E shtunë, 31 Gusht 2019
09:37
I dënuar në Itali për përdhunim, arrestohet në Tiranë

Një shtetas është arrestuar në Tiranë për shkak se rezulton i dënuar në Itali për përdhunim.

09:25
Pezullimi i Parlamentit, 30 protesta do organizohen në Britani

Janë të paktën 30 protesta të parashikuara për t’u organizuar gjatë fundjavës në të gjithë Britaninë, për të kundërshtuar kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e Parlamentit dhe largimin e nga BE pa marrëveshje.

08:25
Negociatat, ministrat e BE-së më të gatshëm për të filluar procesin

Në takimin jo formal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së ka patur një gatishmëri më të mëdhe për filluar procesin e bisedmeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas takimit të zhvilluar në Helsinki, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto deklaroi se kolegët e tij shpresojnë se përfundimisht do të ecet drejt negociatave.

08:06
Dëmtohet rëndë Chiellini, do qëndrojë gjatë jashtë fushës

Sot në mbrëmje vëmendja e gjithë futbolldashësve do të jetë në Torino ku do të përballen dy nga skuadrat që kanë rivalizuar më së shumti vitet e fundit, Juventusi e Napoli, por bardhezinjtë janë goditur nga një lajm i keq këtë pasdite.

07:29
Gjermania vetëm një debutues për eleminatoret “Euro 2020”.

Përfaqësuesja gjermane e futbollit do të ketë vetëm një debutues për impenjimet e muajit Shtator për eliminatoret Euro 2020.

07:24
Oliver Kahn zgjidhet president i Bayern, legjenda e bavarezëve merr drejtimin në 2022

Këshilli mbikëqyrës i Bajernit të Mynihut aprovoi kandidaturën e Oliver Kahn si presidentin e ri të kampionëve të futbollit gjerman.

07:18
River Plate- Boca Juniors/ Klasikja argjentinase duel në ‘Libertadores’

River Plejt u kualifikua në gjymëfinalet e kupës Libertadores duke formalizuar një betejë që tifozët e prisnin me kërshëri, derbin argjentinas ndaj rivalëve të përjetshëm të Boka Zhuniors.

07:02
Ushtria e Hapësirës/ Trump: Do të krijohet shumë shpejt

Ishte një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigand për trampistët. Donald Trump, nga kopështi i trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, premtoi se do të krijojë një ushtri me luftëtarë hapsinorë.

06:41
Në Florida jepet alarmi, po vjen uragani “Dorian”

Uragani “Dorian” e ka rritur forc­ën e tij duke shkuar n­ë shkall­ën 4 t­ë forc­ësis­ë me er­ëra maksimale q­ë arrijn­ë shpejt­ësin­ë 178 km/or­ë.

05:37
Ekspertët japin alarmin/ Mesdheu po ngrohet me shpejtësi, ka pasoja të rënda

Mesdheu po bëhet gjithmonë e më i ngrohtë dhe pasojat mbi ekosistemin janë të mëdha. Valët e të nxehtit po prekin dhe thellësinë, paralajmerojnë ekspertët, që i shohin me shqetësim pasojat e këtij fenomeni sidomos mbi koralet.

04:33
Humbi luftën me kancerin, ndërron jetë aktorja amerikane

Aktorja e njohur amerikane Valerie Harper ka nd­ërruar jet­ë sot, pas nj­ë beteje t­ë gjat­ë me kancerin.

03:29
Gjermani: Pse populistët e djathtë janë kaq të fuqishëm në Lindje?

Në tre lande gjermane votohet në vjeshtë. Populistët e djathtë kanë shanse madje të bëhen madje partia më e fuqishme. Pse ndodh kjo?

02:20
Sistemi politik britanik në prag të një beteje vendimtare për të ardhmen e institucioneve

Politikanët e Britanisë janë përgatitur për atë që po quhet beteja më e ashpër në parlament – një përplasje që mund t’i ndryshojë formën demokracisë së Britanisë për dekada me radhe, në procesin e përcaktimit nëse Dhoma e Komuneve apo qeveria ka epërsi në sistemin politik.

01:40
Mbyllet afati/ Ja kush janë 4 koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet në Kosovë

­Ësht­ë mbyllur afati p­ër koalicionet parazgjedhore p­ër zgjedhjet e parakohshme n­ë Kosov­ë.

