gjykatë

Përgjimet, parcelat e drogës të asgjësuara në disa fshatra të Vlorës, si dhe ngarkesa prej gati 4 tonë drogë e sekuestruar në një fabrikë në fshatin Babicë, fundosin grupin prej 9 anëtarësh, të ashtuquajtur ndryshe si anëtarë të grupit “Habilaj”.

13:32
Veliaj: Këtë vit hidhen themelet për ndërtimin e 17 shkollave të reja

Ky fillim viti ka nisur i mbarë për të gjithë komunitetet e njësive 1 dhe 2 në kryeqytet. Një prej shkollave ikonë të Tiranës, gjimnazi “Ismail Qemali”, ka hapur dyert këtë fillim viti me standarde moderne. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të klasave, palestrës dhe terreneve sportive të jashtme, ndërsa ka instaluar edhe sistemin e ngrohjes qendrore.

13:23
Ortodoksët rusë kremtojnë Krishtlindjen

Qindra besimtarë e nisen kremtimin e Krishtlindjeve ortodokse në Bethlehem me në sfond protestat kundër shitjes së tokave të Kishës Izraeliteve.

12:54
Ministri në largim, Gjiknuri inspekton ndërhyrjen në autostradën Tiranë-Durrës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan punimet që po kryhen në segmentin Tiranë-Qafë Kashar për ndërtimin e dy tombinove që zgjidhin problemin e përmbytjeve.

12:40
Ndryshime te Ferrari; Largohet Arrivabene, vjen Binotto

Ferrari pëson ndryshime në postet drejtuese të tij dhe kjo ndodh 2 muaj përpara fillimit të Botërorit të Formula 1. Maurizio Arrivabene është larguar nga detyra e tij duke qenë se nuk iu rinovua kontrata me Kokëkuqen italiane.

12:32
Rooney serish i dehur, arrestohet në SHBA

Wayne Rooney vazhdon të ketë probleme me alkoolin. Sulmesi anglez i DC United në Major League soccer u arrestua në 16 dhjetor të 2018 në aeroportin e Washingtonit pasi ishte në gjendje të dehur.

12:31
Wake Up/ Jonida Maliqi: Ja si i vlerëson fituesja vendin e dytë dhe të tretë në Festivalin e RTSH!

Pas 11 vitesh Jonida Maliqi u rikthye në Festivalin e 57- të të Këngës në RTSH me këngën “Ktheju Tokës”.

12:20
Wake Up/ Publikohen për herë të parë 6 këngë të Tefta Tashko Koços

Niko Kotherja, koleksionisti nga Korça rrëfeu sot në ” Wake Up” se si arriti të gjente tre disqet e sopranos së njohur Tefta Tashko Koço, të tre qytetet e Shqipërisë.

12:17
Rama: Mbyllja me dhunë e dyerve të fakulteteve, fytyra e pengmarrësve të protestës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale teksa dallohen studentët duke gozhduar dyert e disa fakulteteve në Tiranë.

12:17
Wake Up/ Studentët : Ne kërkuam 8 pika dhe jo 8 ministra!

Studentët me shumicë rekord të votave u shpallën “Personazhi i vitit” në Top Channel për 2018-ën.

12:06
Marrëveshja e Brexitit votohet javën që e ardhshme, May optimiste

Burime pranë qeverisë britanike konfirmuan se votimi do të mbahet ne 15 janar, dhe sipas ministrit përgjegjës për shkëputjen nga BE-ja, Kwasi Kwarteng, Theresa May do të dalë fituese.

11:55
Mësim dhe protestë; Në Elbasan shumica vijojnë mësimin

Ndryshe nga sa ka ndodhur në Tiranë, apo Korçë, ku studentët kanë bojkotuar të gjithë mësimin, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Elbasan.

11:50
Protesta e naftëtarëve; Kërkojnë rifillimin e punës në uzinën e Ballshit

Qindra punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh protestuan përpara prefekturës së Fierit për ndërprerjen e punës në uzinë. Shkak për këtë është bërë mos furnizimi prej një jave i uzinës me naftë bruto.

11:30
Eksploziv shtyllës së tensionit të lartë, gjysma e vendit rrezikon të mbetet pa energji

Vendosja e një eksplozivi ka dëmtuar një nga këmbët e shtyllës të linjës të tensionit të larte 400kV, Tirana2 – Podgorice, në Fushe Krujë.

