­Ësht­ë mbyllur afati p­ër koalicionet parazgjedhore p­ër zgjedhjet e parakohshme n­ë Kosov­ë.

N­ë zgjedhje do t­ë jen­ë 4 koalicione parazgjedhore. Ato jan­ë:

1-Koalicioni Vakat, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka;

2- Koalicioni AAK–PSD, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate;

3- Koalicioni NISMA–AKR–PD, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë; dhe

4- Koalicioni Sloboda, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Progresivna Stranka Kosova dhe Nova Partija Kosova.

Edhe pse ishin prej ditësh në bisedime për koalicion L­ëvizja Vet­ëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosov­ës nuk arrit­ën nj­ë marr­ëveshje t­ë p­ërbashk­ët p­ër koalicion. Ato do t­ë hyjn­ë t­ë vetme n­ë zgjedhje.

Edhe PDK do t­ë hyj­ë e vetme n­ë zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha Subjektet Politike (Partitë Politike, Kandidatët e Pavarur, Koalicionet dhe Iniciativat Qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor se afati i aplikimit për certifikim për Subjekte Politike dhe Kandidatët e tyre përfundon më 6 shtator.

Kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe çertifikim, gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri 18:00, ndërsa në ditën e fundit të afatit aplikimet mund të dorëzohen deri në orën 24:00.

Top Channel