00:53
Greqia në alarm për refugjatët/ Mbërrijnë nga brigjet turke, Athina, notë proteste Ankarasë

Pamje t­ë ngjashme me ato t­ë kriz­ës migratore t­ë vitit 2015 kan­ë regjistruar kamerat n­ë ishullin Lesvos t­ë Greqis­ë 24 or­ët e fundit. T­ë pakt­ën 13 barka me mbi 550 refugjat­ë prej t­ë cil­ëve thuajse gjysma jan­ë f­ëmij­ë,kan­ë mb­ërritur n­ë ishull prej brigjeve turke.

00:00
Kosovë/ Dy partitë serbe futen së bashku në zgjedhje, ja kush është kandidati

Sot ­ësht­ë afati i fundit p­ër kualicionet parazgjedhore p­ër zgjedhjet e parakohshme n­ë Kosov­ë.

E premte, 30 Gusht 2019
23:30
Foto/ Bebe Rexha provokon duke festuar 30 vjetorin

K­ëngëtarja shqiptare me fam­ë bot­ërore, Bebe Rexha ka festuar 30 vjetorin e lindjes.

22:46
Zyrtare/ Matthew Palmer, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

22:27
Zyrtare/ S’ka koalicion mes LDK dhe VV

Burime për Top Channel tek Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se çështja e koalicionit me LDK-në është e mbyllur, në veçanti pas refuzimit të ofertës së fundit për postin e kryeministrit nga kandidati Kurti.

22:12
Korçë/ Sulmohet me armë një banesë, shpëton “objektivi” (video)

Në Korçë disa të shtëna me armë kanë krijuar panik. Raportohet se të shtënat kanë ndodhur në lagjen 3 të qytetit në vendin e quajtur ish depoja e ujit.

22:09
Çifti “ngel peng” në SHBA, u lind fëmija 3 muaj para kohe

Dy turistë britanikë duhet të paguajnë së paku 332 mijë euro për shkak se fëmija u lindi tre muaj para kohe, gjatë pushimeve të tyre në Shtetet e Bashkuara.

22:05
Lë punën në media, paguhet tri herë më shumë në Instagram

Një 23-vjeçare nga Majemi i SHBA-ve ka punuar si gazetare, pasi ishte diplomuar në atë fushë, por vendosi ta lërë atë punë dhe nuk është penduar, pasi vetëm duke postuar foto në Instagram ajo i ka të ardhurat tri herë më të larta.

21:42
Funerali i krishterë mbahet brenda në xhami

Pavarësisht lajmeve të shumta për mungesën e barazisë fetare, nga Indonezia vijnë edhe lajme të bukura e me harmoni.

21:33
Fotot/ Tatuazhe apo…

Duken si reale, por në fakt janë thjesht tatuazhe.

21:12
Atentati në Vlorë/ I plagosuri, ish-mësuesi i denoncuar më parë nga “Fiks Fare”

Mbrëmjen e sotme, një 36-vjeçar u qëllua me armë zjarri teksa gjendej në ballkonin e banesës së tij.

20:52
Zgjimi me Orin dhe Islin. Nga e hëna në Top Channel rikthehet “Wake Up”

Sezoni i ri në ekranin e Top Channel hap siparin me emisionin më të pëlqyer të mëngjesit, Wake up. Nga 2 shtatori, Ori dhe Isli do t’iu zgjojnë në orën 7 për t’iu shoqëruar 3 orë teksa ju bëheni gati për në punë, apo në shkollë dhe pa u shkëputur prej tyre rrugës për të shkuar aty ku doni, pasi mund të vazhdoni ta dëgjoni emisionin në Top Albania Radio.

20:29
Vlorë, qëllohet me armë në ballkonin e shtëpisë 36-vjeçari

Një orë më parë, një 36-vjeçar është dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

20:01
Procedohet 50-vjeçarja; po digjte mbeturinat, i vuri zjarrin 5 dynymëve tokë

Policia e Pogradecit filloi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një shtetase 50-vjeçare, banore në fshatin Grabovicë.

19:57
“Open door” mes më të mirëve, filmi shqiptar në festivalin e Sarajevës

Filmi “Open Door” apo “Dera e Hapur” e mbylli rrugëtimin e tij në Festivalin e Filmit të 25-të në Sarajevë, kryesisht me kritika pozitive.

