Tërmeti shkatërrues në Venezuelë/ Shkon në 235 numri i të vdekurve, qytete të rrafshuara, njerëz të bllokuar në rrënoja dhe frikë për mijëra viktima
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale teksa dallohen studentët duke gozhduar dyert e disa fakulteteve në Tiranë.
“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët”, shkruan Rama.
Mëngjesin e së hënës studentët në Tiranë i janë rikthyer protestës, duke u grumbulluar para kryeministrisë, prej orës 10:00.
Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh #MeStudentët
— Edi Rama (@ediramaal) January 7, 2019
Top Channel