Blerta Hoti, e cila dikur ishte vetëm një emigrante në Suedi, sot është pjesë e kuadrit të këshilltarëve në një nga komunat më të mëdha në Suedi. Mediet suedeze kanë bërë një lajm rreth shqiptares, duke thënë se ardhmja e BE-së, varet nga Blerta Hoti.  Ekspertja e politikës është caktuar nga partia e saj, që të flasë për pesë skenarët e së ardhmes së BE-së pas Brexit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkaq, nëpërmjet një postimi në Facebook, shqiptarja shprehet mjaft e lumtur për emërimin e saj si këshilltare e një prej komunave më të rëndësishme të Suedisë.

“Udhëheqja e re socialiste e Gotheborg-ut është një ekip i fortë për të cilin mezi pres të jem pjesë e tij”, shkruan Hoti në Facebook.

”Jam jashtëzakonisht e nderuar që jam emëruar si këshilltare. Ky është një mision i rëndësishëm dhe një mision që detyron: Unë, së bashku me partinë time në Gothenburg, do të përfaqësoj më shumë se 70 000 gothenburger që votuan për demokratët socialë. Po ashtu është detyrimi ynë i guximshëm për të luftuar ndarjen duke vendosur mirëqenien në radhë të parë.

Për mua, Gotheborgu i fortë është një Goteborg që qëndron së bashku. Rritja ekonomike duhet të bëhet pjesë shumë e rëndësishme, kushtet duhet të jenë më të mira për zhvillimin e transportit publik.

Një gjë është e qartë: Gotenborgut i duhet përsëri një rregull socialist. Kjo është arsyeja pse unë do të bëj çmos për të siguruar që ne të fitojmë zgjedhjet në vitin 2022.

Udhëheqja e re socialiste e Gotheborgut është një ekip i fortë për të cilin mezi pres të jem pjesë e tij. Unë gjithashtu besoj se në Gotheborg ka nevojë për bashkëpunim të mirë mbi partinë dhe bashkimin dhe mezi pres një dialog konstruktiv dhe marrëdhënie të mira me palët e tjera.

Por, një gjë duhet të jetë e qartë: ne socialdemokratët e vendosim mirëqenien në radhë të parë” , shkruan Hoti.

Top Channel