19:51
Udhëheqësit botërorë që parapëlqejnë limuzinat

Udhëheqësit botërorë, siç u takon, udhëtojnë me makina luksi. Ndërkohë që disa përdorin makina të blinduara SUV, ose vetura (sedan), të tjerë parapëlqejnë limuzinat me trup të gjatë, shëmbëlltyra të luksit.

19:47
Apeli administrativ: KED shkeli ligjin për Zhaklina Peto

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka lejuar shkelje të rënda të procedurës në nxjerrjen e akteve dhe dy vendimeve në mbledhjen e datës 2 korrik, të tilla që duhet të shfuqizohen, pasi kanë dalë në kundërshtim të hapur dhe flagrant me legjislacionin në fuqi.

19:41
Vrasja me makinë të vjedhur/ Autorët që vranë Santjago Malkon vodhën dhe targat

Me makinë të vjedhur dhe targa të vjedhura. Formula e ekzekutimit të Santjago Malko përforcon dyshimet se grupet kriminale kur kryejnë krime për larje hesapesh dhe për hakmarrje përdorin mënyra nga më të sofistikuarat për të humbur gjurmët.

19:39
Alarm në Greqi për refugjatët, 13 barka me 550 vetë zbarkojnë në ishull

Pamje të ngjashme me ato të krizës migratore të vitit 2015 kanë regjistruar kamerat në ishullin Lesvos të Greqisë, 24 orët e fundit.

19:37
Brenda autobusëve të Tiranës, qytetarët ankohen për shërbimin

Pak ditë më parë, krimi ekonomik goditi falsifikimin e biletave të disa linjave urbane në kryeqytetet. 8 persona janë arrestuar, ndërsa dëmi qe i është shkaktuar shtetit, llogaritet në miliona lekë.

19:32
Kosovë/ Tre koalicione të deklaruara për zgjedhjet e 6 tetorit

Tri koalicionet parazgjedhore janë deklaruar deri tani në Komisionin Qendror Zgjedhor.

19:17
Shaqiri ‘braktis’ Zvicrën për Liverpoolin, tifozët e ironizojnë

Xherdan Shaqiri vendosi të refuzojë ftesën e Përfaqësueses së Zvicrës për ndeshjet eliminatore të Euro 2020-ës përballë Gjibraltarit dhe Irlandës, duke bërë që në vendin helvet të shpërthejnë polemikat në lidhje me këtë rast.

18:58
Sonte sytë nga qielli, shfaqet Hëna e Zezë

Një shfaqje e rrallë astronomike do të shfaqet sonte në qiell, një hëne e re e zezë.

18:58
Kosova publikon listën për eliminatoret, mungesa me peshë dhe rikthime

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka shpallur listën me emrat e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e radhës kualifikuese të Euro 2020, ndaj Republikës Çeke ndeshje që do të zhvillohet na datën 7 shtator në orën 15:00 në Prishtinë dhe sfidën e vështirë ndaj Anglisë në 10 shtator në stadiumin St Mary të Southamptonit.

18:30
LDK refuzon Albin Kurtin/ “Koalicion vetëm me Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre”

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë vazhduar diskutimet në distancë edhe në orët e fundit para afatit të regjistrimeve të koalicioneve, por pa arritur asnjë marrëveshje.

18:21
Aksident në aksin Ersekë-Korçë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Ersekë-Korçë, ku janë përplasur mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin H.M., me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G.M.

18:16
Cili ishte roli i Mbretëreshës në pezullimin e parlamentit!

Se çfarë ka menduar Mbretëresha Elisabetë për kërkesën e kryeministrit që të pezullojë parlamentin, me gjasa nuk do të mësohet asnjëherë, por, disa gjëra, mund të thuhen me siguri.

18:00
Korçë/ Po kalonin rrugën, furgoni përplas 2 këmbësore

Dy vajza janë përplasur nga një automjet në Korçë, teksa po kalonin nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

17:56
E vërteta mbi cigaret elektronike dhe pajisjet e tjera alternative

Ndërsa ngjarja që një sëmundje misterioze e mushkërive që ka prekur disa persona në SHBA dhe që i ka marrë jetën njërit prej tyre, ende po hetohet nga autoritetet, çfarë dihet deri tani është se ndër të tjera, të prekurit janë përdorues të ‘cigareve elektrike’ apo ‘elektronike’.

