Ndryshe nga sa ka ndodhur në Tiranë, apo Korçë, ku studentët kanë bojkotuar të gjithë mësimin, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Elbasan.

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan sot ka rinisur mësimi.

Raportohet se pjesa më e madhe e studentëve u janë kthyer auditorëve, por ka pasur edhe një grup më të vogël studentësh, të cilët kanë bojkotuar auditorët.

E njëjta situatë ka qenë edhe në Shkodër, ku shumica e studentëve i është rikthyer normalisht mësimit, ndërsa më të paktë ishin ata që e bojkotuan.

Ndërkohë që në Korçë, studentët e Universitetit “Fan Noli”, e kanë bojkotuar të gjithë mësimin.

Top Channel