11:23
Moti i keq, ARRSH: Bora izolon disa fshatra në veri të vendit

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me situatën në vend si pasojë e motit të ftohtë. Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat tjera përgjegjëse nuk ka probleme që kanë të bëjnë me Emergjencat Civile.

11:03
Studentët gozhdojnë dyert e Universiteteve – VIDEO

Disa studentë kanë gozhduar dyert e Universiteteve, duke përcjellë edhe mesazhin se ato nuk do të hapen deri sa protesta të përfundojë.

10:59
Një protestë ndryshe – FOTO

Në protestën studentore janë parë pankarata nga më të ndryshmet, por Arnin Sula, student i arkitekturës, ka zgjedhur një ide më origjinale që të protestojë për një tjetër arsye.

10:43
Protesta vijon, studentët grumbullohen para kryeministrisë

Ashtu edhe siç kishin paralajmëruar, studentët nuk janë rikthyer në auditore këtë të hënë, por në protesta, të cilën e ndërprenë për afro dhjetë ditë ne rastin e festave të fundvitit.

10:27
KLP: SPAK do të ketë 15 prokurorë, 1 muaj afat për të aplikuar

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që numri total i anëtarëve të SPAK të jetë 15, kjo edhe për shkak të fluksit të punës që do të kenë.

10:11
Protesta e studentëve/ Auditoret mbeten bosh, vijon bojkoti i mësimit

Studentët kanë paralajmëruar sot rinisjen e protestave, e cila pritet të kulmojë para Kryeministrisë.

09:51
Protesta e studentëve, në Korçë bojkotohet mësimi

Studentët e Universitetit “Fan Noli” të Korçës, kanë vendosur të bojkotojnë procesin mësimor.

09:41
Thaçi për taksën 100%: E heqim nëse Serbia bën marrëveshje për paqen

Nën presionin e administratës Trump, kreu i shtetit kosovar është zotuar të ndërmarrë një hap madhor drejt zgjidhjes së tensioneve në rritje me Serbinë.

09:09
Studentët u rikthehen protestave

Studentët kanë paralajmëruar rinisjen e protestave ditën e sotme, pas ndërprerjes për afro dhjetë ditë ne rastin e festave të fundvitit.

09:05
Golden Globe, triumfon Bohemian Rhapsody

Bohemian Rhapsody ishte fituesi surprizë i dy çmimeve të mëdha të Golden Globe mbrëmjen e së dielës. Filmi që rrëfen historinë e legjendarit Freddie Mercury dhe grupit të tij, Queen, triumfoi pavarësisht reagimeve të përziera të kritikës dhe trazirave gjate produksionit.

08:39
Lojërat e rrezikshme me kufijtë në Ballkan

Ndryshimet e kufijve dhe krijimi i shteteve të mëdha në Ballkan nuk janë të mundura pa luftë, mendojnë analistët në Sarajevë. Ata flasin edhe për krahasimet mes Kosovës dhe Republikës Srpska.

08:24
Berat, të rinjtë “përleshen” për kryqin e ujit të bekuar (VIDEO)

Qyteti i ujit të bekuar, me traditën më të lashtë dhe të pandërprerë prej më shumë se 2.400 vitesh, ka mbledhur paraditen e së dielës qindra banorë të Beratit dhe rrethinave, për të parë nga afër hedhjen e kryqit në shtratin e lumit Osum.

08:19
Prirjet e tregut lënë pas manifakturën amerikane. Rrezikohen mijëra vende pune

Presidenti amerikan Donald Trump ka sfiduar vendimin e gjigandit të automobilëve GM për të mbyllur pesë fabrika në Shtetet e Bashkuara vetëm pak javë para festave të fundvitit.

08:01
San Francisko përpiqet të pengojë vetëvrasjet te “Ura e Artë”

Ura “Golden Gate” në San Francisko është një ndër pikat turistike më të njohura të qytetit. Disa madje e kanë quajtur një ndër “Shtatë Mrekullitë e Botës Moderne”. Por për disa ajo është porta e fundit drejt vdekjes.

E diel, 06 Janar 2019
23:07
Tensionet Ukrainë-Rusi, një tjetër anije e SHBA stacionohet në Detin e Zi

Një anije tjetër nga Flota e SHBA, “USS Fort McHenry” ka hyrë këtë fundjavë në Detin e Zi, aty ku tensionet shpërthyen pasi tre anije të Ukrainës u goditën nga marina ruse me pretendimin se kishin shkelur ujërat territoriale ruse në fund të nëntorit dhe ekuipazhi i tyre u arrestua.