17:51
Zgjidhen velinat e “Fiks Fare”, kush janë 2 vajzat e reja të emisionit investigativ?

Pas çeljes së audicioneve dhe marrjes pjesë të disa konkurrenteve është bërë e mundur përzgjedhja e dy velinave të emisionit investigative, “Fiks Fare”.

17:45
“E frikshme”, njihuni me sozinë e Selena Gomez (FOTO – VIDEO)

Ngjashmëria e saj e “frikshme” me këngëtaren e njohur Selena Gomez, i ka dhuruar Lynda Merdji më shumë se 61 mijë ndjekës në Instagram.

17:41
Slloveni/ Një statujë 8 metra e lartë dedikuar Trump

Një statujë tetë metra e lartë e Donald Trump, me modelin e pangatërrueshëm të flokëve, me kostum blu, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, është ngritur në një fshat idilik në një qoshe të përgjumur të Sllovenisë Veriore.

17:39
Polonia me sytë nga Perëndimi, shpreson në forcimin e krahut lindor të NATO-s

Polonia po shpreson në forcimin e krahut lindor të NATO-s. Pavarësisht zhgënjimit që në në ceremoninë e përkujtimit të 80-vjetorit të Luftës së Dytë Botërore, në vend të Donald Trumpit do të marrë pjesë Mike Pence, Varshava vazhdon ta tregojë se mbetet me sytë nga perëndimi.

17:25
Ndërtesat- pasqyrë, disa nga çmenduritë më të famshme të arkitekturës botërore

A është e mundur të integrohet arkitektura me ambientin në mënyrë të tillë që të krijohet një territor sa më harmonik duke pasur në të njëjtën kohë edhe banesa të rehatshme?

17:14
Shorti i Europa League/ Çelja më 19 shtator, finalja në maj

Kompeticioni më i vogël kontinental për klube mori jetë me shortin e kësaj të premteje në Monte Carlo, në të njëjtin vend ku një ditë më parë Champions kishte formatuar grupet.

17:12
Rama inspektim në Floq: Objektiv që dimri të mos gjejë asnjë familje në tenda!

Kryeministri Edi Rama ishte në Floq të Korçës për një inspektim, aty ku një numër i madh banesash u shkatërruan dhe disa të tjera u dëmtuan nga tërmeti i 1 qershorit.

17:06
Uragani “Dorian”, Trump anulon vizitën në Poloni

Uragani Dorian pritet të forcohet në shkallën e stuhive “jashtëzakonisht të rrezikshme” ndërsa i afrohet tokës amerikane paralajmëron Qendra Kombëtare për Stuhitë.

16:55
Piu dhe nxori sekrete shtetërore, jep dorëheqjen asistentja spiune e Trump-it

Madeleine Westerhout, asistentja personale e presidentit amerikan, Donald Trump është detyruar të japë dorëheqjen e menjëhershme nga pozicioni i saj në Shtëpinë e Bardhë, pas nxjerjes së disa informacioneve të ndjeshme për familjen e tij.

16:48
Johnson: Bisedimet për Brexit-in do të intensifikohen

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se dëshiron të “shpejtojë” bisedimet me Bashkimin Evropian, për të arritur një marrëveshje të re të Brexit-it, para afatit të daljes së vendit nga BE-ja, më 31 tetor.

16:33
Elbasan/ Përplasen dy makina, plagosen dy izraelitë

Një aksident rrugor ka ndodhur në Elbasan ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, por është përfshirë edhe një motoçikletë.

16:30
Deklarata e 5 ambasadorëve: Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, mundësi vendimtare për qytetarët

Përmes një deklarate, ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara tërhoqën vëmendjen përsa i përket çështjes së zgjedheve të ardhshme në Kosovë.

16:24
Kujdesi për lëkurën para dhe pas pushimeve

Temperaturat e larta gjatë sezonit të verës riskojnë shëndetin e lëkurës. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm ndaj rrezeve të forta të diellit, fytyra juaj nuk do të jetë më e butë dhe do i afroheni më shpejt plakjes.

