Filmi “Open Door” apo “Dera e Hapur” e mbylli rrugëtimin e tij në Festivalin e Filmit të 25-të në Sarajevë, kryesisht me kritika pozitive.

Filmi shqiptar ishte në garën kryesore bashkë me tetë filma të tjerë, dhe megjithëse nuk erdhi me një trofe, regjisori Florenc Papas ndihet i përmbushur që krijimi i tij i parë debutues, me historinë e dy motrave të vëna me shpatulla pas murit nga morali patriarkal i shoqërisë gjejnë zgjidhje rrethanore, me humor dhe praktikë për jetën e tyre.

Historia e filmit na tregon rrugëtimin e dy motrave. Rudina dhe Elma shkojnë tek babai i tyre në fshat, tek e shkuara, fëmijëria e tyre. Motra e vogël kthehet shtatzënë dhe e pamartuar nga Italia. Pas shumë peripecish dhe një mori marrëdhëniesh midis tyre, në një moment në histori ato i lidh e shkuara dhe i bën bashkë derisa ja dalin të shkojnë të babai i tyre në fshat.

Protagonistet,  Luli Bitri dhe Jonida Vokshi si dhe djali i njërës prej tyre, zhvillojnë historinë në të shumtën e kohës brenda një makine, çka e bën filmin më intim dhe ndër të vetmit në Shqipëri të zhanrit “road movie”.

“Derë e hapur” është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë, me producent Eno Milkanin. Ndërsa “Zemra e Sarajevës” këtë vit shkoi për filmin norvegjezo-boshnjak “Take me somewhere nice”.

Top Channel