21:52
Qeveria franceze, plan për kanalin e La Manshit

Qeveria e Francës ka përgatitur një plan veprimi për reduktimin e emigracionit të paligjshëm përmes Kanalit të La Manshit drejt Britanisë së Madhe. Së pari Franca do të forcojë kontrollet në porte dhe zonat bregdetare.

21:29
Gjermania, masa të reja për dëbimin e emigrantëve

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer (CSU), azilkërkuesit duhet të dëbohen menjëherë, në rast se ata shkelin ligjin në Gjermani.

21:13
Kriza e mbeturinave; Në Romë shumë shkolla rrezikojnë që të mbyllen

Roma po përballet me një krizë plehrash që mund të bëjë që shumë shkolla të mbeten të mbyllura edhe pas përfundimit të pushimeve të fundvitit, të hënën.

21:09
Sociedad turpëron në shtëpi Real Madridin, e mposht 0-2

Viti 2019 nuk mund të niste më keq për Realin e Madridit. Pas barazimit 2-2 në fushën e Villarealit pak ditë më parë në sfidën e prapambetur, “Los Blancos” regjistruan një tjetër rezultat edhe më negative, duke u mposhtur 0-2 në “Santiago Bernabeu” nga Real Sociedadi, në një përballje të nisur shumë keq, pasi që në minutën e dytë Casemiro shkaktoi një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga William Jose.

21:06
TopAwards/ 2019-ta nis pa surpriza dhe thuajse pa asnjë ndryshim

Ky fillim viti shënon javën e 160-të të klasifikimit të “The Top List”, e cila thuajse nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Viti 2019-të ka ardhur pa surpriza, duke treguar qartë se artisët po shijojnë momente qetësie, pas punës së madhe gjatë festave.

20:35
Aksident me pasojë një të vdekur në Berat

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 45 vjeçari mbrëmjen e sotme, ndërkohë që policia shoqëroi në organin blu drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

20:26
Vitrina e Librit/ “Tutori”: Romani, një rrëfim i fortë mbi individin

Një rrëfim i fortë mbi individin dhe dëshirën e përhershme për ta gjetur zgjidhjen tek dashuria. “Tutori”, romani i tretë i Mimoza Ahmetit vjen me qëllimin për të promovuar letërsinë e mirë shqipe.

20:25
Vitrina e Librit/ “1984” nga George Orwell

“Ajo punë ndodhte gjithmonë natën; nuk kishte grimë dyshimi që arrestimet kryheshin natën. Zgjimi i papritur dhe i dhunshëm nga gjumi, dora e ashpër që të tundte te supi, dritat që të verbonin sytë, rrethi i fytyrave të vrenjtura përqark shtratit. Në shumicën dërrmuese të rasteve nuk bëhej gjyq, nuk kishte njoftime arrestimesh. Njerëzit zhdukeshin gjithnjë gjatë natës…”

20:24
Vitrina e Librit/ Kafka nuk ishte pesimist

Franci kishte fjetur deri në mesnatë. Dora qëndronte në anë të shtratit, vështronte trupin e tij të dobësuar dhe përgjonte i përqendruar çdo ndryshim të frymëmarrjes së tij.

20:23
Vitrina e Librit/ “Baroni maltez… dhe unë, Lusiani” nga Francis Ebejer

Në këtë roman, autori përshkruan një pjesë të historisë së Maltës koloniale deri në pavarësi. E kolonizuar politikisht nga britanikët dhe kulturalisht nga italianët, sfida e Ebejerit ishte që të gjente një zë të veçantë.

20:21
Vitrina e Librit/ “Kërkohet një vrasës” nga Liridon Mulaj

Një novelë e ndërtuar në stilin e rrëfimit dhe frymëzuar në një histori të vërtetë.

20:17
Bolton në Izrael: Tërheqje me kushte nga Siria

Shtetet e Bashkuara ka thënë se vendimi i saj për t’i tërhequr trupat nga Siria ka patur si kusht ofrimin e sigurisë për kurdët në Siri nga ana e Turqisë.

19:41
Qeveria e vjetër dhe e re në Elbasan; Rama mbledh për 9 orë ministrat

Prioritetet për vitin e ri 2019 janë në fokusin e qeverisë “Rama”, të mbledhur këtë të diel në qytetin e Elbasanit për një mbledhje informale, e cila ka zgjatur për afro 9 orë.