16:21
Vjedhja me biletat, jepen masat e sigurisë për 8 të arrestuarit

Gjyqtari i kryeqytetit Altin Abdiu liroi gjashtë nga tetë të arrestuarit mbi hetimin e biletave false në Tiranë që dyshohet se nga shmangia e detyrimeve tatimore i kanë shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

16:05
Hahn: Kosova të heqë taksën. Prioritet i jepet dialogut me Serbinë

Në Helsinki zhvillohet sot takimi i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

15:49
“Lufta” për kryeministrin, Kurti i propozon marrëveshje Mustafës: Të zgjidhet kush fiton më shumë vota

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë shprehur publikisht synimin për të bërë koalicion së bashku për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, por ajo që i ndan është posti i kryeministrit. As LDK dhe as VV nuk pranojnë të tërhiqen nga marrja e kreut të ekzekutivit në rast se fitojnë zgjedhjet, por Albin Kurti i ka propozuar së fundmi një marrëveshje Isa Mustafës për të kaluar ngërçin.

15:45
Trajneri i U21 tregon objektivat për ekipin: Na duhet Austria, jo Franca

Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje në shator, nga këto njëra është miqësore me Francën një më 5 shtator dhe tjetra me Austrinë, si ndeshje zyrtare më 9 shtator, në stadiumin “Niko Dovana”, të qytetit të Durrësit.

15:33
Bolivi/ 1.2 milionë hektarë pyje në flakë, presidenti shuan vetë zjarret

Zjarret kanë shkatërruar 1.2 milionë hektarë pyje dhe tokë në Bolivi, këtë vit dhe zjarrfikësit janë të angazhuar në një luftë të ethshme me flakët.

15:30
Vetting-u me dy standarde, raporti: Për një vendim, 16 deri 20 muaj

Në një kohë kur Reforma në Drejtësi është jetësuar fjala vetting është artikuluar masivisht nga qytetarët, politika dhe ndërkombëtarët. Deri në fundin e muajit gusht 2019 kanë kaluar procesin e rivlerësimit rreth 189 subjekte, nga të cilat 69 janë vendime shkarkimi dhe 38 janë dorëheqje. Statistikisht ky është një rezultat i lartë dhe tregues i thellësisë dhe ashpërsisë së procesit të rivlerësimit. Megjithatë ky proces mbart dritëhije , sidomos në standardet e ndjekura.

15:27
Rindërtohet ‘Servete Maci’, Veliaj: Në 2011 shkolla u vendos të mbyllej

Pas shkollës “Kosova”, e cila u ndërtua e nga e para dhe me standarde të larta. Një tjetër shkollë të cilën kryetari i bashkisë e vlerëson shumë të mirë, i shtohet kryeqytetit. Shkolla “Servete Maci” është rindërtuar nga e para.

15:18
Theu këmbën në alpe, polaku: I jam mirënjohës banorëve, më ndihmuan

Wojtek Markiewivcz është një i ri nga Polonia që mbrëmjen e së enjtes kaloi disa nga momentet më të vështira të jetës së tij. Teksa po eksploronte bukuritë natyrore të Thethit, vendosi të vijonte me tej në majën e Harapit, por aty pësoi një aksident duke u rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme.

15:08
Bumi i ndërtimit/ Kryebashkiakët dyfishuan lejet, në gjashtë muaj 335 mln euro investime

Bumi i ndërtimeve të reja do të vazhdojë me intensitet të lartë edhe gjatë viteve të ardhshme, të paktën referuar lejeve të ndërtimit, që kanë dhënë institucionet përgjegjëse. Instititi i statistikave raportoi se vlera e lejeve të ndërtimit që janë miratuar nga bashkitë në gjysmën e parë të vitit u rrit me dy herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

15:05
Zjarr në ishullin e Sazanit

Këtë të premte është konstatuar një vatër zjarri në ishullin e Sazanit.

14:43
Europa League/ Hidhet shorti, grupe të kalueshme për skuadrat favorite

Në Grimaldi Forum të Montecarlos u hodh mesditën e sotme shorti i fazës së grupeve të edicionit 2019-2020 të Europa League. Grupe deri diku të balancuara për numrin më të madh të skuadrave ndërkohë që nuk pritet të hasin vështirësi për t’u kualifikuar në raundin tjetër klubet favorite për suksesin final si Arsenali, Manchester United, Roma, Lazio e Sevilla.

