Gillian Anderson rrëfen jetën, seksualitetin dhe rolet e saj: Personi që e konsideroj partnerin tim të jetës është mashkull, por do të ndihesha njësoj nëse do të ishte grua
Presidenti Bankës Botërore Jim Yong Kim njoftoi papritur dorëheqjen të hënën, pasi udhëhoqi grupin huadhënës për 6 vjet. Kim është me profesion mjek dhe antropolog.
Më parë ai ka drejtuar disa projekte për luftën kundër SIDA-s në disa nga vendet më të varfra të botës. Ai është drejtori i parë i Bankës, i cili kishte eksperiencë të drejtpërdrejtë nga fronti i parë i luftës kundër varfërisë dhe që nuk kishte formim në fushën e politikës, apo të financave.
Si Drejtor i Bankës Botërore, ai u përpoq që institucioni që ai drejtonte të bënte më tepër për eliminimin e varfërisë ekstreme. Në letrën e tij të dorëheqjes, zoti Kim thotë se ai është përpjekur për gjetjen e mënyrave novatore për financimin e luftës kundër epidemive dhe për të ndihmuar njerëzit e zhvendosur nga ndryshimet klimatike.
Ai thotë gjithashtu se kishte bashkëpunuar me Kombet e Bashkuara dhe disa kompani kryesore teknologjike për zbulimin dhe parandalimin e urisë. Drejtoresha e Bankës Botërore Kristalina Georgieva do të jetë Presidentja e Përkohshme e Bankës. Ajo është bullgare dhe ka eksperiencë në fushën e financave dhe të zhvillimit.
Top Channel