14:19
Trump anulon vizitën në Poloni, për shkak të stuhisë “Dorian”

Presidenti amerikan, Donald Trump, anuloi udhëtimin e tij në Poloni, pasi siç tha, duhet të qëndronte në vend, për shkak të stuhisë Dorian, që po kërcënon shtetin e Floridas.

14:06
Protestat për HEC-in në Skrapar, pezullohen punimet

Pas ankesës së banorëve të fshatit Backë në Skrapar kundër ndërtimit të HEC-it, pezullohen punimet nga institucionet përgjegjëse. Pas protestës së banorëve të fshatit Backë në Potom të Skraparit, kundër ndërtimit të një HEC-it që sipas tyre rrezikonte të linte pa ujë të gjithë fshatin, kanë reaguar institucionet përgjegjëse shtetërore, të cilët kanë bllokuar edhe vijueshmërinë e punimeve.

13:54
Meta: Të mos lejojmë kurrë asnjë sistem totalitar të instalohet në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” vëllezërit Bujar, Ylber, Halit dhe Seit Petrela, si dhe Shqipjon Topullit (pas vdekjes).

13:42
Qipro/ 34-vjeçarja vdes në një ceremoni satanike

Një grua 34-vjeçare letoneze u gjet e vdekur në Larnaka të Qipros, e cila mori pjesë në një ceremoni satanike. Siç tha zëdhënësi i Departamentit të Policisë Larnaca, Charalambos Zachariou,:- “Policia po vazhdon të hetojë rastin dhe po bëhen përpjekje për të identifikuar rreth 20 persona që morën pjesë në një ‘ceremoni të pastrimit të shpirtit’, të zhvilluar në një kompleks apartamentesh”.

13:36
Më 2 shtator Kuvendi nis punimet

Kuvendi pritet që të rinisë punimet më 2 shtator 2019. Urdhri është dhënë nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka kërkuar që të hënën e parë të shtatorit, më në orën 18.00, të fillojë seanca e parë plenare.

13:26
Lleshaj, deklaratë nga Pusteci: Pika kufitare të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij maqedonas. Në një deklaratë për mediet, Lleshaj tha se palët kanë diskutuar për menaxhimin e kufirit të përbashkët.

13:15
Përfundojnë korsitë e biçikletave në Rrugën e “Kavajës”

Tirana çdo ditë e më shumë po bëhet një qytet ku mund ta gjejë veten gjithkush. Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një rëndësi të veçantë politikave ambientaliste, që nxisin përdorimin e mjeteve që nuk ndotin ajrin, siç është edhe përdorimi i biçikletave. Kësaj here ndërmarrjet bashkiake kanë përfunduar një tjetër korsi të dedikuar vetëm për dy rrotakët.

13:12
Kat shtesë në ‘Sky Tower’, PD: Veliaj të bëjë transparencë për lejen

Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet Orjola Pampurit për disa ndërtime në kryeqytet. Pampuri publikoi fotot e katit shtesë që po ngrihet në kullën ‘Sky Tower’ dhe kërkoi nga kryebashkiaku Erion Veliaj që të bëjë transparencë.

13:02
Luftëtari gjen fajtorët, ekipi gjirokastrit në situatë të vështirë

Luftëtari është një ndër skuadrat që ka bërë jo pak zhurmë në këtë prag sezoni të Superligës dhe kjo më tepër për problemet që ka patur, me organizimin, organikën dhe trajnerët e ndryshuar dy ditë përpara fillimit të kampionatit. Në një intervistë për Top Channel, presidenti i ri i Luftëtarit Bekim Halili, flet për këtë situatë jo normale të fillim sezonit duke akuzuar të parin trajnerin e larguar Klevis Dalipi.

12:50
Champions/ Kupa vlen 100 milionë euro, ndahet më 30 maj në Stamboll

Liga e Kampioneve është turneu që gjeneron më shumë të ardhura për qeverinë e futbollit europian, dhe është edicioni më i shikuar në mbarë globin, pak rëndësi se tifozi i kujt ekipi je. Xhiroja e sponsorëve, të drejtave televizive dhe ‘market pool’ reflektohen ndjeshëm dhe në bonuset që jepen për ekipet pjesëmarrëse, diçka që fuqizon financat edhe për ato emra që janë të shëndetshëm në aspektin ekonomik.

12:39
Vjedhja me biletat, Prokuroria kërkon arrest me burg për 7 nga 8 të arrestuarit

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtatë nga tetë personat e arrestuar për falsifikimin e biletave të urbanëve në Tiranë.

12:37
Koalicionet zgjedhore në Kosovë /Partitë nën ethet e bisedimeve para fushatës

Sot është data e fundit për nënshkrimin e koalicioneve nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë.

12:29
Polakët “pushtojnë” Durrësin/Fluksi do vijojë edhe gjatë shtatorit  

Me fundin e gushtit nuk po ikën vapa por as turistët. Fluksi  i turistëve pritet të vazhdojë edhe gjatë shtatorit. Gazetarja e Top Channel në Durrës, Vali Qyrfyçi tha se polakët kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë sezonit dhe ata vazhdojnë të vijnë në Durrës edhe pse sezoni veror është drejt fundit.

12:28
“Gra drejtuese në Shkodër”, Vokshi: Do jenë fasada e vjedhjeve të Ramës

Demokratja Albana Vokshi e konsideron përdorim të grave vendimin e kryeministrit Edi Rama për të emëruar vetëm gra në postet drejtuese në Shkodër. Pasi liston disa akuza të forta ndaj Ramës, Vokshi sulmon edhe ish-kolegen e saj në Parlament, Elisa Spiropalin.

12:16
Dorëheqjet e drejtorëve të Shkodrës/Ikin burrat, vijnë gratë

Pas udhëzimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtoreve të Shkodrës dhe zëvendësimin e tyre me drejtuese gra, kane ardhur edhe dorëheqjet e para. Deri mw tani janë disa drejtorë që kanë paraqitur dorëheqjet e tyre, duke i hapur rrugë, kandidaturave të reja.

12:06
Maqedonia “viktimë” e Shqipërisë? Dimitrov: Një më mirë se zero, na vlerësoni veçmas

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov kërkon që vendi i tij të trajtohet dhe të vlerësohet i ndarë nga Shqipëria sa i përket hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

11:57
Iphonet ‘sulmohen’ nga viruset. Google: Pasi hakeroheshin, sekretet e përdoruesve ekspozoheshin

Një operacion i paprecedentë i hakerimit të iPhonëve, që ka patur në shënjestër mijëra përdorues në javë, deri sa u zbulua në janar, është bërë publik nga kërkuesit në ekipin e sigurisë së jashtme të Google.

11:50
Shkencëtaret zbulojnë se si lindin homoseksualët

Homoseksualiteti lind nga një kombinim faktorësh gjenetikë dhe ambientalë. Ky është përfundimi i një studimi të shumëdebatuar, i kryer mbi një milionë e gjysmë persona nga një ekip ndërkombëtar kërkuesish.

11:45
Aksident i rëndë në Maliq-Pogradec, tre persona të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti. Mjetet me të cilat udhëtonin të plagosurit janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Maliq-Pogradec, në fshatin Pirg.

11:43
Blerta Hoti, politikania shqiptare që ka në dorë të ardhmen e BE-së

Blerta Hoti, e cila dikur ishte vetëm një emigrante në Suedi, sot është pjesë e kuadrit të këshilltarëve në një nga komunat më të mëdha në Suedi. Mediet suedeze kanë bërë një lajm rreth shqiptares, duke thënë se ardhmja e BE-së, varet nga Blerta Hoti.  Ekspertja e politikës është caktuar nga partia e saj, që të flasë për pesë skenarët e së ardhmes së BE-së pas Brexit të Mbretërisë së Bashkuar.

11:23
Euro 2010/ Maqedonia e Veriut me 5 shqiptarë në dy sfidat e radhës

5 futbollistë me origjinë shqiptare janë në listën e trajnerit të Maqedonisë së Veriut Igor Angelovski. Ata do të luajnë për dy sfidat e radhës kualifikuese për Euro 2020 që do të zhvillohen në muajin shtator ndaj Izraelit dhe Letonisë.

11:18
Superliga e Kosovës/Java e 2-të nis me duelin Dukagjini-Drita

Superliga e Kosovës rikthehet këtë të premte me sfidën hapëse të javës së 3-të. Në Klinë, Dukagjini që në javën e parë mori një barazim me vlera ndërsa në javën e 2-të bëri pushim pasi ndeshja ndaj Prishtinës u shty, pret Dritën e Gjilanit.

11:06
Arrestohet rumuni në Shëngjin, me lugë dhe thika kontrabandë

Një shtetas me banim në Rumani, I.G., 46 vjeç, është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Fushë Milot-Lezhë. Arrestimi i 46 vjeçarit u bë nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë e Lezhës, në kuadër të planit të posaçëm të masave për luftën kundër informalitetit.

11:03
Nuk mblodhi taksat, Bashkia e Peqinit lë 3 muaj pa rroga punonjësit e saj

Rreth 180 punonjës të Bashkisë së Peqinit prej 3 muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre. Mosrealizimi i mbledhjes së detyrimeve e ka çuar Bashkinë e Peqinit në një gjendje të vështirë financiare me të cilën është përballur kryetari i ri, menjëherë pas marrjes së detyrës.

10:59
“Edi Rama është artist i mashtrimit”, Basha video-mesazh kundër kryeministrit

“Shqiptarët janë sot të varfër sepse janë të vjedhur”, kështu e nis reagimin kryeopozitari Lulzim Basha, i cili ka publikuar një video-mesazh kundër kryeministrit Edi Rama.

10:51
Studiuesit e huaj mahniten nga arkeologjia dhe shpellat shqiptare

Mes vizitorëve në qytetin antik të Apolonisë ka edhe turistë që arkeologjinë e kanë profesion. Danilo Blanda është studiues shpellash që vjen prej vitesh në Shqipëri.

10:33
Aktorja e “O sa mirë”, Arta Nitaj do të bëhet deputete: Do zgjidh hallet tuaja

Arta Nitaj, aktore e njohur në Kosovë, ka vendosur që t’i hyjë politikës. Aktorja simpatike i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, e drejtuar nga Kadri Vaseli, dhe synon t’i japë vota të konsiderueshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

10:14
Brad Pitt: “Ad Astra”, filmi më sfidues që kam luajtur deri më sot

Në edicionin e 76 të Festivalit të Filmit në Venecia, ishte dita e yjeve hollivudiane. Protagonistë ishin Brad Pitt dhe Scarlett Johansson, të pritur nga fansa që i prisnin prej orësh, pavarësisht të nxehtit.

10:06
Ambicia e Donald Trump: Do krijojmë ushtri me luftëtarë hapësinorë

Ishte një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigant për trampistët. Donald Trump, nga kopshti i trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, premtoi se do të krijojë një ushtri me luftëtarë hapësinorë. Ai organizoi një ceremoni me rastin e krijimit të komandës hapësinore në kuadër të ushtrisë.

10:00
Ilir Meta: Zgjedhjet e rregullta janë zgjidhje për problemet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Il Giornale”, ku flet për krizën politike në Shqipëri dhe zgjedhjet e 30 qershorit. Ai ka theksuar se vetëm zgjedhjet e rregullta mund t’i japin zgjidhje situatës në vend.

09:52
Cakaj në Helsinki/ Takime me homologët për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Me ftesë të zëvendëspresidentes së Komisionit Europian, Federica Mogherini dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, ministri në detyrë, Gent Cakaj, mori pjesë në një takim jo formal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, formati Gymnich, i cili po mbahet në Helsinki.

09:43
Fotot/ Thyhet memoriali turk në Tiranë

Është thyer memoriali i vendosur në Tiranë në nder të viktimave që kundërshtuan tentativën e grushtit të shtetit në Turqi. Pllaka është dëmtuar në pjesën anësore të saj, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën ku është vendosur memoriali.

09:43
Greqi/Zbardhet dëshmia e vrasësit të shqiptarit: I thashë që s’kishim shkuar për atë

Zbardhet dëshmia e njërit prej të akuzuarve për vrasjen e shqiptarit, që ishte roje sigurie në një kompani në Korydallos të Greqisë. Bëhet fjalë për ngjarjen e 17 qershorit, ky dy persona dhunuan për vdekje 68-vjeçarin shqiptar, që po ruante objektin. Vrasësit kishte shkuar atje për të vjedhë pajisje, pasi nuk ishin paguar për punën e bërë nga pronari i kompanisë.